Te dashura mikesha,
kam kenaqesine t'ju konfirmoj se takimi "Paditja
ime"rifillon te mblidhet tashme ne nje "lagje" te re, tek Komuna e
Parisit. Takimi eshte ne ora 5, te shtunen me date 13 Nentor, tek Qendra
Linkoln 3, ne fund te rruges Komuna e Parisit ne krah te majte, disa
metra perpara Euromax te asaj zone. Jeni te mirepritura te vini e te
shijojme miqesine e njera-tjetres. Mire u takofshim!
"PROFAMILJA" eshte nje levizje aktiviste qe ka ne qender te saj familjen si edhe mbrojtjen, ruajtjen dhe forcimin e vlerave te saj. Takimi "PASDITJA IME" eshte nje nder aktivtetet ne grup te levizjes "PROFAMILJA".
A nuk e meritojme nje pasdite te lire nga angazhimet dhe lista e pafundme e gjerave qe duhen bere? PO
A nuk kemi nevoje qe te shijojme miqesine e mikeshave tona? Po patjeter.
Ideja e takimit "PASDITJA IME" eshte qe te takohemi per te biseduar ne nje menyre shume miqesore, "grarore", mbi jeten tone, sfidat e prinderimit, sfidat e te qenit bashkeshorte, profesioniste e mire, mike e mire e shume sfida te tjera te cilat nuk po i listoj.
Biseda, caj dhe kafe, kek dhe filma, ore qendistarie dhe kurs vallezimi, festa surprize dhe ditelindje te paharrueshme, shetitje jashte qytetit dhe kurse gatime; te gjitha te organizuara larmishem ne takimin "PASDITJA IME"
Me dashuri,
Edi Gogu
No comments:
Post a Comment