Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Friday, December 6, 2013

😊

😊 Nuk me kishte bere ende vaki qe ta titulloja nje shkrim "😊", por ja qe sapo me beri.

Sot takova nje mike, V.K e cila me ato qe me tha, me shtyu ta titulloja kete shenim😊

E keni parasysh qe kur rri me ca njerez me te cilet kuptohesh me sy, i gjithe shpirti yt buzeqesh. 

Jane shume ato mike te cmuara te cilat i japin gezim e diell, jetes sime. E kam zemren plot me mirenjohje per gjithesecilen prej tyre, per miresine, gezimin, te rejat e talentet me te cilat ato e pasurojne jeten time.

Sot nuk dua te shkruaj asgje tjeter, pervecse gezimit qe ka zemra ime, gezimit qe Perendia e ka mbushur kupen time plot, plot me miresi, dashuri, dhembshuri, perkushtim, bukuri e modesti, te gjitha keto te dukshme ne shpirtrat e cmuar te mikeshave te mia😊

Miqte jane nje dhurate e cmuar prej se Larti!!! Une ngordh fare per kete dhurate!!!

Perzemersisht,
Edi

Thursday, November 21, 2013

Gati per dekorimin e shtepise per festa?



Batanijet e vogla, vendosur mbi krahët e këndit të kolltukëve ashtu si nxitimthi atë mëngjes të freskët, më sollën ndërmend festat e fundvitit. 

Mendova për paraditet në fundjavat festive, duke ndenjur së bashku  me familjen, duke biseduar apo duke luajtur, duke shijuar ca gështenja të pjekura, kapuçino me shumē krem dhe ëmbëlsira me kanellë me batanijet e ngrohta hedhur këmbëve.

Sytë e mendjes sime panë dritat e bardha që ndrijnë pemën dhe gjithfarë goglash e topthash llamburitës... Një pamje tipike e pagabueshme Krishtlindjeje.

E keni parasysh besoj se për çfarë po flas, për ato detajet e vogla që bëjnë dallimin nga stina në stinē, që ndryshojnë edhe atmosferën vizuale në shtëpitë tona.

Gjithnjë e më shumë po vërej që me ardhjen e çdo stine të re, mua (ne femrave) më pëlqen që ta bëj shtëpinë "të ketë të njëjtën shije", si edhe stina.

Në pranverë shtëpia vjen era mimoza dhe jastëkët dekorues, perdet dhe mbulesat e tavolinave janë me lulka e ngjyra te lehta. Muzika më sfond është e gëzueshme plot tone pranvere.

Ne festojmë festa ditëlindjeje dhe gëzimesh të tjera familjare, për të cilat e dekorojmē shtëpinë në përshtatje me secilën prej tyre. 

Sa shumë që ndikon dekorimi i shtëpisë në krijimin e një atmosfere të paharrueshme festive dhe ne jo pak herë flasim për mbresat që na la zbukurimi me tullumbace apo dekorimi me lule fushe dhe qirinj për ditëlindjen e tezes.

Një ndër festat më të festuara të vitit, është Krishtlindja dhe ajo njihet si nje nder festat e cila ka "mbreterine me te madhe" te zbukurimeve ne te gjithe rruzullin. Per ne te krishteret, Krishtlindja ka nje kuptim krejt te vecante dhe menyra sesi ne e festojme ate, ndryshon shume nga menyra sesi e festojne pjesa tjeter e njerezve, per te cilet Krishtlindja eshte e barabarte me babagjyshin e vitit te ri dhe me thesin e madh te dhuratave.

megjithate nuk ka asgje te keqe qe te dekorojme shtepine me rastin e kesaj ditelindjeje kaq te vecante, pasi ne e dekorojme shtepine edhe per ditelindjet e njeri-tjetrit.

Nuk po merrem fare me pemen e vitit te ri, pasi vendosja dhe zbukurimi i saj nuk njohin rregulla apo formula. Per te krijuar nje atmosfere sa me festive, duhet luajtur pak me perdet, jasteket dekorues, qilimat, mbulesat e tavolines. Ngjyrat me te spikatura jane ato te nuancave te te kuqes, ngjyres se floririt, argjendit, jeshiles, madje edhe bluse. Nuk eshte e thene qe te kemi se s'ben perde per festat e fundvitit, por mund te shtojme disa fjongo te kuqe apo ngjyre floriri, ndonje zilke te vecante, ndonje zbukurim tjeter qe i rri per shtat perdeve tona dhe na krijon nje atmosfere te kendshme, qofte edhe permes nje detaji kaq te vogel. Nese keni kellefe jasteku te kuq me lule dhe ngjyra te gezueshme, mos i perdorni per nja dy jave dhe, pastaj pasi tju jene cmesuar syte me to, perdorini per festat dimerore. Edhe ketu mund te luani me detaje fjongosh e lulkash te bere me fjongo dhe kjo nuk kerkon aspak shpenzime ekstra. Po ju them nje gje, qe ndryshimi do te jete i kendshem, i dukshem dhe ekonomik, pasi do te shpenzoni vetem per disa meter fjongo apo dantelle dhe kete arsenal te ri dekorimi mund ta perdorni per disa vite me rradhe dhe madje edhe ne raste te tjera festive.

Nderrojini vendin vazove te luleve dhe zbukuroni pjeset e jashtme te vazove, me shirita te shndritshem, me zilka apo edhe duke ju ngjitur figurina te thjeshta prej letre te pergatitura nga ju edhe femijet me kete rast. Eshte me shume rendesi qe edhe femijet te ndihen pjese e festave dhe ata kurre nuk do ta harrojne kenaqesine e te punuarit se bashku me ju, per kete projekt te perbashket.

Nese jua lejon hapesira nderroni vendin e ndonje mobiljeje apo te ndonje tavoline zbukurimi, pasi kjo gje do te sjelle nje ndryshim te kendshem. Shtroni mbulesa tavolinash me ngjyra feste, dhe vendosni mbi to qirinj, gota pak te anuara te lidhura ose me fjongo ose me spango. Hidhni mbi to portokaj apo molle, arra, gogla qelqi dhe ndonje pale rruaza tuajat (merrini prape pas festave).

Mbi tapet mund te hidhni jasteke te medhenj qe te ulen femijet kur te mblidheni se bashku me familjen. Femijet zakonisht kane shume deshire te ulen prane te rriturve ndersa ata bisedojne. 

Tek abazhuret mund te varni ndonje detaj te vogel, qe ngjason si kristal (apo edhe kristal nese keni) ne forme zemre, dreri, peme apo ylli. Mos e ekagjeroni me zbukurime, por vendosini ne harmoni.

Mos harroni qe nje feste ka nevoje per muzike, ndaj luani muzike feste edhe pa ardhur ende festa, pasi ky detaj sjell gezim dhe nje fokusim drejt nje atmosfere te paharrueshme. Nuk eshte e thene qe te keni dhurata per njeri-tjetrin ne keto festa, por nga nje kartoline e shkruar per gjithesecilin, do te jete kulminacioni i festes. Te gjithe kemi nevoje te ndihemi ta dashur e te pazevendesueshem:-)

Une nuk do te ndalem ne nje menu me rastin e Krishtlindjes, por vetem fare pak ne shtrimin e tavolines per dreken po darken e Krishtlindjes. zgjidhni nje mbulese tavoline qe juve ju pelqen dhe shtrojeni mbi tryeze. nese ju ndodhet ndonje shall i kuq prej mendafshi (mundesisht) shtrojeni ne mes te tavolines per se gjati duke krijuar rrudha te kendshme ne te gjithe gjatesine e tij. Vendosni mbi te qirinj te bardhe apo ngjyre floriri. Nen qirinj vendosni pjateza te vogla dhe hidhni neper to zbukurime sipas deshires tuaj, mbase boce te vogla pishe apo gogla qelqi.

Nese nuk ju pelqejne qirinjte e medhenj, merrni nja vazo lulesh prej qelqi dhe mbusheni me topa qe zbukuroni pemen, arra, bonbone dhe rruaza te bardha e te kuqe. Vendoseni ne mes te tavolines dhe rrethojeni me qirinj te kuq caji te cilet i keni vendosur ne gota me fron te mbushura me uje. Nuk ka me bukur sesa vezullimi i qirinjve pluskues ne nje tavoline te shtruar per feste. Nese keni pjata me ngjyra luani me kombinime sipas deshires. Nese keni pjata te bardha, vendosni midis pjates se poshtme dhe pjates qe do te vendosni ushqimin, kartopeceta me ngjyra, psh nje te kuqe dhe nje jeshile. Pecetat e copes, duken mrekullisht bukur nese i lidhni me fjongo apo spango dhe vendosni nen nyje nje degez pishe apo nje boceze pishe.

Vendosni ne secilen pjate nje shenim apo nje varg biblik per secilin nga te ftuarit e tyezes familjare. Une preferoj te hedh lule, gjethe apo pjeseza lulesh te thara neper tryeze, gjithmone ne varesi te rastit, por edhe te stines.

Ndodh shpesh qe energjite tona si edhe vemendja jone te perqendrohen vetem tek zbukurimi, pema, kryerja e blerjeve, modeli i flokeve, kepucet e reja duke humbur zemren e festes. Zbukurojme ambientin ku jetojme dhe harrojme te kujdesemi per bukurine e zemres sone, pasi cdo feste fillon brenda zemres, sidomos Krishtlindja. 
Ndersa ndava me ju disa ide praktike mbi zbkurimin e ambientit dhe te tryezes me rastin e festes se Krishtlindjes, kam deshire te ndaj me ju edhe dicka familjare.

Ne diten kur ne festojme Krishtlindjen apo nderrimin e viteve, tashme e kemi kthyer ne nje tradite familjare qe te ndajme "buken" tone, me ata qe nuk kane apo me ata qe nuk i do askush. Per mua, ketu fillon zbukurimi i shtepise dhe dekorimi i tryezes, pasi ndersa gatuajme, mendojme dhe lutemi per fqinjet apo per ushtarin qe ka sherbimin tek ndertesa ngjitur dhe eshte larg familjes,  te cilet do te jene bashkeshijuesit e festes tone.

Femijet do ti harrojne lulkat dhe xixat e festes, por nuk do ta harrojne kurre sesi mami dhe babi pergatiten dhe ndane ushqimin e tyre me te tjeret, qe mund te mos jene fare pjese e familjes dhe sesi festat behen te paharrueshme kur thelbi i tyre eshte dashuria.

Ju uroj cdo bekim nga Ati i dritave!

edi gogu
profamilja.wordpress.com








Tuesday, February 5, 2013

1+1=1 (rasti i vetem)



"...dhe ata jetuan përgjithmonë të lumtur!" Keshtu mbaj mend qe mbaronin perrallat qe me rrefente gjyshja ime. Fatkeqesisht, sot qe une jam rritur dhe di te dalloj nje perralle nga realiteti, trishtohem kur shoh, sesi "te rriturit" i jetojne jetet dhe martesat e tyre, sikur te jene personazhe perrallash, ku ne fund duhet te fitoje padiskutim me i forti.

Shumica e cifteve i shkojne jetet e tyre duke u perpjekur qe te gjejne gabimet apo cfare nuk shkon me partnerin , qe ndien ndryshe, mendon ndryshe, dashuron ndryshe, enderron ndryshe, i pergjigjet stresit ndryshe apo edhe pertypet apo merr fryme ndryshe nga vete ai/ajo.

Shume martesa do te ishin me ndryshe, nese bashkeshorti dhe bashkeshortja do ta kuptonin qe te dy po perpiqen per te njejten gje dhe jane pjese e te njejtit ekip. Ne nje martese te dy bashkeshortet duhet ta shohin tjetrin si vehten e tyre dhe ta duan, respektojne e kujdesen ate, duke pasur nder mend qe bashkeshorti im/bashkeshortja ime, eshte UNE. Ne kete rast te vetem barazimi 1+1=1 eshte i vertete.

Nese nje cift mendon, ndien dhe jeton sikur jane nje, ai duhet te kujdeset qe ta ruaje marredhenien e tyre martesore nga rreziqet e shumta.

Nje nder to eshte "toksikimi" i marredhenies. Ne rast se njeri nga parteneret zhvillon "miqesi te ngushta"me persona te gjinise tjeter, duke i treguar gjera qe nuk i ndan me bashkeshortin/bashkeshorten e vet, atehere po krijon nje gjendje toksike.

Flirtet dhe marredheniet jashtemartesore nuk fillojne ne dhomen e gjumit, ato marrin jete permes telefonatave, sms-ve, e-maile-ve, kafeve e takimeve, ku njeri nga bashkeshortet, "i hap zemren" mikut/mikes se vet te ngushte qe e kupton me mire se bashkeshorti/tja e vet.

Mos u perpiqni qe te gjeni shoke apo shoqe te ngushta, pasi bashkeshorti/tja juaj jane dhe mund te behen shoket tuaj te ngushte.

Per te mesuar disa sekrete sesi ta besh bashkeshortin/ten shokun tend te ngushte vizitoni profamilja.wordpress.com ku mund te lexoni se per cfare kane nevoje meshkujt dhe femrat.

Ju uroj lumturi e u plakshi se bashku te gjithe ju qe jeni te martuar!

Dashamiresisht,
Edi

Thursday, December 6, 2012

Kunder gripit me çaj

Nuk e coja kurresesi neper mend qe ky dimri i lagesht, do te me shijonte kaq shume ne çajnikun tim☕

Fatkeqesisht, femijet jane te ekspozuar ndaj sulmeve te panumerta virozash qe "bejne gallate" neper cerdhe, kopshte e shkolla. Keshtu qe behemi shpesh pre e semundjeve familjarisht.

Une jam e parimit qe ti luftojme semundjet ne menyre natyrale e te shendetshme; psh permes supes me leng pule per disa dite me rradhe, konsumimit te frutave e perimeve, vecanerisht atyre qe permbajne vitamine C dhe, padyshim permes cajrave bimore te pergatitur ne shtepi.

Te gjithe perberesit qe kam zgjedhur per kete caj jane lehtesisht te gjendshem dhe shume efikas per te luftuar gripin e te ftohtin, madje te keshillueshem edhe per femije te moshes mbi 6 muajsh.

Per nje cajnik qe u sherben 8 personave (ose 4 personave qe pijne edhe nje filxhan te dyte:-)

Xhenxhefil rrenje- nje cope 3 cm e pastruar, qeruar dhe prere ne feta te holla

Nje shkop kanelle

8 kokrra trendafil i eger

Tri kapje me majen e gishterinjve, lule bliri

2 luge gjelle mjalte (fshati)

8 filxhane te medhenj caji uje.

Pasi te vloje uji, hidhni brenda perberesit pa mjaltin dhe lerini te vlojne edhe tri minuta se bashku. Fikeni soben/zjarrin dhe lereni enen te mbuluar edhe per 15 minuta te tjera. Shtoni mjaltin dhe duke u kujdesur qe te mos digjeni, JU BEFTE MIRE:-)

Ky caj redukton simptomat e gripit, lehteson frymemarrjen, qeteson bronket, lehteson tretjen, qeteson sistemin nervor, te ngroh "barkun" dhe te jep nje shkak per te shijuar ndonje biskote apo cope kek te mire;)

Qofshi si kokrra e molles;)

Me dashuri,
Edi Gogu

Tuesday, October 9, 2012

Vjeshta ne filxhan

Nuk thone kot, "me mire vone se kurre!" Qe thoni ju e s'thate gje hic, une sot e kuptova qe "marokam fare" pas vjeshtes.

Mendoja se e dashuroja fort parveren, me rizgjimin e ngjyrave, aromave dhe te cdo ndjesie hareje e nxitese per te krijuar e shkruar...

Me pelqekan me teper ndjesite qe me shkakton vjeshta; ndjesite e nje "pune te vene perpara" dhe qe ti je gati te shijosh realizimin me sukses.

Aromat dhe shijet e saj me duken te bollshme dhe te plota. Fasulet me pasterma qe po gatuaj tani, era e specave te pjekur, buka e sapo nxjerre nga pjekja, kompostoja me kumbulla e kanelle, hmmm me kane pushtuar shqisat e ndijimit dhe po enderroj per mbremjet vjeshtake, hedhur kembeve nje mbulese te lehte, nen perqafimin e nje caji vjeshte... duke degjuar muzike e duke lexuar (mundesisht);))

Meqe erdhem tek caji, me ne fund. Ja nje recete qe te sjell vjeshten ne buzet e tua.

Per nje cajnik 4 personash:

3 kumbulla vjeshte
2 molle te kuqe
Nje shkop kanelle
1/2 filxhan caji me kokrra shege
6 gozhde karafili
2 bustina caj jeshil ose (une preferoj caj gjethe) nje luge caji me gjethe caji jeshil
2 luge gjelle mjalte

Vendosni ne zjarr nje ene ku keni hedhur 5 filxhane uje. Kur uji te vloje shtojini te gjithe perberesit, pervec cajit jeshil dhe mjaltit dhe vlojini per 3 minuta.

Fikeni zjarrin, shtoni ne ene cajin jeshil dhe lereni enen te mbuluar me kapak per 30 min.

Tani mund te shtoni sasine e mjaltit.

Sipas deshires mund ti shtoni edhe pakez qumesht.

Ky caj shoqerohet mrekullisht me geshtenja te pjekura te karamelizuara.

Ju befte mire dhe e shijofshi vjeshten me te gjitha ngjyrat e saj!

Me dashuri,
Edi Gogu


Tuesday, October 2, 2012

Do behem fallxhore

Miredita dhe mos u cuditni fare;-)

Hic mos u cuditni, kur te degjoni femijet t'ju thone se kane zgjedhur qe kur te rriten te behen fallxhore.

E pse jo? Nuk ka nevoje fare te lodhesh me studime universitare, Mastera e grada shkencore.

Madje, sa me pak shkolle te kesh, aq me e besuar je. Madje po the qe ta ka lene filxhanin apo fallin me letra, amanet gjyshja kur po vdiste, numri i atyre qe te besojne do te rritet me shpejt sesa e ke menduar.

Ne lagjen time, vijne makina nga me luksozet, neper shkalle vershojne femra te moshave te ndryshme, me veshje mbremjeje e firmato, hallexheshka me corape thembergrisura e te forte qe zgjerojne shpatullat sa mundin.

Ku vene, me pyetet? Te lexojne fatin. Te parashikojne te ardhmen...

Sipas "hallit", paguan 1000-2000 leke. Po te lindi deshira ne zemer per me shume, kjo varet nga ty.

Po deshe te ma lyesh shtepine, eja. Pse per kaq pak gje do te te ofendoj une ty?

Ah, me dhurove tapete te rinj? Epo faleminderit. Ty per bujarine tende, do te te them qe te pret nje miresi e madhe perpara, vetem ji mirenjohes me ata qe te ndihmojne. Edhe paske kaluar nje siklet te madh qeeee, c'te te them.

Flas per keto fallxhoret qe se njohin horoskopin, se ato me njohuri astronomike hane buke vec.

Mjere njerezit e gjore, qe presin te ndryshoje gjendja e humorit te yjeve, per tu ndikuar jeten e tyre.

Fallxhoret e llojeve te ndryshme kane kuptuar nevojen e madhe te njeriut per siguri e per te ditur te ardhmen dhe ju shesin ithtareve te tyre, ato qe ju vijne per shtat.

Ju thashe qe do behem fallxhore. Jo per gje, po nje kusherire e 47 e imja dinte te lexonte format e henes. Pse pak ju duket juve kjo?

1000 leke per njeri, sikur 5 veta te me vijne, kap nje 5mijeshe rehat-rehat tu fol brockulla. Pse mos flas, kur ka nga ata qe paguajne per ti degjuar.

Po te me vijne 10 njerez ne dite, pupupuuuu, ca leku bohet.

5000x30 dite= 150000lek me muaj ose 1000 e ca euro me vetem 5 njerez ne dite.

Ku paskam qene me pare? Do ti them grave qe e kane nje hall. Mbase i tradhton burri? Po po, por kjo eshte delikate, nuk del me seancen e pare. Ja pra, ku po krijoj ca klienta te perhershem.

Do strategji biznesi, vllajooo, se ka konkurrence t'modhe.

Ti qe po e lexon kete shkrim, e ke nje hall. Si do ja besh? Si do e perballosh
jeten dhe stresin?

Sa t'bohem gati une per biznes, mos shko kund, se VETEM une kam per te ti zgjidhur hallet:-)

Hajt se "folim" neser kur t'pijme caj;))

Ju pershendes,
Edi Gogu

Thursday, September 20, 2012

Gruaja lind shoqen e ngushte

Aman o Zot, cfare nuk po na degjojne veshet keto kohe. Kot jane ankuar brezat me pare, pasi cudite qe po degjojme e shohim permes medias, hyjne pa frike tek kategoria e thagmave.

Sot do t'ju rrefej une nje te tille, por me fund te lumtur.

Grate ne te gjithe rruzullin, lindin femije djem e vajza cdo dite. Disa prej tyre nuk e dine dhe se kuptojne qe se bashku me vajzen, lindin edhe shoqen e tyre te ngushte.

Ajo foshnje njomezake qe te mbush duart dhe zemren nga gezimi e lumturia, me kalimin e viteve behet shoqja jote e ngushte, mbeshtetesja me e vecante dhe bashkebiseduesja me e rralle.

Une e kam lindur shoqen time te ngushte dhe jam e bekuar qe e kam.

Sekreti? Mos e trajto kurre si nje vogelushe qe nuk kupton cdo gje.

Ika, se vdiqa per nje caj jeshil me bergamot.

Ju pershendes,

Edi Gogu