Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Monday, May 24, 2010

Rrjeta e Sharlotes

Pershendetje te dashur miq,

Ndersa perpiqem qe te gjej pak minuta te lira per te shkruar, mendja me fluturon tek ato dhjetera gjera te tjera qe duhet te mbaroj. Megjithate, nje filxhan caj duhet shijuar me qetesi.

Po pergatitem per takimin e rradhes me mamate e reja "Pasditje ime" dhe po perpiqem qe te hartoj nje liste mbi librat qe jane te mire per tu lexuar ne shtrat perpara se femijet te flene.

Mendja ime listoi ne krye te listes "Rrjeta e Sharlotes". Ne fakt nuk eshte perkthyer ende ne shqip dhe une ua kam lexuar femijeve nga anglishtja. Ishte sfide qe cdo here kur mbaronte nje kapitull te mos vazhdonim edhe nje kapitull tjeter.

Historia ben fjale per nje derrkuc ferme i cili do te "serviret" i pjekur ne Krishtlindje. Sharlota, nje merimange e zeze ben cmos per ta shpetuar derrkucin e bukur Uilbur. Dhe e dini si?

Ajo thur me rrjeten e saj gati cdo dite nga nje fjale vleresuese per derrkucin dhe kur fermeret e lexojne kete gje, vertet besojne se Uilburi eshte nje derrkuc i vecante. Ne fund Sharlota pasi ka thurur nje rrjete me nje mbishkrim edhe me mbreselenes,shuhet duke i lene Uilburit kujtime shume te bukura e te dashura.

A nuk duam edhe ne njerezit qe te kemi nje mik/e te dashur e te shtrenjte qe te kujdeset me dashuri per ne? Oh, patjeter qe duam.

Na ndodh shpeshhere qe miqte tane te dashur e te shtrenjte na zhgenjejne e na lendojne dhe ne atehere humbasim gezimin dhe buzeqeshjen tone. Po kush tha qe miqte nuk te lendojne? Kush tha qe nje mikeshe nuk flet pas kraheve te tu, atehere kur "ti shijon e qete jeten tende dhe fle mbi dafina"?

ne fund te fundit jemi te gjithe njerez dhe natyra njerezore eshte e tille. Megjithese ty nuk te eshte sjelle askush si Sharlota qe permenda me siper, perse nuk provon ti se pari te jesh nje "Sharlote" e mire per miqte e tu?

Kjo te ndihmon te largosh hidhesine nga zemra jote dhe te motivon te ecesh perpara pa mbartur mbi shpinen e "shpirtit" tend, barren e rende te hidhesise.

Mbaj mend qe per Pashke ndersa shihnim nje film mbi jeten e Jezus Krishtit, femijet e mi thane dicka te tille: "Maaaa, sa mire eshte ta kesh Jezusin si mikun tend, sepse asnje shok tjeter nuk merr denimin ne vendin tone".

Kjo gje e thene kaq thjesht dhe pafajesisht me beri ti shoh gjerat permes syve te tyre. Njerezit jane te kufizuar ne mundesite, ne kohen, ne aftesite e tyre, per te ofruar nje miqesi perfekte, megjithate nese ti sheh me te miren tek ata, kjo e forcon miqesine.

Padyshim qe edhe Krishti na pa permes syve te dashurise, ndaj edhe mori ne kryq ndeshkimin tone, permes vdekjes se tij.

Dikush qe e lexon kete shkrim mund edhe te mos jete dakort me keto qe shkrova une, por kjo eshte e verteta dhe une vetem po e sjell si nje fakt qe shpeshhere e harrojme.

Ju uroj cdo te mire dhe mirutakofshim neser per caj e te vazhdojme te flasim "CFARE DUAN MESHKUJT?"

Me dashuri,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment