Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Wednesday, April 21, 2010

Cfare duan meshkujt?

Te dashura mikesha,

 Me ka ndodhur shpesh qe ne shoqerine e mikeshave te mia, nje nder temat me interesante te bisedave ka qene; "CFARE DUAN MESHKUJT?"

Gjithsecila nga ne e pyet veten shume shpesh se cfare do bashkeshorti im? Si mund ta kuptoj me mire ate? Si mund t'i permbush me mire nevojat e tij?

Kjo teme eshte aq e rendesishme, saqe me pak fjale eshte shume e veshtire qe te perkufizosh idete. Megjithate mund te flasim pakez sot dhe te vazhdojme te flasim me shume edhe ne ditet ne vazhdim ne lidhje me kete teme.
  • Meshkujt duan nje bashkeshorte te lumtur. Meshkujt kane shume deshire qe kur kthehen ne mbremje nga puna te gjejne nje grua te lumtur dhe te kenaqur. Ata perpiqen shume qe te bejne te pamunduren per ta bere gruan e tyre te lumtur, megjithese ne grate nuk jemi cdo dite te kenaqura, ne humor te mire dhe te lumtura. Te dashura mikesha, perpiquni qe te pakten per nje ore pasi eshte kthyer bashkeshorti juaj ne shtepi, te mos ankoheni dhe te mos derdhni mbi te, "vrerin" e akumuluar te gjithe dites. Meshkujt kane nevoje per pak kohe qe te bejne tranzicionin e ambientit te punes ku ka kaluar stres, konkurrence e veshtiresi dhe mberritjes ne shtepi. Nje grua qe e pret bashkeshortin e saj me nje buzeqeshje ne fytyre, i ben atij nje dhurate te cmuar dhe i shton motivimin per t'u kthyer me shpejt ne shtepi nga puna. Te dashura mikesha, nje darke e shtruar ne tryeze eshte nje tjeter forme e shprehjes se dashurise dhe kujdesit per bashkeshortin tuaj:-)
  • Meshkujt kane nevoje per seks. E di qe mbase disa nga ju mund te reagoni, nderkohe qe e lexoni kete gje. Po, kjo eshte shume e vertete, madje meshkujt kane nevoje per seks dhe e perceptojne seksin ndryshe nga femrat. Femrat jane me te dhena pas seksit nese bashkeshortet i kane ndihmuar me ndonje pune ne shtepi, nese ambienti ka qirinj aromatike te ndezur dhe gjate dites kane ndjere perkujdesjen dhe dashurine e bashkeshorteve te tyre. Ky tingellon si nje steriotip, por eshte nje fakt shume i vertete.  Nderkohe meshkujt nuk kane shume nevoje per te tilla gjera, por jane shume te drejtperdrejte. A jane meshkujt me te prirur seksualish sesa femrat? Eee, ne fakt PO. Studimet e ndryshme e ilustrojne besueshem kete fakt dhe faktin tjeter qe meshkujt jane te drejtperdrejte ne lidhje me deshirat e tyre seksuale. Femrat i kushtojne me shume rendesi lidhjes emocionale ne lidhje me ndezjen e deshires per intimitet. "Deshirat seksuale tek grate jane te lidhura ne menyre te forte me mjedisin dhe me permbajtjen"- thote Edward O. Laumann, PhD, profesor i sociologjise ne Universitetin e Cikagos. Ju lutem te keni parasysh qe seksi eshte nje nocion shume me i gjere sesa ai qe perceptohet pasi degjohet ky term. Intimiteti seksual ndermjet bashkeshorteve ndodh edhe kur ata mbajne njeri-tjetrin per dore, perqafohen dhe i bejne korte njeri-tjetrit. Per femrat ne pergjithesi kjo eshte mese e mjaftueshme pas nje dite te lodhshme pune, kujdesi per femijet, puneve te shtepise dhe gatimit. Mos mendoni se bashkeshortet tuaj mund te rezistojne per disa muaj vetem me kete menyre te shprehjes se dashurise nga ana juaj. Marredhenia intime eshte nje menyre qe juve si cift perjetoni me shume afrimitet me njeri-tjetrin dhe e forconi me teper marredhenien tuaj. Te dashura mikesha, mundohuni t'i mirekuptoni bashkeshortet tuaj dhe mos e harroni faktin qe meshkujt jane me te prirur seksualish sesa femrat. Te kuptosh, te njohesh dhe te perpiqesh t'i permbushesh nevojat e bashkeshortit tend eshte nje menyre perkushtimi, nderimi, respekti, vleresimi dhe dashurie shume e vecante:-) 
  • Meshkujt nuk i kane shume qejf fjalet dhe sterhollimet, ndaj te dashura mikesha, flisni me pak:-) Menyrat sesi meshkujt dhe femrat i komunikojne ndjenjat dhe mendimet e tyre, jane krejt te ndryshme. Meshkujt jane koncize ne menyren e te shprehurit dhe informacionin e pranojne me mire nese ua servir ne menyre te organizuar, pa detaje te parendesishme dhe lulka. Nese nje mashkulli fillon t'i rrefesh nje ndodhi dhe perpiqesh te ilustrosh me detaje gjithcka, atehere pas fjalise se trete ke humbur vemendjen e tij. Jo se meshkujt jane te keqinj dhe lodhen me ne, por sepse ata jane te krijuar dhe funksionojne ndryshe nga ne femrat. Nderkohe ne femrat "vdesim" te tregojme edhe modelin e flokeve te kunates se gruas se xhaxhait te kusherires sone te katert nga mamaja. Te dashura mikesha, per arsye te ndryshme ndodh qe harrojme tu themi bashkeshorteve tane ato fjale e fjali te shkurtra e kuptimplote per te cilat ata kane nevoje. "Faleminderit", "Je me i miri", "Jam krenare perkrah teje". Edhe nese ndodh qe ai e pastron tryezen nje here ne vit, nderkohe qe ti je tere kohen me lecke ne dore MOS harro t'i thuash "FALEMINDERIT" dhe "Me lehtesove me nje pune". Nje fjale e embel dhe vleresuese nuk te largon nga bashkeshorti dhe nuk te ben inferiore, perkundrazi e ben marredhenien tuaj me te afert dhe ty te meson te jesh mirenjohese me mashkullin qe ke zgjedhur per te kaluar jeten. Nese ke kaluar nje dite te tmerrshme, prit per nje moment te pershtatshem per te ndare shqetesimin tend apo problemet e tua. Nje moment ne fund te dites, kur femijet jane ne shtrat dhe kur ju ja keni kushtuar vemendjen teresisht njeri-tjetrit. Te dashura mikesha, neser do te vazhdojme me pjesen tjeter te "CFARE DUAN MESHKUJT"   
Mirepres mendimet tuaja dhe po ju rrefej qe mbi kete teme do te flasim edhe ne takimin e grave/mamave "PASDITJA IME", per te cilin une do t'ju njoftoj me pare, sigurisht:-)
 
Gjithe te mirat dhe shijoni cdo moment me te shtrenjtet tuaj!

E juaja,
Edi Gogu

    No comments:

    Post a Comment