Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Wednesday, June 2, 2010

Mbeshtetje per nenat e reja

Te dashur miq,

Ju pershendes pa perqafime sot, pasi jemi ne mes te nje gjendjeje gripale dhe nuk dua te infektoj asnjerin prej jush:-)

Sot do te shijojme caj jeshil me feta portokalli brenda, per te shtuar rezistencen ndaj virusit. Zbrisja shkallet ne mengjes heret dhe shoh ca fqinjet tane qe mundoheshin te vinin ne karroce mbesen e tyre te bukur 8 muajshe.

Une nuk u permbajta dot nga pamja e vogelushes dhe pasi pershendeta gjysherit, thashe se mbesa e tyre eshte shume e bukur dhe shembellente me nje princeshe te vogel. Bardhoshe, floke te verdhe kacurrela, sy bojeqielli dhe faqe-tulce.

Gjyshi u vrenjt, e ktheu mbesen me shpine nga une dhe me tha qe do me bente namin nese i "merrja vajzen me sysh". U bera gati ti jepja "nje pergjigje" vluese, sepse temperatura me kishte kaluar mbi ate te vlimit te vajit, por thjesht i buzeqesha dhe ika duke i uruar diten e mire.

Zbrisja dhe ende nuk po e pranoja dot reagimin e tij armiqesor dhe krejt te pavend, thua se une isha ndonje grua qe do zilepsesha nga pamundesia e te pasurit femije. Zbrisja dhe llogjikoja, ne fakt me shume vazhdoja te cuditesha. Cuditesha me menyren e shemtuar e plot egersi te komunikimit te "deshires" qe mbeses se tij te mos i ndodhte asgje e keqe. Nejse.

Po cfare nejse, se ende jam e cuditur nga sjelljet e "njerezve te urte" te cilet duhet te na mesojne ne me te rinjve sesi te sillemi e te komunikojme me njeri-tjetrin.

Besoj qe edhe ju jeni ndodhur ne situata te tilla, qe nuk keni mundur te kuptoni dot reagimet e te tjereve dhe jeni revoltuar. Jeni revoltuar aq shume saqe keto lloj sjelljesh ju kane shtyre dhe ne reagime, ne shperthime me fjale, me veprime apo edhe ne mendime e sharje nen ze apo pa ze fare.

Nje mikesha ime me ka rekomnduar t'i hedh nje sy nje shkrimi ne nje blog te ri dhe une po e postoj ketu kete shkrimin qe edhe ju t'i hidhni nje sy. Shkrimi eshte shkruar nga nje nene e re, e cila sikunder te gjithe ne meriton mbeshtetjen, mirekuptimin, ndihmen dhe dashurine per te cilen nje nene e re ka nevoje jo vetem nga familjaret e saj, por edhe nga shoqeria dhe komuniteti ku jeton.

Shume here eshte zhgenjyese kur nuk gjen nje ambient mireprites per ty dhe per vogelushi/en tende dhe kjo gje patjeter te acaron. mua me ndodhte shpesh qe njerezit nuk ma lehtesonin kalimin e rruges kur shetisja te dy femijet me karroce. Acarohesha dhe flisja neper dhembe, shaja dhe i shihja me inat.

Ne fakt te sharit apo te nemurit/mallkuarit eshte nje nder menyrat me te perhapura te reagimit njerezor ndaj nje faktori ngacmues/acarues te jashtem. Eposi yne i Kreshnikeve eshte plot me "lista te pasura" mallkimesh, sikunder edhe mitologjia Greke apo edhe librat me perralla klasike. Per nje moment te duket sikur ato fjale shkaktojne ate efekt qe ti deshiron me shpirt qe ato te kene.

Vetem se me pas ndihesha shume keq qe isha acaruar dhe i kisha nemur dhe ne ate moment fillonte nje lufte midis ndergjegjes dhe arsyes. Ne fund fitonte deshira per te pasur paqe ne shpirtin tim dhe i falja ata qe me acaronin qofte edhe pa shkak dhe i lutesha Zotit nen ze qe te me falte sepse kisha nemur krijesat e tjera, te dashura per te. Ju garantoj qe jam permiresuar dhe acarimin tim e kam "kornizuar tashme" ne humbjen e buzagazit per ca momente...

Nese mikesha ime me lejon qe ta vendos emrin e saj poshte shkrimit, do t'ua postoj menjehere. Ju ftoj ta lexoni dhe te beni maksimumin tuaj ne cdo situate per te krijuar nje atmosfere sa me te kendshme e mikrpritese per nenat e reja dhe femijet e tyre, pasi ato jane ne nje mision shume te rendesishem, ne ate te rritjes se nje brezi te ri per Shqiperine.

Me dashuri,
Edi Gogu





me cep te syrit…
•May 31, 2010 • 1 Comment

teksa shetisim ne rruget e Bllokut, une dhe familja ime e vockel dhe e qete, teksa perthith zhurmat e muzgut te ketij kryeqyteti syri, ose me mire cepi i syrit me kap nje tabele te cuditshme te vendosur ne hyrje te nje lokali luksoz ne kete lagje ku vertiten ne pak metra katrore te gjithe. “ndalohen karrocat e femijeve”, ndaloj dhe perpiqem te shof me qarte sepse truri im nuk mund te procesoje dicka kaq absurde, mizore dhe idiote ne pak sekonda. duart i kam te vendosura te dorezat e karroces ku foshnja ime flen e qete. “ndalohem karrocat…” eh ne fakt edhe une para dy javesh e kam pire kafen ne kete lokal. pse valle? pse te ndalohen karrocat e femijeve? ke shqetesojne ato? valle te jete shterpe pronarja e ketij lokali, nje kengetare enjohur dhe simpatike, saqe pamja e nje karroce femije tia trazoje shpirtin aq fort saqe te jete e detyruar ta vere kete tabele? apo femijet jne cifutet e ketij shekulli, te privuar nga hapesirat, nga gjeberimi, nga prania e prinderve qe duhet te punojne per te perballuar ritmet frenetike te jetes? tani edhe lokalet i debojne ata? cfare shqetesimi do i sillte nje karroce femijesh ketij lokali, ku nje nen do ndalnte te merrte fryme meqe aty ka pak hapesire, pak ajer pak lulke ku ajo dhe bebja e saj mund te relaksohen pak minuta? mu duk nje ogur kaq i zi kjo tabele! smund ti sjelle vec ters ketij lokali, atij qe i ka vajtur mendja! e pra ky eshte blogu im i mallkimeve dhe mallkimi i pare i shkon ketij lokali e kesja tabele. mos paci karoca femijesh o ju gardiane te ferrit te shterpesise, e ashtu sic nuk doni te degjoni zerin e femijes ashtu mos degjofshi asgje kurre!

2 comments:

  1. "Ndalohen karrocat e femijeve!"
    Per mua eshte vecse nje cmenduri qe nuk ma rrok truri, megjithate nuk arrij te kuptoj se si dikush arrin te mallkoje dike...

    Ed dua te te falenderoj per shkrimet e tua.
    Duke qene se jam lexuesja besnike e blogut tend, dua te te falenderoj per dashurine dhe sensin e mire qe percjell
    FLM :)

    ReplyDelete
  2. "Ndalohen karrocat e femijeve!"
    Per mua eshte vecse nje cmenduri qe nuk ma rrok truri, megjithate nuk kuptoj se si dikush arrin te mallkoje dike...

    Ed dua te te falenderoj per shkrimet e tua.
    Duke qene se jam lexuesja e rregullt e blogut tend, dua te te falenderoj per dashurine dhe sensin e mire qe percjell.
    FLM :)

    ReplyDelete