Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Tuesday, May 18, 2010

Rrudha shpirti

Ju pershendes te gjitheve,

Me paska marre malli per takimin tone te perditshem te cajit, por vendosa qe te mos shkruaja per nja dy dite, meqe shkrimi i fundit i postuar ishte goxha i gjate dhe doja t'ju lija kohe per ta lexuar.

Ju falenderoj te gjitheve ju qe me keni derguar komentet tuaja ne lidhje me te:-)

Cdo mengjes bashkeshorti dhe femijet kane nevoje per nga nje kemishe te bardhe te paster e te hekurosur. Sa me pelqen kur hekuri me avull "sulmon" rrudhat e copes se bardhe dhe i ve permbys menjehere. Me ngjason me ato beteja tru me trup, ku ai qe mundet i ngre duart lart ne shenje pafuqishmerie.

Keshtu edhe rrudhat e kemishave qe une hekuros, dorezohen nga fuqia e avullit dhe nxehtesise se hekurit. Mendja pastaj fluturon drejt copave qe jane me te veshtira per t'i hekurosur dhe sesi me duhet t'i lag me pare disi e me pas ti shtroj me hekur.

Pastaj mendja shkon tek rrudhat qe do t'i shtohen fytyres sime me kalimin e viteve. Edhe truri ka rrudha, madje nje teori thote se sa me e madhe "rrudhosja e trurit" aq me e larte shkalla e inteligjences. Mendimi iken me nje shpejtesi rrufe dhe befas ngrij...

Ngrij sepse mendoj qe edhe ne shpirt kemi rrudha. Po po rrudha shpirti. Ato jane c'jane ne fakt. Megjithese mund t'u kushtosh kujdes per t'i shtruar e per ti fshehur nen nje buzeqeshje diplomatike, ato mbeten serish aty.

I torturojme keto lloj rrudhash nen nxehtesine e padurueshme te miresjelljes, por menjehere sapo mendojme qe jane zhdukur ato ngrene krye.

Gjithesecili e di vete se cfare lloj rrudhadh ka brenda ne shpirt. Zili, inat, meri, mosfalje, mungese tolerance, mashtrim, tradheti, xhelozi, papergjegjshmeri, dembelizem, vese...etj e shume gjera te tjera qe nuk po me vijne ndermend tani.

Disa here nuk i veme re keto rrudha, por edhe atehere kur jemi te vetedijshem per pranine e tyre, e kemi shume te veshtire qe te bejme cmos per ti hequr qafe.

Disa prej tyre jane aq te "qendrushme saqe as edhe pastrimi kimik me i mire nuk mundet dot qe ti zhduke perfundimisht. nese nje veshje "problematike" ne lidhje me rrudhat e zevendeson duke blere nje tjeter, atehere si t'ja bejme me shpirtin?

A mund te blejme nje shpirt te ri? Mendoj se ka nje zgjidhje ne kete rast dhe nej zgjidhje e leverdisshme qe i qendron cdo koleksioni te modes. Mund te "zhveshim zemren e vjeter me rrudha e te daleboje dhe te veshim nje zemer te re".

Nje zemer prej mishin ne vend te asaj prej guri. Nje zemer qe mendon dhe jeton per te bere te miren, ne vend te zemres hakmarrese e te lige. Nje zemer qe beson me te miren, ne vend te zemres dyshuese dhe xheloze. NJe zemer te perulur ne vend te zemres kryenece. Nje zemer qe di te fale, ne vend te zemres hidhnake.

Nje zemer qe rreh me tik-tak-un qiellor, ne vend te zemres se kapur pas deshirave te liga e te uleta. Nje zemer qe sakrifikon ne vend te nje zemre egoiste.

Nje zemer te mbushur plot me dashuri----TANI MBETEN KETO TE TRIA; BESIMI SHPRESA DHE DASHURIA, POR ME E MADHJA NDER TO ESHTE DASHURIA--- ( Shkeputur nga Bibla)

Kjo eshte nje pjese e tekstit te kenges "PYES LOTIN" fituese te cmimit te pare ne RTSH, interpretuar nga Elsa Lila si edhe nje nder vargjet qe edhe Leon Tolstoi i citonte shpesh me familjen dhe me miqte e tij te aferm dhe te shkeputura nga libri i Bibles (1 Korintasve, kapitulli 13, vargu 13)

Po ti c'do te besh me rrudhat e shpirtit tend?

Me dashuri,
Edi Gogu

No comments:

Post a Comment