Caji jeshil me feta portokalli me kujtoi qe sot nuk kisha shkruar asnje fjale ne blogun e cajit:-(
Ndaj u ngrita nxitimthi nga "rehatia" ime dhe zura vend perpara kompjuterit. Sot gjate gjithe dites kam menduar per "stomakun". Jooo, mos me keqkuptoni! Nuk kam aspak probleme me stomakun dhe njekohesisht perpjekjet e mia te nje ore kane te bejne me stomakun.
Ndersa pergatisja supen me perime per dreke, shijoja cdo arome te mire qe leshohej ne ajer, pasi une shtoja ne tenxhere perime te ndryshme te prera ne forma e madhesi te ndryshme. Me falni qe e perdora fjalen "te ndryshme" dy here brenda se njejtes fjali, por me duhej ta beja kete gje :-)
Cdo zarzavat qe i shtohej supes se drekes, barazohej ne mendjen time me vitamina, A, B, C, D dhe ngazellimi im vetem shtohej.
Femijet me kishin kerkuar qe tu beja edhe pice per dreke, ndaj pervec djathit e zgjedhjes se proshutes, bera nje furnizim qe ne mendje e quajta "bombardim i pices nga perimet".
Me mikeshat e mia bisedojme shpesh per "tendencat" e femijeve per te shijuar gjera te pashendetshme ne vend te gatimeve me perime.
Ndersa brumi i pices "vinte" une prisja perimet dhe mendoja sesi cifti "tru-stomak" mund te ushtroje nje efekt pozitiv apo negativ ne organizem.
Ndersa shijonim dreken me femijet u hapa enkas nje bisede mbi "kelthitjen protestuese" te organeve te brendshme te trupit te njeriut, nese kequshqehemi.
Fantazia e tyre kulminoi si perhere dhe nga biseda jone linden personazhe "STOMAK PROTESTUES" apo "MELCI E NEVRIKOSUR" nga bombardimi me yndyrna apo konservante.
Zakonet e mira apo edhe te keqija te te ngrenit formohen qe ne femijerine tone. Ne varesi te ketyre "huqeve" na vijne "bonus" shpesh edhe semundje te melcise, stomakut, mostretjes etj. Nuk po them qe perjashtoj ne kete rast edhe trashegimine apo shkaqe te tjera, por menyra sesi ne kujdesemi per stomakun tone ndikon drejpersedrejti ne shendetin tone.
Nese nje femije nje vjecar mesohet qe te haje patatina (= me plehra)ne vend te nje ushqimi te shendetshem, ai do te vazhdoje te konsumoje patatina apo produkte te ngjashme gjate gjithe jetes se tij.
Ushqimi i shendetshem i kombinuar me porcione te pershtatshme per moshen, kombinuar me konsumimin e mjaftueshem te ujit, qumeshtit, lengjeve, aktiviteti fizik dhe "nje ushqim i shendetshem per shpirtin dhe trurin tuaj" jane nje dhurate e cmuar qe ju i beni vehtes tuaj.
Ndersa po e mbyll kete "bisede tonen" mendoj sesa shume njerez e lene stomakun e tyre te "livadhise" pa fre dhe te "terbohet"...
Te shtrenjta mikesha, ju uroj vec te mira dhe "mire u takofshim" neser :-)
Si perhere, me dashuri
Edi Gogu
Wednesday, April 7, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment