Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Wednesday, May 12, 2010

TENDENCE PER BRAKTISJE TE ROLEVE NE FAMILJE E SHOQERI

Të dashur miq,

Stinët e vitit ia lënë vendin njëra-tjetrës si ushtarë te mirëstërvitur. Gjithashtu edhe sfidat e jetës na ndjekin këmba-këmbës si trajnues të mirë të karakterit tonë. Prezencën e një stine të “sapombërritur” në qytet e kupton nga ngjyrat që ajo ka sjellë më vete, si edhe nga prekja e saj transformuese rreth e rrotull në natyrë.
Më pëlqen shumë kur i shoh rrugët dhe ato pak lulishte që ka në qytet të mbushura plot me njërez që shëtisin, bisedojnë dhe luajnë me fëmijët ë vegjël.

Ulur në një stol buzë rrugës shijoj një pasdite të qetë dhe ajo që bëj është “shoh, dëgjoj edhe mendoj”. Shoh njerëz që ecin me hap të qetë, të tjerë që nxitojnë, dikë që flet ë ulëret në celular, një vajzë që shijon një akullore, disa zonja që bisedojnë për trashëgiminë eë nuses së njërës prej tyre, nderkohë që mbeskat ëpër të cilat ato kujdesen kanë filluar t’i shkulin flokët dhe mëngët e bluzave të njëra-tjetrës.

E “ngacmuar” nga të gjitha ato që shoh e perceptoj në ato momente, si pa kuptuar kam rënë në mendime që tërheqin pas dhjetëra mendime të tjera.
Nuk e di se çfarë jeni duke bluar në mendjet tuaja, gjatë kësaj kohe, por mendimi që më përshkon mendjen në këtë moment është: “Padyshim që është e qartë dhe e dukshme si drita e diellit tendenca që ka shoqëria “moderne”, pra njeriu për të rrebeluar apo edhe për të braktisur rolin e tij unik në familje që është edhe qeliza e shoqërisë njerëzore”.

Prindër që heqin dorë nga detyrat dhe përgjegjësitë ë tyre prindërore duke i lënë fëmijët pa dashuri, pa mbështetje, pa kujdes ë vëmendje, të kapur gjithnjë ë më shumë në “rrjetat” ëe të qënit shumë të zënë me punë apo edhe duke ndjekur vetëm “hobi-t” e tyre.

Nuk po them që prindërit të mos punojnë apo edhe te mos bëjnë ato gjëra që ju pëlqejnë e që ë ju sjellin kënaqësi, por po flas për një balancin mes nevojave të fëmijëve dhe dëshirave dhe nevojave të vetë prindërve. Kam ndërmend të gjitha ato raste që prindërit megjithëse mund të jenë fizikisht pranë fëmijëve, veprojnë me indiferencë ndaj tyre, duke mos u kujdesur, duke mos luajtur me ta, duke mos biseduar, duke mos i trajnuar, duke mos i trajtuar si krijesa qe kane nevoje per dashuri, respekt, mirekuptim dhe udhëheqje në jetën ë tyre.

Dikush mund të thotë ndërkohë që po lexon këtë artikull se pas një dite të lodhshme në punë, nuk ka fuqi dhe as nerva për tu marrë me “lojra fëmijësh” e me teorira të tilla. Nëse është kështu, atëhere mos u çuditni kur fëmija juaj të mos ketë më pas dëshirë që të rrijë me ju, por të preferojë miqësinë ëe shokëve të tij jo vetëm në moshën ë vegjëlisë, por edhe në adoleshencën e frikshme e më pas.

Do të jenë pikërisht ata fëmijë (që ndoshta juve nuk ju pëlqejnë sot) personat më të afërt që do të këshillojnë fëmijët tuaj, në marrjen e vendimeve të rëndësishme për jetën e tyre. Nëse nënat apo baballarët reshtin së qëni “mami dhe babi” për fëmijët ë tyre, kush do t’i prindërojë këta fëmijë, që krijesat më të shtrenjta në botë kanë së pari mamin dhe babin?
Është e tmerrshme të shikosh një familje, një shoqëri, një gjini që braktis me dëshirë rolin dhe përgjegjësitë e veta.

Çfarë do të ndodhte nëse gruri do të zgjidhte të mos piqej e të na jepte drithin? Çfarë do të ndodhte nëse dielli do të zgjidhte të mos na ngrohte një ditë? Çfarë do të ndodhte nëse syri do të zgjidhte të mos shihte më? Çfarë do të ndodhë nëse një grua nuk dëshiron që të jetë grua, nëse nuk dëshiron që të kujdeset për familjen dhe fëmijët e vet?

Në fakt ne jemi dëshmitarë të këtij fenomeni, të fenomenit të braktisjes me dëshirë të rolit që një grua ka si në familje ashtu edhe në shoqëri. Braktisja e rolit të nënës, edukueses, trajnueses së fëmijëve te vet ka ndikim si në jetën e familjes ashtu edhe në jetën e zhvillimin e shoqërisë.

E shikojmë këtë fakt të pasqyruar tek brezi i të rinjve dhe tek brezi i atyre që sapo kanë hyrë në adoleshencë. I gjithë ai brez “këlthet” me zë të lartë një nevojë të madhe e të papërmbushur për dashuri, një nevojë për afirmim, një nevojë për mbështetje. Nëse një mama zgjedh të braktisë rolin e saj si mbështetëse e fëmijës së saj, çfarë do të ndodhë me atë fëmijë?

Kush do t’ja japë dashurinë dhe vëmendjen që ata kanë nevojë?
Në pjesën më të madhe, njerëzit e gabuar në kohën e gabuar dhe në mënyrën e gabuar. Është pikërisht ky momenti kur adoleshentët fillojnë lidhjet e para dashurore, të cilat shumë shpejt përfundojnë në zhgënjime, pasoja dhe lëndime të pashlyeshme.

Gjithmonë e më shumë shohim fëmijë që rriten vetëm nga gjyshërit apo dadot dhe i shohin prindërit e tyre, vetëm dy orë përpara gjumit. A mund ta mendoni se cili është ndikimi i prindërve brenda këtyre dy orëve?
Një dado kujdeset si një dado ë punësuar dhe ajo nuk mund të zëvendësojë kurrë vendin e mamit. Një gjyshe mbetet një gjyshe dhe nuk mund të bëhet mami i një bebeje.

Vetëm unë dhe ti mund të jemi vetë nëna të fëmijëve tanë dhe zonja të shtëpive dhe të familjeve tona.
Po të ishte ndryshe Perëndia do ua kishte dhënë familjet dhe fëmijët tanë gjyshërve apo kujdestarëve dhe jo neve. Jo. Perëndia na i ka dhënë ne dhe është përgjegjësia jonë që të kujdesemi për ta.

Doja t’ju inkurajoja që të mos i anashkaloni përgjegjësitë tuaja dhe Perendia do t’ju bekojë me frutin e mundit dhe të duarve tuaja.
Të punosh brenda shtëpisë (apo ndryshe të jesh shtëpiake) nuk do të thotë që je e papunë, do të thotë që ti po investon në jetën e fëmijëve te tu dhe po specializohesh në karrierën tënde si grua brenda shtëpisë dhe familjes tënde.

Ka shumë gra që punojnë jashtë shtëpisë në një profesion të caktuar (sepse kështu kanë zgjedhur me dëshirë, apo sepse për arsye të ndryshme janë të detyruara që ta bëjnë këtë gjë) dhe pastaj kur kthehen nga puna përpiqen me mish e me shpirt për të qenë gra shtëpie e mama të përkushtuara. Kjo gjë është shumë ë lodhshme dhe kërkon shumë energji e nerva të qeta. Ato mbarojnë orarin zyrtar dhe sapo dalin nga zyrat apo vendet e punës drejtohen drejt shtëpive duke mos harruar që të bëjnë pazar rrugës. Pastaj merren fëmijët nga kopshti apo shkolla, fillon përgatitja e ushqimit, pastrimi i shtëpisë, kontrolli i detyrave të shtëpisë dhe lista vazhdon pafund.

Për disa kohë e kam provuar edhe vetë këtë stil jetese të ngjeshur, midis punës dhe shtëpisë, por vështirë se mund të jetohet midis dy punëve të tilla për një kohë të gjatë duke pasur, energji, dinamizëm, përkushtim e motivim për t’i përmbushur të dyja përkushtimet me efikasitet të plotë. Ato gra që arrijnë t’i përmbushin si ndjekjen e karrierës dhe mirërritjen e fëmijëve me të njëjtin sukses (megjithëse janë të pakta) kanë të gjithë admirimin dhe respektin tim.

Shumë shpejt pas një stili jetese kaq të ngjeshur, vjen momenti që energjitë reshten dhe nervat për të luajtur dhe për tu marrë me fëmijët, janë bërë copë-copë. Në shumicën e rasteve ndodh që punësimi i një dadoje ngjason me një zgjidhje ideale dhe fëmija tashmë ka një të huaj që kujdeset për të në vend të mamit.
Unë dëshiroj që të inkurajoj të gjitha ato gra që kujdesen për familjet ë tyre me kohë të plotë (pra që punojnë 24 orë) dhe mbase ndonjëherë e humbasin entuziazmin, që të mos rreshtin së investuari në jetët ëe fëmijëve të tyre, këshilla, fjalë urtësie, kujtime të bukura, fjalë inkurajimi dhe shumë puthje, përkedhelje ëe dashuri, sepse nuk do të thotë aspak që të qenit shtëpiake është një punë më pak përmbushëse sesa të qenit e punësuar jashtë shtëpisë.

Problemi i vërtetë qëndron tek ata njerëz që mendojnë që nënat kanë nevojë për një punë (jashtë shtëpisë) që të quhen persona të plotësuar e që mund ta venë në përdorim trurin.

Një tjetër arsye përse njerëzit i braktisin me dëshirë rolet e tyre ne çift dhe në familje është egoizmi, vendosja e jetës tënde dhe e dëshirave të tua, përmbi ato të famijes tënde. Mos ushtrimi i mire i roleve në familje, ndikon drejpërdrejt në rritjen dhe në formimin e brezit të ri si edhe në shoqëri.

Ky fenomen tashmë është kthyer në modë, ndërkohë që Fjala e Perëdisë flet qartë për detyrat e prindërve. “Dëgjo o biri im, mësimet e atit tend dhe mos i lër pas dore mësimet e nënës sate” Fj.ur 1:8 Nëse ne nuk u mësojmë gjë fëmijëve tanë, çfarë do të mbajnë mend ata nga ne? Kush do t’ua mësojë fëmijëve tanë te vertetat morale dhe shpirterore në vendin tone?
Lutjet e mia janë me të gjithë ju miq dhe Perëndia ju udhëheqtë me urtësi në çdo situate!


Bashkëudhëtare në prindërim,
Edi Gogu

1 comment:

  1. E dhimbshme, e vertet dhe sfiduese ne te njejten kohe...

    ReplyDelete