Ju pershendes te gjitheve, megjithese dyshoj qe dikush te merret me lexim blogu ne kete pasdite diellore te fundjaves:-)
Dua te falenderoj perzemersisht te gjithe ata miq qe me kane derguar komentet e tyre per shkrimet e mia tek blogu i cajit:-)
Ndersa po pergatitem per vazhdimin e shkrimit "Cfare duan meshkujt" doja vetem t'ju siguroja qe ne cdo shkrim te kesaj natyre une pervecse jap mendimin tim, konsultohem me statistika dhe literature nderkombetare ne lidhje me keto ceshtje, ne menyre qe shkrimi te jete sa me i vertete. Padyshim qe nuk e lejoj vehten te shkruaj mbi eksperiencen time personale, pasi deshiroj qe shkrimet te kene "zerin tone te perbashket" dhe qe ne fund te cdo shkrimi te kete nje motivim per ta ndertuar dhe per ta mbajtur marredhenien tone dashurore te fresket dhe plot jete.
Deshira ime eshte qe duke ndihmuar njera-tjetren/tjetrin per te kuptuar nevojat e partnereve tane, te bejme cmos per te rritur nivelin e komunikimit, romances dhe ta "mbajme zjarrin e dashurise ndezur".
Per mua do te ishte me e lehte qe te vendosja ca shifra apo statistika Shqiptare, por nuk gjej ende dicka te kesaj natyre. Mbase do te me duhet ta bej vete nej pyetesor te tille, se shpejti.
Ka qene nje periudhe e jetes sime martesore, kur une punoja part-time dhe kisha goxha ngarkese mes rritjes vete se femijeve te vegjel dhe te semure, punes dhe pershtatjes se orarit dhe detyrave te tjera bashkeshortore.
Nga librat mbi keshillin martesor pata mesuar nje mesim te madh qe "bashkeshorti ka nevoje per nje grua terheqese, te kuptueshme dhe mbeshtetese dhe femijet kane nevoje per nje mama te dashur, te duruar dhe gazplote", keshtu qe perpiqesha qe t'i mbaja parasysh gjate cdo dite. Nuk qe e lehte, por e vendosa: Do te isha perhere gruaja e vecante per tim shoq dhe mamaja e rralle per femijet e mi.
E urreja qe im shoq te mendonte qofte edhe per nje here te vetme "ehe, edhe kjo grindavece eshte, njesoj si te gjitha grate", ndaj dhe qe ne ditet e para te marteses sone, mora ca vendime te cilat me kane ndihmuar te kem gezim ne ditet e mia, madje edhe ne ato me te veshtirat.
Per disa vjet me eshte dashur te punoj deri ne 2 te mengjesit, por kisha marre vendimin qe te isha burim gezimi per familjen time dhe nuk e kam permendur kurre faktin e lodhjes apo ngarkeses tek familja ime.
Te dashur miq, i permenda te gjitha keto, per te sqaruar qe nuk flas/shkruaj nga "kolltuku i rehatise", por edhe une kam qene ne stresin e orarit, afateve, deadline-ve, kontrollit dhe nderkohe isha edhe mama edhe bashkeshorte. Po jua shkruaj per t'ju inkurajuar qe bashkeshortet dhe femijet tane, kane nevoje per vemendjen, dashurine dhe mirekuptimin tone dhe se ne grate/femrat jemi BAROMETRI i atmosferes familjare.
Askush nuk i ka shume perzemer ditet me shi e vetulla te ngrysura, ndaj sillni diell, dashuri dhe harmoni ne zemrat e te dashurve tuaj:-)
Me dashuri,
Edi Gogu
Sunday, April 25, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment