Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Tuesday, November 16, 2010

Zhurme, zhurme, shume shume zhurme,,, sa zhurme!

"Zhurme, zhurme, shume shume zhurme...sa zhurme!!!" Te dashur miq,

besoj se ju kujtohen keto vargje te cilat erdhen perpara disa vitesh ne veshet tane ne formen e nje kenge qe u be shume shpejt e pelqyeshme, edhe per faktin se ne te kendonte edhe kryetari i bashkise se Tiranes.
 
 Sot ndersa shihja tej dritares sime, zemra dhe shpirti im kerkonin njezeri nje vend te qete. Sot eshte dite pushimi zyrtar, por edhe ne dite te zakonshme eshte shume e veshtire qe te gjesh nje vend te qete ku te shkosh e te shplodhesh nervat e ngarkuara nga "smogu i stresit te cdo dite".

 Nga Liqeni nuk shkohet, pasi nervat te ngrihen e dhe me teper nga dyndja e turmave qe nuk kane se ku te vene tjeter. Jashte Tiranes, nuk ja vlen qe te perpiqesh te dalesh, se ne cdo kafe e restorant ka dyndje njerezish e femijesh te hazdisur qe te heqin trurin me ulerimat dhe bertitjet e pafre, a thua se prinderit e tyre jane te shurdher?
 
 Te dalesh jashte Tiranes, nuk ja vlen te mendosh tmerrin e trafikut te renduar. Zgjidhja me e kollajte, dil ne ballkon. Aty te fillon dhimbja e kokes ne fakt. O Zot i Madh, nje zhurme e potere e llahtershme, thua se jeton ne nje kantier ndertimi. Makina qe ecin papushim e bori makinash qe bien kot se koti, komshinj qe zihen per mosfunksionimin e pompes se perbashket te ujit, femije te vegjel qe shajne nga mamaja, motorre qe uturijne per tmerr dhe per bese asnje cicerime zogu.
  
 Me duket sikur jam pjese e nje eksperimenti te madh, mbi efektet e abuzimit akustik. Mrekullohem me veten qe nervat e mia jane celikosur me kalimin e viteve, por do ti qe paska njeriu shume nevoje te mos degjoje kaq zhurme!
  
 Madje edhe telefoni me acaron. Njerez qe marrin kot ne telefon (perfitues te ofertave te ndryshme) per te bere muhabete mejhanesh dhe qe mua me vjen t'u them "Ti ben shume zhurme per veshet dhe per shpirtin tim", por dicka brenda meje, turpi a respekti, etika a vetepermbajtja, me zene gojen dhe nuk u turrem.
  
 Nuk e di, por zhurma me lodh dhe ne qytetin tone ka shume zhurme. Flasim me ze te larte, punojme me zhurme, debatojme me zhurme, festojme me zhurme, dashurojme me zhurme, duke bere shume shume zhurme.
 
 Ju uroj nje dite sa me te qete:-)
  
Miqesisht,
 Edi Gogu

No comments:

Post a Comment