Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Monday, May 31, 2010

Vajza rrit femijen e ngjizur permes incestit nga i jati

Te dashur miq,

Uroj qe te gjithe te jeni mire si me shendet ashtu edhe me angazhimet e tjera qe ju keni.
Ende nuk mund tu besoj vesheve nga ajo qe degjova ne edicionin e lajmeve mbreme. Incest i monstruoz i babait shqiptar me banim ne Greqi,me vajzat e tij qe ne moshen 6 dhe 8 vjec.

Kjo eshte mosha kur femija forcon tiparet e karakterit te tij dhe zhvillon personalitetin, individualitetin dhe perpiqet te gjeje vendin e tij ne familje, ne shkolle, ne shoqeri. Eshte mosha kur femijet vazhdojne te luajne me lodra dhe te shijojne femijerine dhe enderrat me te bukura feminore mes fantazise se perrallave dhe deshirave te pafundme.

As nuk mundem dot te shkruaj asnje fjale rreth traumes, frikes dhe dhunes seksuale, mendore dhe emocionale te ushtruar tek keto dy vajza, pikerisht nga babai i tyre.

Cfare figure aterore e frikshme! Nje person i tille nuk mund te quhet normalisht baba, kurre!!!

Tani pas shume vitesh abuzimi me to, njera nga vajzat ka sjelle ne jete, femijen e babait te saj!!!

Nderkohe qe babai abuzonte me vajzat ne sy te djalit te vogel, e ftonte dhe ate qe te shikonte dhe te mesonte sepse nje dite do te behej burre.

Nje baba i meson djemte te luajne futboll, te duan sportet, te behen te sjellshem dhe te kujdesshem me kedo, te ndihmojne familjen me pune "burrash", te "mbrojne" familjen e tyre, te jene te ndjeshem, te ndershem, punetore etj.

Ky baba e ftonte djalin e tij te behej monster, si vete ai.

Me falni sepse nuk mund te shkruaj dot me rreth kesaj ngjarjeje te frikshme qe me ka shokuar krejt.

Kur figura aterore ushtron dhune shumeformeshe mbi vete femijet e tij, cfare mund te presesh nga ata qe nuk te kane asgje?

Ndihem shume keq dhe e peshtjelluar nga kjo histori. Madje sot me treguan edhe nje histori tjeter incesti midis vellait te madh dhe motres 14 vjecare e cila eshte 6 muajshe shtatzene, nderkohe qe vajza ka kryer disa aborte me pare.

E tmerrshme!!!

Njerezit e komunitetit ku banojne personat qe permenda se fundmi rrefejne per plot raste te kesaj natyre, ku incesti ndodh dhe MBAHET I FSHEHTE ME FANATIZEM.

Se bashku per t'i thene "JO DHUNES NE FAMILJET SHQIPTARE!"

Edi Gogu

Friday, May 28, 2010

Takimi "PASDITJA IME"-moms club (Gati per gjume?)

Te dashura mikesha,

Deshiroj t'ju rikujtoj takimin e rradhes se mameve "PASDITJA IME" :-)) Kete jave do te flasim per gjumin dhe zakonet e gjumit tek femijet. A flene femijet menjehere pasi u kemi thene te vene ne shtrat? A flene vetem ne dhomat e tyre? Cfare "huqesh" i pengojne ata te shplodhen si duhet? A mund te fleje nje femije menjehere pasi ka konsumuar darken? Si mund te bej femijen tim qe te shkoje ne shtrat me qejf? Keto pyetje e shume te tjera do t'i diskutojme ne kete takim. Nese keni ndonje pyetje qe doni ta diskutojme, ju lutem me shkruani!

Gjithashtu do te organizojme nje feste me pizhama per femijet. Mos harroni t'u merrni pizhamat me vehte. Brenda mundesive sillni dicka qe mendoni se femijet mund ta shijojne gjate festes. Kekun dhe nje embelsire tjeter e kemi te sigurua

Takimi do te jete diten e diele, date 29 Maj, ora 17:00.
Meqe disa nga ju nuk e dine ende vendin e takimit, le te takohemi ne 16:55 tek trotuari perpara portes hyrese per tek kompleksi DINAMO.

Une do te jem aty per t'ju pritur dhe shoqeruar tek salla e cila eshte 30 m me tutje.

Nese deshironi mund te merrni me vehte edhe shoqe apo mikesha tuajat.

Ju lutem mos harroni te me dergoni nje konfirmim me sms apo eml, apo mesazh ne FB, qe te di se ke te pres tek vendtakimi..

Me shume detaje mbi takimin do te gjenii tek http://pijmenjecajeflasim-googuls.blogspot.com/ ne shkrimin me titull "PASDITJA IME".

Mire u takofshim:-)
Me dashuri

Edi Gogu

Thursday, May 27, 2010

Leter vajzes

Te dashur miq,

Po ju postoj nje shkrim shume interesant, ne fakt eshte nje leter qe nje mama (nje nder mikeshat e mia te shtrenjta) ja shkruan vajzes se saj. Sa here qe e lexoj, zemra me mbushet me gezim dhe ngazellim dhe jam shume krenare per mikeshen time, qe synon te nxise femijen e saj dhe e meson, drejt kultivimit te virtyteve dhe te vlerave me te mira njerezore. Ju ftoj ta lexoni dhe ta shijoni.

E dashur Dori, jam shume e bekuar me miqesine tende dhe shume krenare sesa mama e mire qe je! Te dua shume:-)

Edi Gogu


"Leter vajzes time".
Monday, March 15, 2010 at 3:59pm
Kur ishe 4 vjece te thash te zgjedhesh nje nga lodrat e tua qe t'ja besh dhurate Eves.Ishte nje vajze 9 vjece qe e gjetem nje dite ne rruge,e varfer,qe jetonte me babain e saj pasi prinderit i kishte te ndare.Shkuam te shtepia e saj dhe te beri shume pershtypje.Eva nuk kishte asnje loder.Atehere ti i dhe lodren tende qe zgjodhe per te dhe ajo po fluturonte nga gezimi.Per shume kohe ishe e gezuar sepse i dhurove lodren tende.Ishte dicka shume e rendesishme per ty.Ishte dicka qe te beri te mendohesh pavarsisht se ishe vetem 4 vjece.
Eva natyrisht do ja dali mbane jetes ,pasi ka dashurine e prinderve te saj.Ka femije vecse qe nuk kane as ate.Mendo qe ka femije ,qe nuk njohin as shoqerine as dashurine e njerezve.Mendo nese asnjeri nuk i ben asnje dhurate.Sa i shkrete do mbetet shpirti i tyre!Per kete dua te te them qe kur i jep dicka nje njeriu tjeter, ky xhest ka pas, nje mirenjohje.Dhe pastaj dua te them edhe dicka tjeter.Ti japesh dicka dikujt do te thote te te mungoje ty dicka.Do me ishte shume e lehte te te bleja nje loder te re qe t'ja beje dhurate shoqes tende Eves.
Po kjo s'do kishte rendesi per ty.Kurse keshtu u mendove.Mund te te them qe per shume kohe vetem kete gje mendoje.Si te ndihmoje te tjeret.Mendo qe nese kete e zmadhon brenda jetes tende,sa gjera me vlere mund te besh qe do te bejne te ndjehesh mire,te ndjehesh njerezore.Eshte rruge e madhe ,e gjate qe te gjesh menyren te besh dike te lumtur, qofte edhe per pak minuta.Eshte rruge e gjate po mbi te gjitha eshte nje ndihme te vetja jote,pasi kenaqesia qe merr ti ,eshte me e madhe.
Sot je 8 vjec dhe vazhdon ne te njejten rruge,don ti ndihmosh te gjithe dhe kur para ca ditesh i bleme kepuce nje shoqes tende qe s'kishte, ti me the :Do jap edhe une leke nga leket e mia qe mblodha per Krishtindje.
Dua te them qe ''Jam shume krenare per ty'',pasi ne kohen qe jetojme ,njerezit nuk kane kohe te merren me te tjeret.Nuk ju intereson me humanizmi.Dhe mjer per ata qe jane humanitar ,mjere per ata qe interesohen per te tjeret,mjere per ata qe mbeten njerez...Them mjere,por edhe ...shyqyr.
Nje dore e zgjatur nuk eshte vetem nje dore qe kerkon ndihmen tende.Nje dore e zgjatur eshte dokumneti qe akoma dikush ka nevoje per humanizmin.
Ta thash dhe me lart ''Jam shume krenare per TY!!!'' Dhe te mbash mend gjithmone :Te japesh doren akoma dhe nese te refuzojne te tyren! Dhe nese do te jete te lendohesh ose te tradhetohesh, ta dish ti do jesh fitimtare .Me mire te te tradhetojne,se sa te tradhetosh
.Natyrisht do te lendohesh me shume keshtu,po vetem me kete menyre do fitosh veten tende.Mos ki frike te humbesh.Te kesh frike vetem ato qe te bejne te kesh turp.Dhe ta dish qe kur jep doren tende te mbeshtetet dikush ,mbeshtet ne rradhe te pare veten tende.Dhe ketu po ta them prap ,pasi duhet te ta them ''JAM SHUME KRENARE PER TY!'' Dhe shpresoj dikur ta lexosh kete leter dhe te kuptosh sa e vecante je dhe sa shume '' TE DUA''

Natyrisht qe dashuria e vertete eshte sakrifica me e madhe ,pasi jep te njeriu qe don gjithe veten tende.Shpirtin,mendimin,ankthin,jeten tende.Po te tera ato qe jep, kane edhe fitim.Pasi kur jep veten, e fiton.''Ti'' e dashur me bere te njof vleren e vertete te dashurise .Une te solla ne jete .Une e kam per detyre te te jap.Ti nese me don ,kjo do jete per mua, nje lumturi.Por une nuk kam te drejte te kerkoj asgje prej teje ,VETEM TE BEHESH NJERI I MIRE DHE I DREJTE!!!

Kushtuar vajzes time Kristines !

Doreida Aliaj

Wednesday, May 26, 2010

Me fal!!!

Miredita te dashur miq,

Tani me duket pak cudi qe ndersa shkruaj, ndricimi qe bie mbi kompjuter eshte ai i nje dite me diell dhe une nuk ju pershendes me "permes" zymtesise se mengjeseve plot shi.

Vras mendjen se cfare caji piva ne mengjes, por po "zbuloj" qe nuk e paskam konsumuar ende asnje pikez caj. Epo ja, tamam, le ta shijojme se bashku nga nje kupe.

Sot pergatita caj jeshil&jasemin. Per momentin (besoj se pergjithmone) ky eshte caji qe klasifikon top-listen e cajrave te mi te preferuar.

Dita ime nisi normalisht, me nje liste te pafundme gjerash per te bere. Pune shtepie, gatim, psonisje fruta-perimesh, blerja e disa ilaceve per dhimbje akute veshi e dhembi, perfundimi i disa artikujve, pergatitja per takimin e mamave diten e diele, vajtje ne pastrim kimik, kujdesi i perditshem per dy kanarinat dhe breshken e ujit, ujitja e luleve, disa telefonata qe i kryej ndersa bej ndonje nga keto pune, palosje-hekurosje dhe nderja e rrobave te tjera te cilat lahen kur vjen ujji ne mengjes, marrja e femijeve nga shkolla,konsumimi i drekes se bashku, prape pune ndersa ata pushojne e nuk po vazhdoj me se lista nuk mbaron deri ne mesnate...

Nderkohe sot prisja dhe nje telefonate nga nje botues per tu takuar paradite e per te vazhduar me procesin e botimit te librit me perralla.

Nderkohe, bie telefoni e permes bisedes marr vesh qe me duhet te bej nje pershtatje te menjehershme te rradhes se aktiviteteve te paradites. Ishte dicka e nevojshme per ne, por JO NE ATE MOMENT.

As vete nuk e kuptova se sa shpejt u acarova. U acarova sepse me duhet te beja ca pune qe ma benin lemsh diten dhe kjo pershtatje duhej bere brenda 10 minutash.

Bashkebiseduesit i shpreha ankthin tim, duke e bere te ndihet ne siklet. Nuk eshte ne natyren time qe une te bertas e te bej shume bla-bla-bla edhe kur jam e acaruar, por nje "Ohuhaaa, dhe kete kisha manget" me nje ton te pakenaqur shpreh me shume se mijera fjale.

Pas disa minutash "ftohjeje" kisha kuptuar fare qarte qe e kisha prishur. Bashkebiseduesi im "telefonik" kish sakrifikuar nga koha e tij per te me ardhur mua ne ndihme dhe une e "prita me kembet e para".

U ndjeva keq dhe me erdhi turp nga vetja. I shkrova nje sms dhe i kerkova ndjese.

A nuk ju ka ndodhur edhe juve ndonje situate e tille apo e ngjashme? Pavaresisht nga situata ku ne ndodhemi e kemi shume te veshtire te kerkojme falje, nderkohe qe kemi lenduar dike tjeter qofte edhe me egoizmin apo pandjeshmerine tone.

Nuk ka turp te thuash "Me fal!" Une nuk dua t'i prish marredheniet me njerezit dhe nese nje "Me fal" me pengon, une dua ta heq tutje.

"Me fal" eshte nje pasoje e pashmangshme e nje menyre sjelljeje te caktuar. "Me fal" eshte nje melhelm i nevojshem per nje marredhenie "ne lengate".

Do ti qe edhe femijet e kane te veshtire te thone, me fal!!!

Une u kam kerkuar me dhjetera here te falur edhe femijeve te mi dhe gezimi qe une kam ndjere kur ata me kane thene "Te fal" eshte i papershkrueshem, sepse e kam kuptuar qe ata me duan dhe duan qe ta cojme perpara marredhenien tone te miqesise dhe te dashurise.

Keshtu ndodh edhe ne marredhenien ne cift apo ne marredheniet e miqesise. Zemrat e thyera mund te restaurohen me nje "Me fal" te sinqerte.

ME FAL!!!

Edi Gogu

Monday, May 24, 2010

Rrjeta e Sharlotes

Pershendetje te dashur miq,

Ndersa perpiqem qe te gjej pak minuta te lira per te shkruar, mendja me fluturon tek ato dhjetera gjera te tjera qe duhet te mbaroj. Megjithate, nje filxhan caj duhet shijuar me qetesi.

Po pergatitem per takimin e rradhes me mamate e reja "Pasditje ime" dhe po perpiqem qe te hartoj nje liste mbi librat qe jane te mire per tu lexuar ne shtrat perpara se femijet te flene.

Mendja ime listoi ne krye te listes "Rrjeta e Sharlotes". Ne fakt nuk eshte perkthyer ende ne shqip dhe une ua kam lexuar femijeve nga anglishtja. Ishte sfide qe cdo here kur mbaronte nje kapitull te mos vazhdonim edhe nje kapitull tjeter.

Historia ben fjale per nje derrkuc ferme i cili do te "serviret" i pjekur ne Krishtlindje. Sharlota, nje merimange e zeze ben cmos per ta shpetuar derrkucin e bukur Uilbur. Dhe e dini si?

Ajo thur me rrjeten e saj gati cdo dite nga nje fjale vleresuese per derrkucin dhe kur fermeret e lexojne kete gje, vertet besojne se Uilburi eshte nje derrkuc i vecante. Ne fund Sharlota pasi ka thurur nje rrjete me nje mbishkrim edhe me mbreselenes,shuhet duke i lene Uilburit kujtime shume te bukura e te dashura.

A nuk duam edhe ne njerezit qe te kemi nje mik/e te dashur e te shtrenjte qe te kujdeset me dashuri per ne? Oh, patjeter qe duam.

Na ndodh shpeshhere qe miqte tane te dashur e te shtrenjte na zhgenjejne e na lendojne dhe ne atehere humbasim gezimin dhe buzeqeshjen tone. Po kush tha qe miqte nuk te lendojne? Kush tha qe nje mikeshe nuk flet pas kraheve te tu, atehere kur "ti shijon e qete jeten tende dhe fle mbi dafina"?

ne fund te fundit jemi te gjithe njerez dhe natyra njerezore eshte e tille. Megjithese ty nuk te eshte sjelle askush si Sharlota qe permenda me siper, perse nuk provon ti se pari te jesh nje "Sharlote" e mire per miqte e tu?

Kjo te ndihmon te largosh hidhesine nga zemra jote dhe te motivon te ecesh perpara pa mbartur mbi shpinen e "shpirtit" tend, barren e rende te hidhesise.

Mbaj mend qe per Pashke ndersa shihnim nje film mbi jeten e Jezus Krishtit, femijet e mi thane dicka te tille: "Maaaa, sa mire eshte ta kesh Jezusin si mikun tend, sepse asnje shok tjeter nuk merr denimin ne vendin tone".

Kjo gje e thene kaq thjesht dhe pafajesisht me beri ti shoh gjerat permes syve te tyre. Njerezit jane te kufizuar ne mundesite, ne kohen, ne aftesite e tyre, per te ofruar nje miqesi perfekte, megjithate nese ti sheh me te miren tek ata, kjo e forcon miqesine.

Padyshim qe edhe Krishti na pa permes syve te dashurise, ndaj edhe mori ne kryq ndeshkimin tone, permes vdekjes se tij.

Dikush qe e lexon kete shkrim mund edhe te mos jete dakort me keto qe shkrova une, por kjo eshte e verteta dhe une vetem po e sjell si nje fakt qe shpeshhere e harrojme.

Ju uroj cdo te mire dhe mirutakofshim neser per caj e te vazhdojme te flasim "CFARE DUAN MESHKUJT?"

Me dashuri,

Edi Gogu

Thursday, May 20, 2010

Me mamate e mia

Miredita te gjitheve,

Sot e kam nisur diten shume heret, aq sa me dukej sikur zilja e alarmit me kishte marre inat dhe donte te ma prishte gjumin.

Kemi nje fushate "uje-mbushjeje" qe duhet ta kryej me sukses pa ikur uji se pastaj mbetemi gjithe diten pa uje.

Gjithashtu edhe nxitova pasi sot do te dal per caj me mamate e mia. Joooo, jo, nuk jam femije i adoptuar, por kur them mamate e kam fjalen per mamane time dhe per mamane e bashkeshortit tim.

Kam vertet shume pune, por mendova qe ato mund te presin per me pas dhe kenaqesia qe do te marr dhe do te jap gjate kohes qe do te jemi se bashku ja vlen.

Mamate e mia po me mesojne shume gjera qe nuk i dija me pare. Permes mallit qe ato kane per vitet dhe kohen e femijerise tone, po me ndihmojne te kuptoj qe udhetimi i memesise do te kete disa ndalesa te dhimbshme.

Une qesh me vehten, pasi une qaj nje jave te tere kur femijet fillojne shkollen ne shtator, pasi gjate pushimeve te veres e shpenzojme kohen prane e prane se bashku.

Lotet dhe malli i tyre per ne, po me meson qe te behem gati pak nga pak per ndarje te vogla nga femijet tane deri kur ata te jene gati per tu larguar nga shtepia prinderore per te formuar folezat e tyre.

Ika se nuk dua te behem vone e tu shtoj merakun mamave te mia. Mamate mbeten mama, me zemer te madhe e sy te perlotur.

Kalofshi mire edhe juve sot!

Me admirim per cdo mama,

Edi Gogu

Wednesday, May 19, 2010

Supe per "miq"

Miredita te dashur miq,

Dje nje miku yne me kishte shkruar nje koment shume interesant ne lidhje me blogun e cajit dhe pervecse me inkurajoi, me kujtoi kohen kur ne e pinim cajin vetem ne raste gripi apo te ftohti. Madje qe nga ajo kohe une jam pak e rezervuar me konsumimin e cajit te malit:-)))

Tani qe po shkruaj po shijoj nje filxhan caji jeshil me fruta kardamomi. I mire per organizmin dhe shume aromatik.

Cdo dite kemi folur per tema te ndryshme, por kemi anashkaluar temen e preferuar te gatimit. Sot do te ndaj me ju nje recete qe mund te klasifikohet me dinjitet tek kategoria "Supe per miq".

Jo se ju nuk mund ta konsumoni per veten tuaj, por qe "te nderon" edhe ne raste kur tryezen familjare e kane zbukuruar miq e te ftuar.

SUPE PER "MIQ"

Perberesit:
500gr fileto pule
1 qepe mesatare
2 thelpinj hudher
3 presh te prere ne rrathe te holle
1 luge caji gjalpe
1 luge supe vaj ulliri
2 patate mesatare
3 luge supe grure
100 gr bizele
5 karota te prera ne kubike
100 gr lulelaker
1 spec i kuq (per t'i dhene jo vetem shije, por edhe ngjyre supes)
100 gr spinaq i grire holle
1 tufe koper


Fileton e pules e lajme dhe e presim ne kubike te vegjel. I kaurdisim me pak hudher ne 2 luge vaj ulliri dhe i shtojme pakez kripe dhe gjysem luge caji pluhur kumini.

Kaurdisja vazhdon per 5 minuta dhe pasi hiqen nga zjarri ia shtojme perzierjes se supes.
Ne nje tenxhere me madhesi mesatare hidhni 1 luge caji gjalpe dhe 1 luge supe vaj ulliri. Menjehere shtoni 1 qepe mesatare te grire holle, 2 thelpinj hudher, 3 presh te prere ne forme rrathesh. Perziejini mire se bashku pa i lene te ngjiten per 3-4 minuta.

Me pas shtoni 1 gote uje ose leng pule dhe te gjitha perimet e tjera te pastruara dhe te prera holle.

Patatet i presim ne formen e thelave te portokallit. I hedhim dhe pak uje tenxheres dhe pasi i veme kapakun tenxheres e leme te vloje per 30 minuta.

Ne fund pasi supa te kete ziere i shtojme kopren e grire dhe pak piper te zi. Ne fund te pjates se supes shtrojme nje cope limoni mbi te cilen hedhim supen e ngrohte.

Kjo eshte nje supe qe shijon shume dhe qe ka shume vlera ushqyese.

Ju befte mire!

Edi Gogu

Tuesday, May 18, 2010

Rrudha shpirti

Ju pershendes te gjitheve,

Me paska marre malli per takimin tone te perditshem te cajit, por vendosa qe te mos shkruaja per nja dy dite, meqe shkrimi i fundit i postuar ishte goxha i gjate dhe doja t'ju lija kohe per ta lexuar.

Ju falenderoj te gjitheve ju qe me keni derguar komentet tuaja ne lidhje me te:-)

Cdo mengjes bashkeshorti dhe femijet kane nevoje per nga nje kemishe te bardhe te paster e te hekurosur. Sa me pelqen kur hekuri me avull "sulmon" rrudhat e copes se bardhe dhe i ve permbys menjehere. Me ngjason me ato beteja tru me trup, ku ai qe mundet i ngre duart lart ne shenje pafuqishmerie.

Keshtu edhe rrudhat e kemishave qe une hekuros, dorezohen nga fuqia e avullit dhe nxehtesise se hekurit. Mendja pastaj fluturon drejt copave qe jane me te veshtira per t'i hekurosur dhe sesi me duhet t'i lag me pare disi e me pas ti shtroj me hekur.

Pastaj mendja shkon tek rrudhat qe do t'i shtohen fytyres sime me kalimin e viteve. Edhe truri ka rrudha, madje nje teori thote se sa me e madhe "rrudhosja e trurit" aq me e larte shkalla e inteligjences. Mendimi iken me nje shpejtesi rrufe dhe befas ngrij...

Ngrij sepse mendoj qe edhe ne shpirt kemi rrudha. Po po rrudha shpirti. Ato jane c'jane ne fakt. Megjithese mund t'u kushtosh kujdes per t'i shtruar e per ti fshehur nen nje buzeqeshje diplomatike, ato mbeten serish aty.

I torturojme keto lloj rrudhash nen nxehtesine e padurueshme te miresjelljes, por menjehere sapo mendojme qe jane zhdukur ato ngrene krye.

Gjithesecili e di vete se cfare lloj rrudhadh ka brenda ne shpirt. Zili, inat, meri, mosfalje, mungese tolerance, mashtrim, tradheti, xhelozi, papergjegjshmeri, dembelizem, vese...etj e shume gjera te tjera qe nuk po me vijne ndermend tani.

Disa here nuk i veme re keto rrudha, por edhe atehere kur jemi te vetedijshem per pranine e tyre, e kemi shume te veshtire qe te bejme cmos per ti hequr qafe.

Disa prej tyre jane aq te "qendrushme saqe as edhe pastrimi kimik me i mire nuk mundet dot qe ti zhduke perfundimisht. nese nje veshje "problematike" ne lidhje me rrudhat e zevendeson duke blere nje tjeter, atehere si t'ja bejme me shpirtin?

A mund te blejme nje shpirt te ri? Mendoj se ka nje zgjidhje ne kete rast dhe nej zgjidhje e leverdisshme qe i qendron cdo koleksioni te modes. Mund te "zhveshim zemren e vjeter me rrudha e te daleboje dhe te veshim nje zemer te re".

Nje zemer prej mishin ne vend te asaj prej guri. Nje zemer qe mendon dhe jeton per te bere te miren, ne vend te zemres hakmarrese e te lige. Nje zemer qe beson me te miren, ne vend te zemres dyshuese dhe xheloze. NJe zemer te perulur ne vend te zemres kryenece. Nje zemer qe di te fale, ne vend te zemres hidhnake.

Nje zemer qe rreh me tik-tak-un qiellor, ne vend te zemres se kapur pas deshirave te liga e te uleta. Nje zemer qe sakrifikon ne vend te nje zemre egoiste.

Nje zemer te mbushur plot me dashuri----TANI MBETEN KETO TE TRIA; BESIMI SHPRESA DHE DASHURIA, POR ME E MADHJA NDER TO ESHTE DASHURIA--- ( Shkeputur nga Bibla)

Kjo eshte nje pjese e tekstit te kenges "PYES LOTIN" fituese te cmimit te pare ne RTSH, interpretuar nga Elsa Lila si edhe nje nder vargjet qe edhe Leon Tolstoi i citonte shpesh me familjen dhe me miqte e tij te aferm dhe te shkeputura nga libri i Bibles (1 Korintasve, kapitulli 13, vargu 13)

Po ti c'do te besh me rrudhat e shpirtit tend?

Me dashuri,
Edi Gogu

Wednesday, May 12, 2010

TENDENCE PER BRAKTISJE TE ROLEVE NE FAMILJE E SHOQERI

Të dashur miq,

Stinët e vitit ia lënë vendin njëra-tjetrës si ushtarë te mirëstërvitur. Gjithashtu edhe sfidat e jetës na ndjekin këmba-këmbës si trajnues të mirë të karakterit tonë. Prezencën e një stine të “sapombërritur” në qytet e kupton nga ngjyrat që ajo ka sjellë më vete, si edhe nga prekja e saj transformuese rreth e rrotull në natyrë.
Më pëlqen shumë kur i shoh rrugët dhe ato pak lulishte që ka në qytet të mbushura plot me njërez që shëtisin, bisedojnë dhe luajnë me fëmijët ë vegjël.

Ulur në një stol buzë rrugës shijoj një pasdite të qetë dhe ajo që bëj është “shoh, dëgjoj edhe mendoj”. Shoh njerëz që ecin me hap të qetë, të tjerë që nxitojnë, dikë që flet ë ulëret në celular, një vajzë që shijon një akullore, disa zonja që bisedojnë për trashëgiminë eë nuses së njërës prej tyre, nderkohë që mbeskat ëpër të cilat ato kujdesen kanë filluar t’i shkulin flokët dhe mëngët e bluzave të njëra-tjetrës.

E “ngacmuar” nga të gjitha ato që shoh e perceptoj në ato momente, si pa kuptuar kam rënë në mendime që tërheqin pas dhjetëra mendime të tjera.
Nuk e di se çfarë jeni duke bluar në mendjet tuaja, gjatë kësaj kohe, por mendimi që më përshkon mendjen në këtë moment është: “Padyshim që është e qartë dhe e dukshme si drita e diellit tendenca që ka shoqëria “moderne”, pra njeriu për të rrebeluar apo edhe për të braktisur rolin e tij unik në familje që është edhe qeliza e shoqërisë njerëzore”.

Prindër që heqin dorë nga detyrat dhe përgjegjësitë ë tyre prindërore duke i lënë fëmijët pa dashuri, pa mbështetje, pa kujdes ë vëmendje, të kapur gjithnjë ë më shumë në “rrjetat” ëe të qënit shumë të zënë me punë apo edhe duke ndjekur vetëm “hobi-t” e tyre.

Nuk po them që prindërit të mos punojnë apo edhe te mos bëjnë ato gjëra që ju pëlqejnë e që ë ju sjellin kënaqësi, por po flas për një balancin mes nevojave të fëmijëve dhe dëshirave dhe nevojave të vetë prindërve. Kam ndërmend të gjitha ato raste që prindërit megjithëse mund të jenë fizikisht pranë fëmijëve, veprojnë me indiferencë ndaj tyre, duke mos u kujdesur, duke mos luajtur me ta, duke mos biseduar, duke mos i trajnuar, duke mos i trajtuar si krijesa qe kane nevoje per dashuri, respekt, mirekuptim dhe udhëheqje në jetën ë tyre.

Dikush mund të thotë ndërkohë që po lexon këtë artikull se pas një dite të lodhshme në punë, nuk ka fuqi dhe as nerva për tu marrë me “lojra fëmijësh” e me teorira të tilla. Nëse është kështu, atëhere mos u çuditni kur fëmija juaj të mos ketë më pas dëshirë që të rrijë me ju, por të preferojë miqësinë ëe shokëve të tij jo vetëm në moshën ë vegjëlisë, por edhe në adoleshencën e frikshme e më pas.

Do të jenë pikërisht ata fëmijë (që ndoshta juve nuk ju pëlqejnë sot) personat më të afërt që do të këshillojnë fëmijët tuaj, në marrjen e vendimeve të rëndësishme për jetën e tyre. Nëse nënat apo baballarët reshtin së qëni “mami dhe babi” për fëmijët ë tyre, kush do t’i prindërojë këta fëmijë, që krijesat më të shtrenjta në botë kanë së pari mamin dhe babin?
Është e tmerrshme të shikosh një familje, një shoqëri, një gjini që braktis me dëshirë rolin dhe përgjegjësitë e veta.

Çfarë do të ndodhte nëse gruri do të zgjidhte të mos piqej e të na jepte drithin? Çfarë do të ndodhte nëse dielli do të zgjidhte të mos na ngrohte një ditë? Çfarë do të ndodhte nëse syri do të zgjidhte të mos shihte më? Çfarë do të ndodhë nëse një grua nuk dëshiron që të jetë grua, nëse nuk dëshiron që të kujdeset për familjen dhe fëmijët e vet?

Në fakt ne jemi dëshmitarë të këtij fenomeni, të fenomenit të braktisjes me dëshirë të rolit që një grua ka si në familje ashtu edhe në shoqëri. Braktisja e rolit të nënës, edukueses, trajnueses së fëmijëve te vet ka ndikim si në jetën e familjes ashtu edhe në jetën e zhvillimin e shoqërisë.

E shikojmë këtë fakt të pasqyruar tek brezi i të rinjve dhe tek brezi i atyre që sapo kanë hyrë në adoleshencë. I gjithë ai brez “këlthet” me zë të lartë një nevojë të madhe e të papërmbushur për dashuri, një nevojë për afirmim, një nevojë për mbështetje. Nëse një mama zgjedh të braktisë rolin e saj si mbështetëse e fëmijës së saj, çfarë do të ndodhë me atë fëmijë?

Kush do t’ja japë dashurinë dhe vëmendjen që ata kanë nevojë?
Në pjesën më të madhe, njerëzit e gabuar në kohën e gabuar dhe në mënyrën e gabuar. Është pikërisht ky momenti kur adoleshentët fillojnë lidhjet e para dashurore, të cilat shumë shpejt përfundojnë në zhgënjime, pasoja dhe lëndime të pashlyeshme.

Gjithmonë e më shumë shohim fëmijë që rriten vetëm nga gjyshërit apo dadot dhe i shohin prindërit e tyre, vetëm dy orë përpara gjumit. A mund ta mendoni se cili është ndikimi i prindërve brenda këtyre dy orëve?
Një dado kujdeset si një dado ë punësuar dhe ajo nuk mund të zëvendësojë kurrë vendin e mamit. Një gjyshe mbetet një gjyshe dhe nuk mund të bëhet mami i një bebeje.

Vetëm unë dhe ti mund të jemi vetë nëna të fëmijëve tanë dhe zonja të shtëpive dhe të familjeve tona.
Po të ishte ndryshe Perëndia do ua kishte dhënë familjet dhe fëmijët tanë gjyshërve apo kujdestarëve dhe jo neve. Jo. Perëndia na i ka dhënë ne dhe është përgjegjësia jonë që të kujdesemi për ta.

Doja t’ju inkurajoja që të mos i anashkaloni përgjegjësitë tuaja dhe Perendia do t’ju bekojë me frutin e mundit dhe të duarve tuaja.
Të punosh brenda shtëpisë (apo ndryshe të jesh shtëpiake) nuk do të thotë që je e papunë, do të thotë që ti po investon në jetën e fëmijëve te tu dhe po specializohesh në karrierën tënde si grua brenda shtëpisë dhe familjes tënde.

Ka shumë gra që punojnë jashtë shtëpisë në një profesion të caktuar (sepse kështu kanë zgjedhur me dëshirë, apo sepse për arsye të ndryshme janë të detyruara që ta bëjnë këtë gjë) dhe pastaj kur kthehen nga puna përpiqen me mish e me shpirt për të qenë gra shtëpie e mama të përkushtuara. Kjo gjë është shumë ë lodhshme dhe kërkon shumë energji e nerva të qeta. Ato mbarojnë orarin zyrtar dhe sapo dalin nga zyrat apo vendet e punës drejtohen drejt shtëpive duke mos harruar që të bëjnë pazar rrugës. Pastaj merren fëmijët nga kopshti apo shkolla, fillon përgatitja e ushqimit, pastrimi i shtëpisë, kontrolli i detyrave të shtëpisë dhe lista vazhdon pafund.

Për disa kohë e kam provuar edhe vetë këtë stil jetese të ngjeshur, midis punës dhe shtëpisë, por vështirë se mund të jetohet midis dy punëve të tilla për një kohë të gjatë duke pasur, energji, dinamizëm, përkushtim e motivim për t’i përmbushur të dyja përkushtimet me efikasitet të plotë. Ato gra që arrijnë t’i përmbushin si ndjekjen e karrierës dhe mirërritjen e fëmijëve me të njëjtin sukses (megjithëse janë të pakta) kanë të gjithë admirimin dhe respektin tim.

Shumë shpejt pas një stili jetese kaq të ngjeshur, vjen momenti që energjitë reshten dhe nervat për të luajtur dhe për tu marrë me fëmijët, janë bërë copë-copë. Në shumicën e rasteve ndodh që punësimi i një dadoje ngjason me një zgjidhje ideale dhe fëmija tashmë ka një të huaj që kujdeset për të në vend të mamit.
Unë dëshiroj që të inkurajoj të gjitha ato gra që kujdesen për familjet ë tyre me kohë të plotë (pra që punojnë 24 orë) dhe mbase ndonjëherë e humbasin entuziazmin, që të mos rreshtin së investuari në jetët ëe fëmijëve të tyre, këshilla, fjalë urtësie, kujtime të bukura, fjalë inkurajimi dhe shumë puthje, përkedhelje ëe dashuri, sepse nuk do të thotë aspak që të qenit shtëpiake është një punë më pak përmbushëse sesa të qenit e punësuar jashtë shtëpisë.

Problemi i vërtetë qëndron tek ata njerëz që mendojnë që nënat kanë nevojë për një punë (jashtë shtëpisë) që të quhen persona të plotësuar e që mund ta venë në përdorim trurin.

Një tjetër arsye përse njerëzit i braktisin me dëshirë rolet e tyre ne çift dhe në familje është egoizmi, vendosja e jetës tënde dhe e dëshirave të tua, përmbi ato të famijes tënde. Mos ushtrimi i mire i roleve në familje, ndikon drejpërdrejt në rritjen dhe në formimin e brezit të ri si edhe në shoqëri.

Ky fenomen tashmë është kthyer në modë, ndërkohë që Fjala e Perëdisë flet qartë për detyrat e prindërve. “Dëgjo o biri im, mësimet e atit tend dhe mos i lër pas dore mësimet e nënës sate” Fj.ur 1:8 Nëse ne nuk u mësojmë gjë fëmijëve tanë, çfarë do të mbajnë mend ata nga ne? Kush do t’ua mësojë fëmijëve tanë te vertetat morale dhe shpirterore në vendin tone?
Lutjet e mia janë me të gjithë ju miq dhe Perëndia ju udhëheqtë me urtësi në çdo situate!


Bashkëudhëtare në prindërim,
Edi Gogu

Tuesday, May 11, 2010

Gjerat e vogla




 
 Te dashur miq,
 Nje mikesha ime me dergoi sot nje email me ca detaje te thjeshta dhe interesante, keshtu qe une vendosa ta perkthej dhe ta publikoj ketu ne blog.
Ndonjehere na ndodh qe gjerat e vogla te dites te mblidhen se bashku dhe te na heqin gezimin. Me ka ndodhur shume here qe arsyet sepse gjerat "e vogla" kane qene pjese e jetes dhe dites sime, i kam kuptuar pasi situata te ndryshme kane ndodhur.
Edhe une ne ato momente kam menduar se asgje nuk ndodh kot, se ka nej shkak pas gjithshkaje. Mund te jene situata per te na kalitur durimin, qetesine, vetekontrollin etj, etj
Ju uroj cdo te mire dhe shijojeni cdo moment te jetes suaj!
Miqesisht,
Edi Gogu
GJERAT E VOGLA

Mbase nuk e mbani mend qe  
shefi i nje kompanie i shpetoi
11 shtatorit sepse ate dite shpuri djalin per here te pare ne kopesht.

Nje djale tjeter shpetoi nga tragjedia

pasi kishte rradhen qe te shkonte e te blinte petulla jashte nderteses.

Nje grua u vonua per ne zyre ate dite

pasi zilja e alarmit nuk ra.

Nje tjeter u vonua per ne pune ate mengjes

pasi u bllokua ne trafik, per shkak se kish ndodhur nje aksident rrugor.

Nje tjeter

sepse i iku autobuzi.

Nje zonje nuk shkoi ne orar ne pune pasi ju derdh kafeja
dhe u vonua duke nderruar veshjen.

Nje tjeter

sepse nuk i ndizej makina.


Nje tjeter,

pasi nuk mori dot taksi.

Ajo qe me beri me shume pershtypje ishte ai zoteria
qe veshi kepuce te reja fringo ate mengjes,
U perpoq me cdo menyre qe te ishte ne pune ne orar, 

por nuk mundi pasi kepucet i shkaktuan flluska ne kembe.

Ai ndaloi ne nje farmaci per te blere ankeplast.

Kjo eshte arsyeja qe ai eshte gjalle sot..



Tani kur une gjendem

I bllokuar ne trafik
,
Kur nuk e kap dot ashensorin,

Kur kthehem nga rruga per t’ju pergjigjur telefonit
...
Oh, jane shume gjera qe me bezdisin.
Por mendoj me vehte,
Se une duhet te isha
pikerisht ketu
Ne kete moment..


Heren tjeter ne mengjes kur te te duket

sikur gjerat shkojne ters
,

sepse femijet mezi behen gati per ne shkolle,

sepse nuk po I gjen dot celesta e makines,

ke kaluar rruges me semafor te kuq te ndezur,

Mos u shqetesoni;

sepse e gjitha eshte shume e thjeshte

Dikush atje lart eshte duke u kujdesur per ty.


mos u merzisni me keto gjera te vogla qe mbase ju bezdisin
 
dhe mbani mend se ato mund te jene te lidhura me ndonje qellim te caktuar.





Wednesday, May 5, 2010

NJOFTIM PER VEND PUNE



Te dashur miq,
Po ju pershendes me fjalen miq sepse permes email-kembimit kam marre vesh se blogun e cajit e vizitojne edhe meshkuj. Keshtu qe si zonje "shtepie" qe jam me duhet ti mirepres ashtu si duhet te gjithe miqte:-) dhe madje i falenderoj shume qe pervecse lexojne shkrimet e postuara, me kane derguar edhe komente dhe sugjerime me shume vlere. Ju falenderoj:-)

Dje qeshe e ftuar se bashku me tri mikesha te miat ne emisionin "DITA IME" ne Vizion+ dhe folem per temen "Te jesh mama me kohe te plote". E nxitur nga biseda, po ju vendos nje shkrim te cilin e kam pershtatur nga anglishtja dhe kam shtuar tek tuk ndonje gje te vogel. Kur e lexova per here te pare me beri shume pershtypje, ndaj edhe vendosa te pershtatja dhe t'ua "servirja" edhe juve.

 POZICIONI :
Mami, Mama, Ma
Babi, Baba, Ba

 PERSHKRIMI I PUNES:

Te jene te afte te punojne ne ekip per nje kohe te gjate, per nje pune te perhershme dhe plot sfida, e shtrire shpesh ne nje ambient te rremujshem.

Kandidatet duhet te kene aftesi te shkelqyera komunikimi dhe organizimi dhe te jene te gatshem per te punuar me orar tre zgjatur, qe perfshin mbremjet, fundjavat dhe shpesh turne 24oreshe, sipas nevojes.
 
Kandidatet duhet te jene te durueshem, me shume takt, fjalepake e shume inkurajues me te tjeret. Nuk duhet te ankohen asnjehere per nevojat e tyre.

Puna do te kete edhe udhetime pergjate nates, duke perfshire vizita ne qytete te tjera, turne sportive ne fundjava me shi ne qytete te largeta.
 
Shpenzimet e udhetimit jane te parimbursueshme.
Vendi i punes kerkon te kryhet edhe detyra e korrierit dhe lajmesit.

PERGJEGJESITE:

 Shtrihen derisa te keni jete.
Duhet te jeni te gatshem qe do t’ju urrejne, ndoshta edhe perpak kohe derisa dikush te marre ate qe do prej jush, psh ca leke xhepi.
 
duhet te jeni te gatshem “ta kafshoni gjuhen” vazhdimisht.
 
Duhet te keni nje qendrueshmeri fizike dhe nervore qe t’ja kaloni edhe mushkes dhe, te jeni te gatshem qe ti ngjisni shkallet e tri kateve per 30 sekonda, ne rast se degjoni ndonje ulerime qarese si te ujkut.

Duhet te jeni te gatshem per tu perballur me sfida teknike, si riparimi i makinave te vogla, nxjerrja nga tubat e lavamanit e kokes se kukullave dhe zinxhiret qe kane kapur rroben.

Duhet te kontrolloni telefonatat, te shenoni datat e aktiviteteve ne kalendar dhe te koordinoni projekte te shumta detyrash shtepie.

Duhet te keni aftesi per te planifikuar dhe organizuar
festa femijesh ne shtepine tuaj, duke ju pershtatur me se miri “klienteve te moshave te ndryshme” dhe botekuptimeve te ndryshme nga i juaji.

Duhet te jeni te gatshem qe te jeni i zene me pune cdo minute dhe te mos cuditeni kur t’ju turperojne minuten tjeter.

Duhet te ruani per vite me rradhe manualet e perdorimit dhe reklamimit te gjysem milioni lodrash te lira plastike, apo edhe qe punojne me bateri.

Gjithmone duhet te shpresoni me te miren, por pergatituni per me te keqen
duhet te merrni mbi vete pergjegjesine e plote per cilesine e produktit perfundimtar.
Pergjegjesite perfshijne edhe mirembajtjen e dyshemese, garderobes dhe furnizimit me produkte te shendetshme ushqimore. Puna juaj do te jete e shtrire ne te gjithe ndertesen.


 MUNDESI PER NGRITJE NE DETYRE:

Asnje.
Puna juaj kerkon qe te qendroni ne te njejtin vend per shume vite, pa u ankuar, duke qene i perkushtuar palodhje dhe te mbetesh ne formen tende me te mire duke ju pershtatur kerkesave te kohes.
Madje ata qe jane nen kujdesin tuaj, me se fundmi do t’ua kalojne juve.

 EKSPERIENCA E MEPARSHME:

 Fatmiresisht nuk kerkohet ne kete lloj pune.
 trajnimi ju ofrohet nderkohe qe kryeni punen tuaj, ose me mire trajnoheni duke punuar, kuptohet ne nje nivel te vazhdueshem lodhjeje raskapitese.

 PAGA DHE KOMPESIMI:
 
 Kuptoni nje gje!   JU i paguani ata!
 mund t’ju ofrohen bonuse me raste, por nuk ju garantoj se cfare mund t’ju japin.
Do t’ju duhet te beni nje pagese te majme kut behen gati per Universitet, per veshje te reja dhe madje edhe per te paguar studimet 4 vjecare, me shpresen qe pas perfundimit te studimeve ata te behen te pavaruar financiarisht.

Kur te vdisni, ju do ta ndani mes tyre gjithcka qe ju ka mbetur.
Gjeja me e cuditshme e kesaj pagese te kthyer ne kahun e kundert eshte qe
ju e beni me kenaqesi dhe madje do te deshironit te kishit mundesi per te bere edhe me shume.


 PERFITIMET:

Nuk ju ofrohet sigurim shendetesor apo dentar, as pension, as ndonje forme tjeter rimbursimi, nuk ju paguhen pushimet dhe as ditet kur jeni semure.

Kjo pune te ofron mundesi te pafundme per rritje personale shpirterore, dashuri pa kushte, puthje dhe perqafime falas, nese dini sesi ti” luani mire letrat”.

Kjo eshte per te gjithe prinderit, ne vleresim per cdo gje qe bejne cdo dite.

Ah, nuk duhet harruar nje detaj shume i rendesishem “NUK DEL KURRE NE PENSION”


Me dashuri dhe shume buzeqeshje sa here qe lexoj kete material,
Edi Gogu

Monday, May 3, 2010

Pergjumesh

Miremengjes te dashura miq:-)

 Uroj qe te keni nje jave sa me te mbare dhe cdo te mire te mundshme!

Nuk e di per ju, por une sot jam krejt pergjumesh. Mezi i kam hapur syte dhe kam deshire te fle deri ne dreke (ah sikur te mundja!) Fli!!!- mund te thote ndonje nga ju, ndersa lexon deshiren time te siperpermendur.

Nuk mundem, kaq thjesht. Jam ne fillimin e nje dite te re, te nje jave te re, te nje muaji te ri dhe ... nuk kam pike fuqie. Kam aq shume pune per te bere, saqe vetem kur i mendoj me ze lebetia.

Ne fakt te gjithe kane pune, por kur vjen fundi secili duhet te permbushe detyrat e tij apo jo?
 
 Pervec pergjumjes po ju rrefej "ne konfidence", nuk eshte se kam edhe ndonje deshire te madhe per t'i bere te gjitha ato qe kam per te bere. Mirepo kur ve llogjiken te paren, eshte mire qe t'i perfundoj te gjitha pasi minutat ecin aq shpejt saqe me duket sikur dikush "i terheq enkas zvarre" qe ato te nxitojne e te nxitojne perpara dhe punet e mia vetem shtohen.
 
Ndonjehere e kam fajin edhe vete sepse i vendos vetes ca afate kohore shume strikte dhe nese nuk i permbush ato behem keq. Madje i kam dhene fjalen femijeve per tu mbaruar nje novele te mistershme dhe kur i mbaroj "punet e urgjences", duhet te llogaris pakez kohe per te vazhduar me "premtimin e bere" femijeve. Do ti qe atehere te hipen nje deshire per te bere dicka tjeter.

 E gjeta nje zgjidhje me duket, nje zgjidhje te leverdisshme. Do fokusohem tek pergjegjesite jetike (vecanerisht gatimi) dhe ndermjet do te bej dicka qe me pelqen vetem mua. Imagjinoni sa ide e cmendur qe tingellon. Ne mes te nje dite plot e perplot te besh nje cmenduri si kjo qe kam une ndermend. Me shplodh pamase te qep apo te qendis dicka, te bej nje shetitje ne natyre apo edhe te ulem e te shfletoj librin e rradhes duke shijuar ne sfond muzike te qete.
 
Sot ka shume mundesi t'i bej te dyja, te lexoj per nja nje ore edhe te bej edhe nje shetitje.
 Na ndodh qe ditet te na lodhin apo te na vjedhin shplodhjen, por nuk dua qe ta le veten robinje te stresit apo merzitjes, ndaj pa hequr dore nga pergjegjesite e mia (sepse femijet kane nevoje per ushqim te shendetshem dhe nje atmosfere te ngrohte, te paster e plot dashuri kur kthehen nga shkolla), mund te shpodh veten time e ta rikarikoj per me tej.

Nje thyerje e zinxhirit te puneve, per pak kohe nuk i ben dem askujt. Madje edhe kur je ne zyre, te cohesh pakez per te shplodhur kembet apo te degjosh nje kenge "karikuese" ndersa mbyll syte e mendon kenaqesine qe do te ndjesh kur te mbarosh kete apo ate detyre, eshte vertet shplodhese. Nje copez cokollate e zeze e "harruar" ne sirtarin tend eshte nje mikeshe buzagaze ne ato moment. Shijojeni "miqesine" e saj!

Ah, harrova kryesoren qe ne cdo moment nje filxhan caj nuk i ben dem askujt. Dje pergatita per familjen caj nenexhiku. Hmmm, sa i mire dhe sa e thjeshte. Zakonisht une blej shume tufa nenexhiku te cilat pasi i pastroj ne uje, i thaj me leter kuzhine dhe pasi i vendos ne nje qese plastike i fus ne ngrirje.

 Ne momentin qe deshiroj nje caj nenexhiku marr nje gjysem tufe prej ngrirjes dhe ashtu sic eshte e hedh ne nje cajnik ku me pare kemi hedhur ujin e vluar. I ve kapakun dhe e le ashtu per 5 minuta. Me pas e sherbej ne nje filxhan dhe "Na befte mire!"
Ky caj eshte shume relaksues, freskues dhe shijon ne menyre unike.

 Jam duke shkruar, por ende nuk jam duke degjuar muziken shplodhese dhe ende nuk e kam marre nder duar librin. Po iki te "thyej rutinen e dites se hene" duke i dhene pakez gjalleri, pergjumjes time.

 Ahahaaaa, nje kenge ritmike e Bon Jovit do te me zgjoje jo vetem mua, por edhe fqinjet e mi qe kane shekuj pa buzeqeshur:-)
 
Kalofshi sa me bukur sot dhe takohemi neser per nje caj te ri:-)
 
Sinqerisht,
Edi Gogu