Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Thursday, May 27, 2010

Leter vajzes

Te dashur miq,

Po ju postoj nje shkrim shume interesant, ne fakt eshte nje leter qe nje mama (nje nder mikeshat e mia te shtrenjta) ja shkruan vajzes se saj. Sa here qe e lexoj, zemra me mbushet me gezim dhe ngazellim dhe jam shume krenare per mikeshen time, qe synon te nxise femijen e saj dhe e meson, drejt kultivimit te virtyteve dhe te vlerave me te mira njerezore. Ju ftoj ta lexoni dhe ta shijoni.

E dashur Dori, jam shume e bekuar me miqesine tende dhe shume krenare sesa mama e mire qe je! Te dua shume:-)

Edi Gogu


"Leter vajzes time".
Monday, March 15, 2010 at 3:59pm
Kur ishe 4 vjece te thash te zgjedhesh nje nga lodrat e tua qe t'ja besh dhurate Eves.Ishte nje vajze 9 vjece qe e gjetem nje dite ne rruge,e varfer,qe jetonte me babain e saj pasi prinderit i kishte te ndare.Shkuam te shtepia e saj dhe te beri shume pershtypje.Eva nuk kishte asnje loder.Atehere ti i dhe lodren tende qe zgjodhe per te dhe ajo po fluturonte nga gezimi.Per shume kohe ishe e gezuar sepse i dhurove lodren tende.Ishte dicka shume e rendesishme per ty.Ishte dicka qe te beri te mendohesh pavarsisht se ishe vetem 4 vjece.
Eva natyrisht do ja dali mbane jetes ,pasi ka dashurine e prinderve te saj.Ka femije vecse qe nuk kane as ate.Mendo qe ka femije ,qe nuk njohin as shoqerine as dashurine e njerezve.Mendo nese asnjeri nuk i ben asnje dhurate.Sa i shkrete do mbetet shpirti i tyre!Per kete dua te te them qe kur i jep dicka nje njeriu tjeter, ky xhest ka pas, nje mirenjohje.Dhe pastaj dua te them edhe dicka tjeter.Ti japesh dicka dikujt do te thote te te mungoje ty dicka.Do me ishte shume e lehte te te bleja nje loder te re qe t'ja beje dhurate shoqes tende Eves.
Po kjo s'do kishte rendesi per ty.Kurse keshtu u mendove.Mund te te them qe per shume kohe vetem kete gje mendoje.Si te ndihmoje te tjeret.Mendo qe nese kete e zmadhon brenda jetes tende,sa gjera me vlere mund te besh qe do te bejne te ndjehesh mire,te ndjehesh njerezore.Eshte rruge e madhe ,e gjate qe te gjesh menyren te besh dike te lumtur, qofte edhe per pak minuta.Eshte rruge e gjate po mbi te gjitha eshte nje ndihme te vetja jote,pasi kenaqesia qe merr ti ,eshte me e madhe.
Sot je 8 vjec dhe vazhdon ne te njejten rruge,don ti ndihmosh te gjithe dhe kur para ca ditesh i bleme kepuce nje shoqes tende qe s'kishte, ti me the :Do jap edhe une leke nga leket e mia qe mblodha per Krishtindje.
Dua te them qe ''Jam shume krenare per ty'',pasi ne kohen qe jetojme ,njerezit nuk kane kohe te merren me te tjeret.Nuk ju intereson me humanizmi.Dhe mjer per ata qe jane humanitar ,mjere per ata qe interesohen per te tjeret,mjere per ata qe mbeten njerez...Them mjere,por edhe ...shyqyr.
Nje dore e zgjatur nuk eshte vetem nje dore qe kerkon ndihmen tende.Nje dore e zgjatur eshte dokumneti qe akoma dikush ka nevoje per humanizmin.
Ta thash dhe me lart ''Jam shume krenare per TY!!!'' Dhe te mbash mend gjithmone :Te japesh doren akoma dhe nese te refuzojne te tyren! Dhe nese do te jete te lendohesh ose te tradhetohesh, ta dish ti do jesh fitimtare .Me mire te te tradhetojne,se sa te tradhetosh
.Natyrisht do te lendohesh me shume keshtu,po vetem me kete menyre do fitosh veten tende.Mos ki frike te humbesh.Te kesh frike vetem ato qe te bejne te kesh turp.Dhe ta dish qe kur jep doren tende te mbeshtetet dikush ,mbeshtet ne rradhe te pare veten tende.Dhe ketu po ta them prap ,pasi duhet te ta them ''JAM SHUME KRENARE PER TY!'' Dhe shpresoj dikur ta lexosh kete leter dhe te kuptosh sa e vecante je dhe sa shume '' TE DUA''

Natyrisht qe dashuria e vertete eshte sakrifica me e madhe ,pasi jep te njeriu qe don gjithe veten tende.Shpirtin,mendimin,ankthin,jeten tende.Po te tera ato qe jep, kane edhe fitim.Pasi kur jep veten, e fiton.''Ti'' e dashur me bere te njof vleren e vertete te dashurise .Une te solla ne jete .Une e kam per detyre te te jap.Ti nese me don ,kjo do jete per mua, nje lumturi.Por une nuk kam te drejte te kerkoj asgje prej teje ,VETEM TE BEHESH NJERI I MIRE DHE I DREJTE!!!

Kushtuar vajzes time Kristines !

Doreida Aliaj

2 comments:

  1. E dashur Edi se besoja kurre qe kjo leter mund te behej frymezim edhe i nenave te tjera,eshte thjesht nje leter per vajzat e mia.Faleminderit qe e zgjodhe ta shkruash ne blogun tend.Dua te them vetem disa fjale per te gjitha mamate dhe besoj qe kjo i shpjegon te gjitha ato qe kam shkruajtur ne kete leter.
    Mamaja eshte njeriu qe te bertet dhe te terheq vemendjen me shume nga te gjithe kur ben dicka te keqe dhe mamaja eshte ajo qe uleret nga gezimi me shume nga te gjithe kur ben dicka te mire.
    Te dashura mikesha mos harroni kurre te lavderoni femine per cdo xhest te mire qe ben ,kete e them se shume here, pa dashje i kalojme te mirat dhe ngelim te xhestet e keqija qe bejne femijet tane.
    E dashur Edi edhe une jam e lumtur qe jemi shoqe dhe pas shume vitesh u lidhem perseri.Te puth fort ty dhe femijet dhe akoma dhe nje here ''Faleminderit ''

    ReplyDelete
  2. E dashura mikja ime e mire:-)

    Te falenderoj shume per te gjitha fjalet e mira dhe qe je nje mama qe i meson me shume perkushtim udhen e duhur femijeve te tu.

    Une jam e bekuar me nje mike si ty.

    Fjalet e mira ndertojne shume here me shume sesa qortimet e ashpra. Jam shume dakort me ty.

    Perqafime dhe pushime te kendshme!!

    ReplyDelete