Miredita te dashura mikesha,
Kjo e hene plot diell, ma mbush zemren me gezim dhe cicerimat e zogjve me bejne te mendoj qe ne bote nuk jane vetem njerezit ata qe perpiqen te komunikojne (kur munden) me njeri-tjetrin.
Pranvera eshte stina ime e preferuar dhe mezi sa pres qe ajo te vije pas atij udhetimi te gjate neper javet e vitit, ku ka humbur lulet, frutat, gjethet, ngrohtesine e vecante te diellit.
Madje ndonjehere me duket sikur pranvera peson nje transformim moshor ndersa "udheton neper vit". Me ngjan me nje njeri qe plaket, i mnpaken fuqite, i pakesohen floket dhe te gjithe e harrojne, derisa shfaqet serish e bukur dhe plot ngjyra, aroma e vitalitet ne kohen e saj, ne PRANVERE.
Padyshim qe nje nder mendimet me te shpeshta qe kalon ne mendjet femerore eshte; "Cfare do te vesh sot?"
I hapim dollapet tane dhe nxjerrim veshje me ngjyra, shallra te holle dhe mendafshi, bizhuterite qe jane me te lehta se ne dimer, kepucet shumengjyreshe dhe cantat ne nuanca me te celeta...
Ndonjehere perpiqemi kaq shume dhe serish nuk na pelqen pamja jone ne pasqyre.
Para pak ditesh lexova nje shprehje qe thote;
"Mos mendo se je veshur mire, nese nuk e ke stolisur fytyren dhe shpirtin tend me nje buzeqeshje!"
Ne kete fillimjave te re, doja t'ju percillja pikerisht kete keshille estetike.
Ju uroj cdo te mire dhe shume buzeqeshje:-)
Me dashuri,
Edi Gogu
Monday, April 12, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment