Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Thursday, November 25, 2010

Drejt kufijve me "kepuce" europiane

Pershendetje diellore per momentin te gjitheve:-)

Shkruaj per momentin se nuk dihet sesi do te ndryshoje moti pas disa oresh. E kemi provuar me se miri kete eksperience gjate ketyre diteve qe dielli shndrit sa te kenaq syte dhe shpirtin dhe pas nje ore nese ke dale pa cader, nuk di se ku te fshihesh prej bresherit qe nis krejt papritur.
 
Nuk e di se per sa kohe tema e dites do te jene "vizat, pasaportat biometrike dhe vajtje-ardhjet neper kufijte e europes".

Kisha dale nje paradite sepse isha ne kerkim te ca erezave dhe po i bija zones ku jetojme kryq e terthor. Ngjitur me njesine e lagjes tone ku paguhen faturat e energjise elektrike dhe te konsumit mujor te ujit, me zune syte nje grumbull prej nja gjashte a shtate pensionistesh te moshuar.

 Nuk qe aspak ai grumbullimi i zakonshem i pleqve qe luajne letra e domino neper cepa. Ishte nje grup heterogjen, burrash e grash te moshuar.

Qene mbledhur para nje dere, qe ngjante me nje dere dyqani, por qe xhami me ngjyre nuk te lejonte qe te shihje se cfare kishte pertej. Dic merrnin e keqyrnin me rradhe dhe e linin brenda.
 
 Kalova rrugen dhe ju afrova "grupit". Ata shikonin drejt dyqanit dhe pastaj dilnin ne drite me...kepuce dhe i kqyrnin mire nen driten e diellit.

 "Eh, jemi me pesion- tha njere nga zonjat e moshuara, nuk na del te blejme kepuce ne dyqan." E kuptova me ne fund qe behej fjale per nje dyqan kepucesh te perdorura. Nuk po kuptoja dyndjen e tyre, megjithate vendosa te qendroj edhe pak aty prane per te kuptuar me shume.

 Nuk me kishte vajtur mendja kurre tek ajo qe degjova. Mendoja se mos ishte dita qe kishin marre pensionet dhe kishin dale si shoqeri per pazar kepucesh. JO!!! Arsyeja ishte tjeter dhe kete ma zbuloi nje zoteri qe pasi provoi nje pale kepuce te zeza, u afruar drejt daljes se dyqanit dhe tha : "- Me cupeee, jane te mira keto kepuce per ne Zvicer?" "-si per ne Zvicer- e pyeta une. "-Per ne Zvicer moj qe te vete vizite tek djali?"

 Aty plasi debati midis te gjithe te pranishmeve, sepse mendimet qene te ndryshme. Ne fund nje zonje tha: "-Mire qe po i bleme nga njezet mije leka, po sikur te na i shohin andejza, te zotet e ketyre kepuceve, veshur, c'na mbetet ne te gjoreve?
 
 Nje zonje tjeter tha: "Epo me mire te veme drejt europes me kepuce europiane se me kepuce kineze".
 
 Qesha nje cope here se bashku me ta dhe biseda e tyre me mbeti ne mendje gjate, edhe sot ndaj po e shkruaj. Brezi i tyre, te lodhur, te munduar e te varfer deri ku nuk mban me thur enderra dhe jeton me deshirat e nje te riu, te shohe e syte e tij europen e ndaluar ngaherazi. Megjithese te varfer e me shume kufizime jetesore, ata kane deshire qe te prezantohen mire pertej kufijve dhe te prekin nje cope qielli dhe jete europian, packa se po shkojne drejt kufijve me "kepuce" te perdorura europiane...

 Ju uroj vec te mira!

 Me dashuri,
 Edi Gogu

No comments:

Post a Comment