Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Monday, April 5, 2010

Rikthimi im dhe Pasioni i Krishtit nga Mel Gibson

Hej shoqka, si ju kam?
Me ne fund u riktheva tek ju:-)

Kam munguar nje jave ne takimin tone te perditshem te cajit, sepse kam qene paqejf dhe duke qene ne nje gjendje jo te mire shendetsore, nuk kam pasur mundesi as te shkruaj.

Ne fakt nuk kam pasur as deshire. Migrena qenka "pak" tekanjoze dhe do apo nuk do ndikon deri diku edhe ne gjendjen emocionale.

Kam provuar disi te shkruaj, por pas rrjeshtave te pare,kam shtypur butonin "delete" pa ngurruar aspak.

Nuk me pelqente qe te percillja tek ju emocione negative, pasi ditet jane te tejngopura me emocione te tilla. Apo jo? Duket sikur gjen ngado qendrime tendencioze, inate, xhelozira, merira, shpifje, tradhetira te kurdisuara pas shpine e mashtrime shumengjyreshe.

Keshtu qe kur mundesha te ngrihesha nga shtrati degjoja muzike, lexoja pakez apo edhe shihja ndonje DVD.

Ne fakt pashe disa komedi gjate kesaj jave dhe meqe ishte java e Pashkes ripashe "PASIONIN E KRISHTIT" te Mel Gibsonit.

Me ka prekur dhe ka ndikuar ne shpirtin tim aq shume, saqe me fjale nuk mundem qe ta shpreh dot. E keni parasysh qe gjate filmit ne femrat (mamate) vetem qajme, sepse te shohesh sesi keqtrajtohet, rrihet, fshikullohet deri ne hapje plage te mishit dhe perbuzet nje qenie njerezore, eshte nje ndjesi turbulluese.

E per me teper sheh qe personazhi kryesor, Krishti nuk ben asgje per te kundershtuar apo per te protestuar. Dhe per me teper qe nuk ka bere asgje te keqe per te merituar nje trajtim te tille. Kete e kupton qarte nga filmi, madje edhe Bibla dhe burimet e tjera historike e vertetojne kete fakt.

"I percmuar dhe i hedhur poshte nga njerezit, njeri i dhimbjeve, njohes i vuajtjeve, i ngjashem me dike para te cilit fshihet faqja, ishte percmuar dhe ne nuk e cmuam aspak. Megjithate ai mbante semundjet tona dhe kishte marre persiper dhembjet tona, ndeshkimi per te cilin kemi paqen eshte mbi te, dhe per shkak te vurratave te tij ne jemi sheruar. I keqtrajtuar dhe i perulur, nuk e hapi gojen. Si nje qengj qe e cojne ne thertore nuk e hapi gojen".(shkeputur nga Bibla, Isaia 53,vargjet 3-7)

Nuk di c'te them me shume. Shihja filmin dhe mendoja. Dhune, goditje, peshtytje dhe Krishti qe duron gjithcka. Po te isha ne vendin e Marise, do te kisha luajtur mendsh. Mundohesha ta vija vehten ne vendin e saj dhe megjithese une isha vetem nje "spektatore" protesta per trajtimin e frikshem qe po i benin Krishtit, kishte marre permasa gjigande brenda shpirtit tim.

Perse e gjitha kjo? "Duke ofruar jeten e tij si flijim per mekatin, ai do te shikoje pasardhes, do te zgjase ditet e tij dhe vullneti i Zotit do te kete mbaresi ne duart e tij. Ai do te shikoje frytin e mundimit te shpirtit te ti dhe do te jete i kenaqur, me ane te diturise se tij i drejti, sherbetori do te beje te drejte shume veta, sepse do te marre pesiper paudhesite e tyre. Ai e ka perkushtuar jeten e tij deri ne vdekje dhe u perfshi midis keqberesve; ai ka mbajtur mekatin e shume vetave dhe ka nderhyre ne favor te shkelesve" (referuar Bibles, Isaia 53,vargjet 10-12)

Pra paska qene nje "love story" ne kete mes, midis Krishtit dhe njerezimit. I drejti qe vdes per te padrejtet dhe qe shkon ne vdekje te kryqit per ta. Uaaaa!!!

Nuk eshte pare dhe as nuk eshte degjuar tjeter here nje lloj dashurie e ketyre permasave ne te gjithe historine njerezore. Historia jetesore na ka percjelle shume histori jete dhe vdekjeje, sikunder na ka sjelle deri ne ditet tona moderne, dashurine pasionante per njerezimin, vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit.

Permes dhimbjes therese ne shpirt qe perjetova ne ato momente, shume mendime vershuan ne mendjen time. E si te mos e duash nje dashuri te tille? Si mund te mos e dua ta kem Krishtin timin?

Lidhemi neser te dashura mikesha:-)

Juaja,
edi gogu

No comments:

Post a Comment