Miredita te dashur miq,
Dje nje miku yne me kishte shkruar nje koment shume interesant ne lidhje me blogun e cajit dhe pervecse me inkurajoi, me kujtoi kohen kur ne e pinim cajin vetem ne raste gripi apo te ftohti. Madje qe nga ajo kohe une jam pak e rezervuar me konsumimin e cajit te malit:-)))
Tani qe po shkruaj po shijoj nje filxhan caji jeshil me fruta kardamomi. I mire per organizmin dhe shume aromatik.
Cdo dite kemi folur per tema te ndryshme, por kemi anashkaluar temen e preferuar te gatimit. Sot do te ndaj me ju nje recete qe mund te klasifikohet me dinjitet tek kategoria "Supe per miq".
Jo se ju nuk mund ta konsumoni per veten tuaj, por qe "te nderon" edhe ne raste kur tryezen familjare e kane zbukuruar miq e te ftuar.
SUPE PER "MIQ"
Perberesit:
500gr fileto pule
1 qepe mesatare
2 thelpinj hudher
3 presh te prere ne rrathe te holle
1 luge caji gjalpe
1 luge supe vaj ulliri
2 patate mesatare
3 luge supe grure
100 gr bizele
5 karota te prera ne kubike
100 gr lulelaker
1 spec i kuq (per t'i dhene jo vetem shije, por edhe ngjyre supes)
100 gr spinaq i grire holle
1 tufe koper
Fileton e pules e lajme dhe e presim ne kubike te vegjel. I kaurdisim me pak hudher ne 2 luge vaj ulliri dhe i shtojme pakez kripe dhe gjysem luge caji pluhur kumini.
Kaurdisja vazhdon per 5 minuta dhe pasi hiqen nga zjarri ia shtojme perzierjes se supes.
Ne nje tenxhere me madhesi mesatare hidhni 1 luge caji gjalpe dhe 1 luge supe vaj ulliri. Menjehere shtoni 1 qepe mesatare te grire holle, 2 thelpinj hudher, 3 presh te prere ne forme rrathesh. Perziejini mire se bashku pa i lene te ngjiten per 3-4 minuta.
Me pas shtoni 1 gote uje ose leng pule dhe te gjitha perimet e tjera te pastruara dhe te prera holle.
Patatet i presim ne formen e thelave te portokallit. I hedhim dhe pak uje tenxheres dhe pasi i veme kapakun tenxheres e leme te vloje per 30 minuta.
Ne fund pasi supa te kete ziere i shtojme kopren e grire dhe pak piper te zi. Ne fund te pjates se supes shtrojme nje cope limoni mbi te cilen hedhim supen e ngrohte.
Kjo eshte nje supe qe shijon shume dhe qe ka shume vlera ushqyese.
Ju befte mire!
Edi Gogu
Wednesday, May 19, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment