Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Friday, June 4, 2010

Pronare apo partnere te...burrave?

Te dashur miq,

Si keni qene? Ne vazhdojme edhe me pak grip dhe mezi sa po presim qe "i gjithe ekipi yne" te jete ne forme perfekte. Ditet e mia jane pak te ngjeshura tani qe kemi gripin neper kembe, por une jam shume e lumtur dhe e falenderoj Perendine me gjithe shpirt qe kjo eshte vetem nje gjendje e perkoshme, nderkohe qe mendoj qe ka plot njerez (te gjoret) qe vuajne nga semundje qe i rrezikojne jeten.

E dini se perse doja qe te flisnim sot bashke? Jo? Po ja per nje gje qe kur e artikulova me ze, pasi e konstatova me beri te qesh dhe te mendoj edhe me shume.

"He, erdhe? Po c'jane keto molle more, c'jane? Po si nuk u mesove qe te besh njehere pazar te hajrit!!! Nuk ke faj ti se ti bej te gjitha une". Kjo eshte nje bisede tipike midis nje gruaje shqiptare te moshes nga 30-70 vjec e cila e ka derguar burrin e saj qe te beje pazar.

Mos me thoni qe edhe ju nuk keni degjuar te pakten 1o dialoge te tille, qofte ne shtepite tuaja, te fqinjeve apo edhe te farefisit tuaj. Te fundit bisede te ketij lloji e degjova para pak ditesh ne shitoren e perimeve te lagjes tone.

Nuk do te zgjatem shume ne kete shembull, por ky ilustrim pasqyron nje tipar shume te shemtuar te shoqerise sone, ku ne femrat kemi tendencen qe te sillemi me burrat tane sikur jemi mesueset e tyre apo pronaret e tyre.

Nuk po them qe jeni te gjitha ju, por ka shume raste te tilla qe ne mos qofte per rastin e pazarit po per dicka tjeter "femrat" i kafshojne "meshkujt" ne koke.

Te dashura mikesha, do t'ju ftoja me shume perulesi, qe te mos harrojme qe me menyren tone te sjelljes apo te komunikimit ne e ndertojme apo e demtojme marredhenie tone bashkeshortore dhe figuren aterore ne syte e femjeve tane.

Mos harroni qe edhe ne nuk jemi te persosura. Ne gjithashtu kemi dobesite dhe kufizimet tona. A do te na i pelqente qe te na i vinin pa takt ne dukje? JO asnjehere!

Nese vini re qe bashkeshorti juaj ka nje dobesi apo nuk permbush nje pritje tuajen, behuni te hirshme dhe te durueshme dhe kenaquni me faktin qe bashkeshorti ju beri nje sherbim duke ju ardhur ne ndihme.

Nese mollet nuk jane te gjitha te mira, ato qe jane te demtuara, bejini recel dhe mos ja nxini jeten te shtrenjtit tuaj. Nese nuk keni dicka te mire per t'i thene mjaftohuni me nje faleminderit, por thuajani me nje zemer mirenjohese.

Vogelsirat mund te behen shume kollaj pengese ne marredhenien dashurore, mos i lejoni t'ju prishin harmoni. Burrat nuk duan pronare, por partnere:-) te mira e te kuptueshme qe i duan dhe i nderojne.

Ju uroj nje fundjave te kendshme!

Perqafime,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment