Pershendetje dhe urime per nje dite sa me te bukur:-) (megjithese ngjyrat e qiellit i perkasin familjes se grise)
Pergatita nje caj anglez me pakez qumesht dhe ndersa mora filxhanin ne dore ndjeva qe mollezat e dores se djathte mu perndezen.
Nderkaq lirova doren nga "burimi i nxehtesise" dhe po shikoja gishtat e skuqur. DUART. Shoqet e mia te ngushta dhe besnike. Si do t'ja dilja dot mbane pa to? Si do te mundja te beja te gjitha keto gjera qe bej pa ndihmen dhe angazhimin e tyre non-stop.
Kaq te mira dhe te pafjala. Krijojne pafund dhe nuk ankohen. Ato e kthejne shtepine nga nje "bombardim avioni" ne nje oaz relaksi dhe qetesie.
Duart e shtrenjta nuk kane goje te ankohen kur lodhen dhe kur shtresat e lekures se tyre plasariten...
Me to kam prekur lulet per here te pare. Me to i kam afruar trendafilat prane vetes dhe kam shijuar parfumin magjik te tyre. Me to kam prekur lekuren e bute te mamit tim dhe me to kam prekur fytyren mashkullore te tim eti.
Me to kam fshire lotet dhe me to kam stiluar floket e mi:-) Me to kam perkedhelur barkun kur prisja te behesha nene dhe me to kam mbajtur femijet e mi. Me to u kam sherbyer foshnjave te mia te porsalindura dhe me to u kam perkedhelur fytyren dhe floket.
Duart e mia te dashura, me to kam shtrenguar fort plot dashuri duart e shtrenjta te te perzgjedhurit tim dhe me to kam lidhur beselidhjen e perkushtimit ne martese.
Duar qe punojne, duar qe perkundin, duar qe dhembin nga dhimbja, duar qe qendisin, duar qe mjekojne, duar qe fshijne lotet, duar qe perkedhelin, duar qe ngushellojne, duar qe projektojne te ardhmen, duar qe riparojne, duar qe krijojne, duar qe shkruajne letra dashurie e falenderimi, duar qe ngrene lart nevojtarin dhe duar qe i zgjaten atij qe ka nevoje per ndihme e prekrahje.
Te shtrenjtat e mia, ju e beni boten dhe komunitetin ku jetojme me te bukur permes dhurates se mrekullueshme te duarve tuaja :-)
Ju perqafoj:-)
Edi Gogu
Te gjitha keto
Wednesday, April 14, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment