Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Thursday, June 10, 2010

Nuseee, ngriji vetullat, se nuk me duhen petullat!

Miredita,

Si jeni? Une mire, pak e lodhur nga gripi i femijeve, por gjendja e pergjithshme eshte e mire.

Nuk e di per ju, por shumicen e kohes (gjithe kohen ne fakt) se c'kam nje tendence qe cdo gje te jete ne vendin e vet dhe, ne momentin qe nuk ndodh kjo gje une shqetesohem se brendshmi. Me krijohet nje ndjenje parehatie dhe ne koke me ushton si cekan mendimi "s'je nikoqire, s'je nikoqire".

Me humb gezimi dhe nuk gjej rehat derisa t'i jap drejtim gjerave. Me e bukura eshte se sapo ke vendosur rregull, serish cikli fillon nga e para. Pune, pune, pune.

Imagjino kur sapo merr vesh qe do te kesh mysafire, sesa me shume rritet niveli i preokupimit. Apo nuk jemi ne shqiptaret (ne pergjithesi) qe "vdesim" te te bejme vizita surprize.

Ne shtepine e prinderve te mi isha mesuar me shume hyrje-dalje dhe padyshim qe mami me kishte stervitur per pritje te mysafireve dhe gatim e shtrim gostie deri ne nje numer te konsiderueshem, psh 12-14 veta.

Ne martese hyra me kete element ne "CV-ne" time dhe nuk me bente syri terr nga behjet e papritura te shokeve dhe miqve.
Qe te them se nuk preokupohesha qe t'i prisja sa me mire, nuk e them dot sepse nuk eshte e vertete. Ndonjehere ndodhte qe nuk u servirja dot brenda nje kohe te shkurter kete gatim apo ate gjelle qe une do te deshiroja, por u perpoqa dhe perpiqem qe miqve t'u ofroj mikpritje me shume dashuri dhe me ato gjera qe ndodhen ne shtepi.

Babi dhe mami me tregonin perhere nje histori qe nje mysafir i tha nuses se shtepise kur e pa qe ajo po gatuante petulla, me "turinjte" e varur dy pellembe: "Nuseee, ngriji vetullat se nuk me duhen petullat!"

Ne fakt te jesh mikpritese e mire nuk do te thote qe:

Shtepia juaj eshte perhere ne gjendje perfekte muzeale.

Te shpalosesh arsenalin e mesimeve te "Si te gatuajme".

Nuk eshte nevoja qe te serviresh vetem me gota kristali e porcelane kineze.

Mikpritja nuk eshte vetem per njerezit me shtepi te medha.

Mos pretendo te shprehesh aftesite e tua te mira bashkebiseduese.

Mikpritja nuk varet nga "madhesia" e buxhetit tuaj.

Mikpritja nuk shenohet me te kuqe ne kalendar.

Mikpritja nuk eshte moter binjake me argetimin.

Mikprotja ne thelb ka te beje me dashurine dhe eshte dashuria ajo qe mbulon nje shumice defektesh dhe dobesish.

Eshte e veshtire per ne nejrezit "moderne" te heqim dore nga deshira per t'u dukur sa me mire ne syte e te tjereve, t'i impresionojme njerezit me shtepine tone, me gatimet tona, me femijet tane, me vete personin tone.

Kur keto gjera nuk arrijne piken tone te perfeksionit atehere ne dekurajohemi dhe hqeim dore nga te qenit mikprites. Ne fakt mikpritja eshte nje stil jetese qe buron nga zemra.

Mikpritje gjithashtu si edhe ne fusha te tjera te jetes sone eshte nje mundesi e mrekullueshme qe t'u mesojme femijeve tane MIKPRITJEN.

Menyra me e mire e te mesuarit eshte shembulli. Femijet mesojne mesime qe nuk i harrojne permes menyres se jeteses se familjes se tyre.

A nuk eshte kenaqesi kur te vijne njerez ne shtepi dhe t'i ke mundesine qe te shijosh miqesine e tyre dhe pse jo edhe t'u serviresh dicka nderkohe, sepse ne ato momente ju dhe miqte tuaj keni hyre ne nje marredhenie unike ku ndani eksperienca dhe ndjesi nga jetet tuaja.

Me e bukura e mikpritjes eshte qe ti nuk pret asgje ne kembim te saj.

Ju uroj cdo te mire dhe miq pafund:-)

Me dashuri,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment