Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Friday, June 18, 2010

Perime ne tave balte ne furre

Te dashur miq,

Me keni kerkuar qe te vendos nje recete per gatimin e perimeve te stines dhe une po ju postoj nje recete te thjeshte dhe mbi te gjitha shume te shijshme.

Per te bere nje turli verore per 4-5 persona ju nevojiten;

* nje tave e madhe balte me kapak
* 3 patellxhane mesatare
* 2 speca jeshile
* 4 domate zemerkau
* 4 qepe
* 12 thelpinj hudher ( e qeruar)
* 4 luge gjelle vaj ulliri
* 2 kunguj mesatare
* 2 karrota te pastruara e te prera imet
* 1 tufe majdanoz
* kripe
* piper i zi
* 1/4 luge caji pluhur kumini (gjendet ne supermarket)
* 1/4 gote uje

Se pari i qerojme, dhe i pastrojme perimet. I lajme me uje te bollshem dhe i fshijme me leter kuzhine. Patellxhanet i presim ne feta ( me trashesine e gishtit te vogel te dores ne forma gjysem hene dhe i leme ne nje tas me qumesht te ftohte per 15 minuta.

Nderkohe presim ne rrathe me te njejten trashesi si patellxhanet edhe kungujt. Qepet i presim holle si edhe specat dhe karrotat. Preferohet ne forme kubike.

Hudhrat i presim ne mes per se gjati.

Pasi i kemi prere te gjitha perimet i hedhim se bashku ( pa ndjekur ndonje rregull te vecante) ne taven e dheut. Shtojme erezat, kripen, pak piper, vajin e ullirit, ujin dhe i veme kapakun enes prej balte.

Nderkohe mos harroni qe ta keni parangrohur furren e sobes ne 230 grade. Futeni taven prej balte ne furre dhe pas 60-70 minutash tava do te jete gati.

Mos harroni qe cdo 20 minuta te beni nje perzierje te perimeve qe keni vendosur ne furre.

Kjo tave e shijshme shoqerohet shume mire me pak buke te bere vete, me sallate greke dhe me dhalle ose me caj te ftohte.

Nese nuk e beni buken vete ne nje rast te tille, blini disa buke sanduici dhe beni ne te disa prerje terthore. Lyejini copat e bukes se prere me vaj ulliri, hudher dhe rigon e piper. Vendosini per 2 minuta ne furren e ngrohur dhe shijojini.

BUKE ME HUDHRA

Buke sipas deshires, preferohet bagete franceze ose buke sanduici

* 3 thelpinj hudher te shtypur
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* 1 luge caji rigon
* 1/4 luge caji kripe

Tani po iki se me duhet te bej gati buken me hudhra. Edhe une kete gjelle kam gatuar per sot.

Ju befte mire!

Me dashuri,

Edi Gogu

P.S. Kesaj tave me perime sipas deshires mund ti shtohen patate, ullinj pa fare, disa dege selino.

No comments:

Post a Comment