Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Wednesday, May 26, 2010

Me fal!!!

Miredita te dashur miq,

Tani me duket pak cudi qe ndersa shkruaj, ndricimi qe bie mbi kompjuter eshte ai i nje dite me diell dhe une nuk ju pershendes me "permes" zymtesise se mengjeseve plot shi.

Vras mendjen se cfare caji piva ne mengjes, por po "zbuloj" qe nuk e paskam konsumuar ende asnje pikez caj. Epo ja, tamam, le ta shijojme se bashku nga nje kupe.

Sot pergatita caj jeshil&jasemin. Per momentin (besoj se pergjithmone) ky eshte caji qe klasifikon top-listen e cajrave te mi te preferuar.

Dita ime nisi normalisht, me nje liste te pafundme gjerash per te bere. Pune shtepie, gatim, psonisje fruta-perimesh, blerja e disa ilaceve per dhimbje akute veshi e dhembi, perfundimi i disa artikujve, pergatitja per takimin e mamave diten e diele, vajtje ne pastrim kimik, kujdesi i perditshem per dy kanarinat dhe breshken e ujit, ujitja e luleve, disa telefonata qe i kryej ndersa bej ndonje nga keto pune, palosje-hekurosje dhe nderja e rrobave te tjera te cilat lahen kur vjen ujji ne mengjes, marrja e femijeve nga shkolla,konsumimi i drekes se bashku, prape pune ndersa ata pushojne e nuk po vazhdoj me se lista nuk mbaron deri ne mesnate...

Nderkohe sot prisja dhe nje telefonate nga nje botues per tu takuar paradite e per te vazhduar me procesin e botimit te librit me perralla.

Nderkohe, bie telefoni e permes bisedes marr vesh qe me duhet te bej nje pershtatje te menjehershme te rradhes se aktiviteteve te paradites. Ishte dicka e nevojshme per ne, por JO NE ATE MOMENT.

As vete nuk e kuptova se sa shpejt u acarova. U acarova sepse me duhet te beja ca pune qe ma benin lemsh diten dhe kjo pershtatje duhej bere brenda 10 minutash.

Bashkebiseduesit i shpreha ankthin tim, duke e bere te ndihet ne siklet. Nuk eshte ne natyren time qe une te bertas e te bej shume bla-bla-bla edhe kur jam e acaruar, por nje "Ohuhaaa, dhe kete kisha manget" me nje ton te pakenaqur shpreh me shume se mijera fjale.

Pas disa minutash "ftohjeje" kisha kuptuar fare qarte qe e kisha prishur. Bashkebiseduesi im "telefonik" kish sakrifikuar nga koha e tij per te me ardhur mua ne ndihme dhe une e "prita me kembet e para".

U ndjeva keq dhe me erdhi turp nga vetja. I shkrova nje sms dhe i kerkova ndjese.

A nuk ju ka ndodhur edhe juve ndonje situate e tille apo e ngjashme? Pavaresisht nga situata ku ne ndodhemi e kemi shume te veshtire te kerkojme falje, nderkohe qe kemi lenduar dike tjeter qofte edhe me egoizmin apo pandjeshmerine tone.

Nuk ka turp te thuash "Me fal!" Une nuk dua t'i prish marredheniet me njerezit dhe nese nje "Me fal" me pengon, une dua ta heq tutje.

"Me fal" eshte nje pasoje e pashmangshme e nje menyre sjelljeje te caktuar. "Me fal" eshte nje melhelm i nevojshem per nje marredhenie "ne lengate".

Do ti qe edhe femijet e kane te veshtire te thone, me fal!!!

Une u kam kerkuar me dhjetera here te falur edhe femijeve te mi dhe gezimi qe une kam ndjere kur ata me kane thene "Te fal" eshte i papershkrueshem, sepse e kam kuptuar qe ata me duan dhe duan qe ta cojme perpara marredhenien tone te miqesise dhe te dashurise.

Keshtu ndodh edhe ne marredhenien ne cift apo ne marredheniet e miqesise. Zemrat e thyera mund te restaurohen me nje "Me fal" te sinqerte.

ME FAL!!!

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment