Miredita te dashur miq,
Sot nuk e kam shijuar ende cajin tim, pasi kemi dy dite pa uje ne apartament dhe tere mengjesin kam qene e zene me blerje bidonash me uje dhe transportim kovash me uje nga kati i pare, ne te nentin ku banojme ne.
Ne fillim u merzita shume kur pas kaq shume oresh pritjeje, asnje pike uji e "bekuar" nuk rrodhi ne asnjerin prej rubinetave tane te "etur". U ankova ne telefon per mungesen e ujit. Iu ankova mamit tim, mamase se bashkeshortit, mikeshave te mia dhe gjitha fqinjeve qe hasa tek shitorja jone e perimeve. Ne fakt u ankuam te gjithe per kete "hall" te perbashket dhe pastaj si milingona "punetore" u larguam drejt foleve tona.
Gezimi im filloi te rikthehet kur fillova te coj ne apartament bidonat e pare 6 litersh qe bleva poshte ne dyqan. Zonja e mire e dyqanit me dhuroi nje kove me uje dhe mua mu duk sikur me dhuroi "ar te paster".
Sa qenie interesante qe eshte njeriu. Pershtatet ne shume situata. Nejse ende ma shpifin enet qe presin "te bejne dush" me padurim, rrobat ne lavatrice qe presin qe dje ne mengjes brenda te qullura e shume kova "barkthara" ne dyshemene e tualeteve tona. ma shpifin dhe me acarojne, por une vendosa te fokusohem tek ato bidona me uje qe bleva ne dyqan dhe sesi mund ti perdor ata per te permbushur disa nga nevojat urgjente te familjes time.
Nuk doja qe te flisnim per kete teme sot, por ja qe eshte aq aktuale per mua, saqe me beri te shkruaj disa paragrafe.
Kam disa dite qe i vij verdalle temes se vetevrasjes. Me ka lene nje shije te pashpjegueshme biseda me nje shoqen time, e cila mendonte se vetevrasja qe nje nder zgjidhjet e mundshme te problemeve te saj. Kam lejen e saj per ta ndare kete teme me ju sot. Madje ajo vete ma kerkoi qe ta beja kete gje. C'te them une pas nje deklarate te tille?
Nuk behet fjale per nje adoleshente, por per nje mesogrua e cila ka nje jete familjare te mire, te qete dhe femije te rritur. U perpoqa ta pyes me takt se perse mendonte ashtu dhe ajo mu pergjigj qe nuk po mundej me ta shtynte jeten e saj ne ate menyre. I shoqi kishte le te themi, nje jete te tijen me miqte dhe shoqerine e tij dhe gruaja ndihej krejt e vetme dhe e lene pas dore.
Nga jashte mua nuk me jane dukur asnjehere cift problematik, por gjithkush i di vete 'pikat e nxehta'. Femijet qene te rritur tashme dhe asaj i dukej sikur po i rreshkiste jeta nga duart. Me te shoqin kishin vite qe perjetonin nje "humnere" emocionale, qe ajo kembengul se ai nuk e pranonte qe ekzistonte. Lendimi i saj kishte marre permasa kur kishte degjuar prej te shoqit gjera qe ajo do te kishte dashur t'i degjonte vite me pare, atehere kur ato probleme qene ngjizur. E mbi te gjitha keto qene edhe disa veshtiresi ekonomike te pazgjidhshme.
"Nuk doja te jetoja me. Asgje nuk me sillte gezim dhe qaja fshehurazi sa here qe mundja. u mbylla ne vetvete dhe i flisja vetem Zotit me ze te larte se e dija qe vetem Ai me degjonte dhe me kuptonte plaget e zemres sime. Vendosa te vras veten dhe po perpiqesha te gjeja nje menyre te sigurt, qe askush te mos me kthente me ne jete. C'e doja nje jete, kur askush nuk me kuptonte dhe nuk me vleresonte?"- me tha ajo permes loteve te nxehte.
Me theri ne shpirt dhe e pyeta se cfare kishte vendosur te bente? Cfare do te bente vertet?- mendoja me vehte nderkohe qe prisja pergjigjen e saj.
Asgje!- me tha mes loteve. Nuk do te bej asgje, sepse nuk dua t'u thyej zemren femijeve te mi, megjithese te ikja nje here e pergjithmone eshte ajo qe deshiroj me gjithe shpirt".
Biseduam gjate, shume gjate per femijet, jeten, bashkeshortin dhe per mundesine e vetme qe ke ne kete jete per te shijuar dite te cilat nuk kthehen me. Ajo thote qe ndersa qante me ze te larte dhe i lutej Zotit per ndihme i erdhi ne mendje mendimi qe femijet do ta vuanin shume vdekjen e saj dhe ndjeu nje paqe qe i pershkoi zemren. Nje paqe e qetesi qe nuk e kishte provuar me pare.
Vetevrasja mendohet sikur i zgjidh problemet per personin qe e kryen ate, por ne fakt nuk eshte aspak ashtu, pasi ajo prek ne menyre te drejtperdrejte te gjithe jetet e lidhura me jeten e viktimes. Vetevrasja hap plage te thella, te cilat mezi sherohen (nese sherohen) gjate shume viteve.
Uhhh, sa me shqeteson kjo teme dhe ma rendoi disi shpirtin edhe tani qe e shkruaja. Ne jete jane ca fije te forta, por te padukshme qe na lidhin me njeri-tjetrin, eshte mekat t'i presesh perpara kohe, pasi ka nje kohe per te qare e nje kohe per te qeshur, nje kohe per te mbjelle e nje kohe per te korrur, nje kohe per te vallezuar e nje kohe per te mbajtur zi, nje kohe per te lindur e nje kohe per te vdekur, nje kohe me diell e nje kohe me shi.
Lutem qe Perendia t'ju jape jete te gjate, shendet dhe gezim ne cdo dite te jetes tuaj:-) dhe durim per t'i kaluar te gjitha veshtiresite qe ju dalin perpara!
Me dashuri,
Edi Gogu
Tuesday, June 15, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment