Te dashur miq,
Ju kerkoj ndjese qe nuk jemi takuar per caj gjate kesaj jave qe shkoi. E vendosa ne momentin e fundit dhe u nisa se bashku me familjen ne nje udhetim disa ditor drejt detit.
Pervecse kisha shume gjera per te shkruar, shijova edhe ca dite pushimi me prinderit e mi dhe qendrova larg internetit.
U ktheva tek "magjia" e te shkruarit me laps. Me pelqen shume qe te shkruaj me laps, por qe t'i hedh me pas shenimet ne kompjuter, me duket si pune e kryer dy here. Ndaj edhe kam tendencen qe te shkruaj ne kompjuter njehere e mire, por e them me sinqeritet qe magjine e krijimit e perjetoj me shume kur shkruaj ne bllok me laps. Nuk di se c'ka nje ndjesi shume te vecante zhurma e ferkimit te lapsit me letren dhe shpejtesia e mendimit eshte vershuese. Nejse. Kaq persa i perket ndjesive te krijimit.
Moti ishte shume i fresket, keshtu qe aventura jone "plazhore" u perqendrua ne ndertim kalash me rere dhe ne shetitje te gjata kilometrike.
Ne fillim shetisja vetem me vajzen dhe benim "biseda gocash". Ashtu si ndodh rendom gjate nej bisede, mamate nuk mund te mos kalojne tek pjesa e preferuar e dhenies se keshillave.
Ndersa po i flisja per rendesine e butesise se karakterit te nej femre perfundova ne keshillen "Kujdes me djalin!"
Ajo me shume sinqeritet mu pergjigj "Po une gjithmone kujdesem per te".
Qesha me ze te larte sepse une tjeterkund po synoja. I shpjegova Princeshes time qe duhet te kishte perhere kujdes ne menyren e sjelljes dhe te komunikimit me te vellane.
Nuk behet fjale vetem per ndarjen e lodrave dhe organizimin e lojrave dhe te aktiviteteve te perbashketa. Nese ne nuk i mesojme vajzat tona qe kur jane te vogla te kene kujdes ne menyren sesi sillen me vellezerit e tyre, kur ato te rriten do te kemi nje problem shume te madh perpara. Nese ato sillen pa respekt, pa dhembshuri, me agoizem ndaj vellezerve te tyre, po ashtu do te sillen me bashkeshortet e tyre te ardhshem dhe me djemte e tyre.
Djemte (meshkujt) jane natyra me te rezervuara, sesa vajzat persa i perket shprehjes se botes se tyre te brendshme emocionale. Ata vleresojne shume respektin qe bashkeshortja apo nena e tyre ju jep. Mos prisni qe vajzat tuaja/tona te mesojne te tregojne respekt ndaj bashekshorteve te tyre ne menyre automatike, kur ata te jene gati per martese.
Fillon ne familje, me respektin ndaj babait dhe vellait te tyre. E njejta gje edhe persa i perket djemve. Mos prisni qe ata te behen "super xhentile" vetvetiu, ndjenja e respektit, butesise, mirekuptimit, ndihmes se pergjegjesive familjare, ndaj femrave fillon ne familje me mamin dhe motren.
Bashkeshorti im e meson djalin tone qe te respektoje "femrat" ne cdo gje dhe eshte vertet shume e vecante qe te shohesh sesi dy meshkujt tane, na hapin deren e makines, na lejojne te kalojme te parat, na ndihmojne dhe na ngrene ne qiell me kujdesin dhe dashurine e tyre.
Te gjitha ato gjera qe une di dhe kam mesuar ne lidhje me te perbashketat dhe vecantite e gjinive, mundohem t'ua percjell te dy femijeve. Mos mendoni kurre se eshte shume heret.
Te dashura mikesha, mesojini djemte tuaj te jene te dashur, mirekuptues, tolerante dhe punetore dhe nuset e tyre ne te ardhmen do t'ju bekojne pafund. Ne fakt me cdo gje qe i mesojme dhe i pajisim si djemte ashtu edhe vajzat, jemi duke u bere nje dhurate qe do tu vleje per te gjithe jeten e tyre.
Ju uroj nje fillim jave te mbare!
Me dashuri,
Edi Gogu
Sunday, June 27, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment