Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Thursday, November 25, 2010

Drejt kufijve me "kepuce" europiane

Pershendetje diellore per momentin te gjitheve:-)

Shkruaj per momentin se nuk dihet sesi do te ndryshoje moti pas disa oresh. E kemi provuar me se miri kete eksperience gjate ketyre diteve qe dielli shndrit sa te kenaq syte dhe shpirtin dhe pas nje ore nese ke dale pa cader, nuk di se ku te fshihesh prej bresherit qe nis krejt papritur.
 
Nuk e di se per sa kohe tema e dites do te jene "vizat, pasaportat biometrike dhe vajtje-ardhjet neper kufijte e europes".

Kisha dale nje paradite sepse isha ne kerkim te ca erezave dhe po i bija zones ku jetojme kryq e terthor. Ngjitur me njesine e lagjes tone ku paguhen faturat e energjise elektrike dhe te konsumit mujor te ujit, me zune syte nje grumbull prej nja gjashte a shtate pensionistesh te moshuar.

 Nuk qe aspak ai grumbullimi i zakonshem i pleqve qe luajne letra e domino neper cepa. Ishte nje grup heterogjen, burrash e grash te moshuar.

Qene mbledhur para nje dere, qe ngjante me nje dere dyqani, por qe xhami me ngjyre nuk te lejonte qe te shihje se cfare kishte pertej. Dic merrnin e keqyrnin me rradhe dhe e linin brenda.
 
 Kalova rrugen dhe ju afrova "grupit". Ata shikonin drejt dyqanit dhe pastaj dilnin ne drite me...kepuce dhe i kqyrnin mire nen driten e diellit.

 "Eh, jemi me pesion- tha njere nga zonjat e moshuara, nuk na del te blejme kepuce ne dyqan." E kuptova me ne fund qe behej fjale per nje dyqan kepucesh te perdorura. Nuk po kuptoja dyndjen e tyre, megjithate vendosa te qendroj edhe pak aty prane per te kuptuar me shume.

 Nuk me kishte vajtur mendja kurre tek ajo qe degjova. Mendoja se mos ishte dita qe kishin marre pensionet dhe kishin dale si shoqeri per pazar kepucesh. JO!!! Arsyeja ishte tjeter dhe kete ma zbuloi nje zoteri qe pasi provoi nje pale kepuce te zeza, u afruar drejt daljes se dyqanit dhe tha : "- Me cupeee, jane te mira keto kepuce per ne Zvicer?" "-si per ne Zvicer- e pyeta une. "-Per ne Zvicer moj qe te vete vizite tek djali?"

 Aty plasi debati midis te gjithe te pranishmeve, sepse mendimet qene te ndryshme. Ne fund nje zonje tha: "-Mire qe po i bleme nga njezet mije leka, po sikur te na i shohin andejza, te zotet e ketyre kepuceve, veshur, c'na mbetet ne te gjoreve?
 
 Nje zonje tjeter tha: "Epo me mire te veme drejt europes me kepuce europiane se me kepuce kineze".
 
 Qesha nje cope here se bashku me ta dhe biseda e tyre me mbeti ne mendje gjate, edhe sot ndaj po e shkruaj. Brezi i tyre, te lodhur, te munduar e te varfer deri ku nuk mban me thur enderra dhe jeton me deshirat e nje te riu, te shohe e syte e tij europen e ndaluar ngaherazi. Megjithese te varfer e me shume kufizime jetesore, ata kane deshire qe te prezantohen mire pertej kufijve dhe te prekin nje cope qielli dhe jete europian, packa se po shkojne drejt kufijve me "kepuce" te perdorura europiane...

 Ju uroj vec te mira!

 Me dashuri,
 Edi Gogu

Tuesday, November 16, 2010

Zhurme, zhurme, shume shume zhurme,,, sa zhurme!

"Zhurme, zhurme, shume shume zhurme...sa zhurme!!!" Te dashur miq,

besoj se ju kujtohen keto vargje te cilat erdhen perpara disa vitesh ne veshet tane ne formen e nje kenge qe u be shume shpejt e pelqyeshme, edhe per faktin se ne te kendonte edhe kryetari i bashkise se Tiranes.
 
 Sot ndersa shihja tej dritares sime, zemra dhe shpirti im kerkonin njezeri nje vend te qete. Sot eshte dite pushimi zyrtar, por edhe ne dite te zakonshme eshte shume e veshtire qe te gjesh nje vend te qete ku te shkosh e te shplodhesh nervat e ngarkuara nga "smogu i stresit te cdo dite".

 Nga Liqeni nuk shkohet, pasi nervat te ngrihen e dhe me teper nga dyndja e turmave qe nuk kane se ku te vene tjeter. Jashte Tiranes, nuk ja vlen qe te perpiqesh te dalesh, se ne cdo kafe e restorant ka dyndje njerezish e femijesh te hazdisur qe te heqin trurin me ulerimat dhe bertitjet e pafre, a thua se prinderit e tyre jane te shurdher?
 
 Te dalesh jashte Tiranes, nuk ja vlen te mendosh tmerrin e trafikut te renduar. Zgjidhja me e kollajte, dil ne ballkon. Aty te fillon dhimbja e kokes ne fakt. O Zot i Madh, nje zhurme e potere e llahtershme, thua se jeton ne nje kantier ndertimi. Makina qe ecin papushim e bori makinash qe bien kot se koti, komshinj qe zihen per mosfunksionimin e pompes se perbashket te ujit, femije te vegjel qe shajne nga mamaja, motorre qe uturijne per tmerr dhe per bese asnje cicerime zogu.
  
 Me duket sikur jam pjese e nje eksperimenti te madh, mbi efektet e abuzimit akustik. Mrekullohem me veten qe nervat e mia jane celikosur me kalimin e viteve, por do ti qe paska njeriu shume nevoje te mos degjoje kaq zhurme!
  
 Madje edhe telefoni me acaron. Njerez qe marrin kot ne telefon (perfitues te ofertave te ndryshme) per te bere muhabete mejhanesh dhe qe mua me vjen t'u them "Ti ben shume zhurme per veshet dhe per shpirtin tim", por dicka brenda meje, turpi a respekti, etika a vetepermbajtja, me zene gojen dhe nuk u turrem.
  
 Nuk e di, por zhurma me lodh dhe ne qytetin tone ka shume zhurme. Flasim me ze te larte, punojme me zhurme, debatojme me zhurme, festojme me zhurme, dashurojme me zhurme, duke bere shume shume zhurme.
 
 Ju uroj nje dite sa me te qete:-)
  
Miqesisht,
 Edi Gogu

Monday, November 15, 2010

Ne panair me fara luledielli

Ju pershendes te gjitheve ju miq e lexues te blogut tim,

 Sot se bashku me femijet e mi, vizituam panairin e librit tek "Pallati i Kongreseve". U bene disa vite me rradhe, qe se baashku me femijet zgjedhim librat qe ata mund te lexojne.

 Them disa vite, pasi me pare, keto zgjedhje i benim se bashku me bashkeshortin. Tani qe ata jane rritur disi, mund te diskutojme dhe te zgjedhim se bashku. Kjo ka bukurine e vete te vecante.
 
Neve na pelqejne shume librat dhe plot here nese duam te bejme nje investim e bejme kete ne libra. U lumturova kur pashe femijet e mi qe gezonin duke kaluar nga njera stende ne tjetren. Kursimet e tyre, te fituara me punen e tyre javore i "derdhen" neper tituj librash interesante.

 Vetem nje gje me lodhi pakez. Zhurma dhe mungesa e nje kulture vizite ne panair. Mos me gjykoni duke me thene qe po kerkoj pak si shume. Behet fjale per nje panair libri qe ndryshe mund te konsiderohet si nje "tempull i dijes dhe informacionit" dhe te shohesh njerez qe (Me falni!!!) peshtyjne levozhgat e farave te lulediellit dhe ulerasin duke te shtyre e te goditur ne brinje pa te kerkuar as ndjese, mua me duket sikur nuk shkon.

 Une mendoj dhe besoj qe ne cdo gje qe bejme dhe me cdo gje qe bejme, ne shprehim nje pjese te personalitetit tone, qofte edhe me nje vizite te thjeshte ne panairin e librit. Femijet nuk i lejova qe te vinin me tuta sportive ne panair, sepse cdo ambient duhet respektuar edhe me veshjen e duhur. Qendrimi perpara stendave, pritja ne rradhe, pershendetja dhe komunikimi me punonjesit e sherbimit kerkon gjithashtu edukate dhe nje etike qytetare, qe per fat te keq, ne shqiptareve na mungon.
 
 Si mund te pres une qe femiejt e mi te behen te sjellshem apo te edukuar, nese ata nuk e shohin kete gje tek une? Si mund te pres qe femijet e tjere te respektojne femijet e mi, kur prinderit e tyre nuk ua mesojne kete gje? Si mund te pres qe femijet e mi t'i duan librat dhe letersine, nese une nuk e kultivoj kete ndjenje tek ata?

 Presim te turremi drejt Evropes, por kam frike se do te jemi si ata njerezit qe shtyheshin ne panair dhe pertypnin farat e lulediellit.

 Ju uroj nje dite te bukur:-)

 Miqesisht,
 Edi Gogu

Wednesday, November 10, 2010

Takimi "Pasditja ime" rifillon kete te shtune

Te dashura mikesha, 

kam kenaqesine t'ju konfirmoj se takimi "Paditja
ime"rifillon te mblidhet tashme ne nje "lagje" te re, tek Komuna e
Parisit. Takimi eshte ne ora 5, te shtunen me date 13 Nentor, tek Qendra
Linkoln 3, ne fund te rruges Komuna e Parisit ne krah te majte, disa
metra perpara Euromax te asaj zone. Jeni te mirepritura te vini e te
shijojme miqesine e njera-tjetres. Mire u takofshim!

 "PROFAMILJA" eshte nje levizje aktiviste qe ka ne qender te saj familjen si edhe mbrojtjen, ruajtjen dhe forcimin e vlerave te saj.

Takimi "PASDITJA IME" eshte nje nder aktivtetet ne grup te levizjes "PROFAMILJA".

A nuk e meritojme nje pasdite te lire nga angazhimet dhe lista e pafundme e gjerave qe duhen bere? PO

A nuk kemi nevoje qe te shijojme miqesine e mikeshave tona? Po patjeter.

Ideja e takimit "PASDITJA IME" eshte qe te takohemi per te biseduar ne nje menyre shume miqesore, "grarore", mbi jeten tone, sfidat e prinderimit, sfidat e te qenit bashkeshorte, profesioniste e mire, mike e mire e shume sfida te tjera te cilat nuk po i listoj.

Biseda, caj dhe kafe, kek dhe filma, ore qendistarie dhe kurs vallezimi, festa surprize dhe ditelindje te paharrueshme, shetitje jashte qytetit dhe kurse gatime; te gjitha te organizuara larmishem ne takimin "PASDITJA IME"

Me dashuri,

Edi Gogu

Saturday, November 6, 2010

kek me kumbulla

Te dashur miq,

Oh, sa e “shijshme” eshte e shtuna, sidomos kur e kalon me familjen tende. Per te gjithe ju qe me keni kerkuar receten e kekut me kumbulla, po e postoj sot duke deshiruar qe “t’ua embelsoj” pakez fundjaven tuaj.

Per nje kek te tille ju nevojiten:
6-7 kumbulla ngjyre blu
30 gr gjalpe
3 veze
100 gr sheqer
450 gr miell
pak kripe
gjysem luge baking powder, ose me pak se gjysem luge caji sode buke
1 luge caji leng limoni i fresket
150 gr arra
Ne fillim rrihen se bashku gjalpi me sheqerin dhe i shtojme nje nga nje vezet. Ne nje ene tjeter perziejme miellin me soden dhe ia shtojme perzierjes se mesiperme. Shtojme lengun e limonit dhe ne fund, arrat.
Kumbullat i pastrojme dhe i presim feta-feta. Brumin e hedhim ne taven e lyer me pareme pak yndyre. Mbi brume rreshtojme kumbullat ne disa shtresa dhe i pjekim ne 160 grade per 40 minuta.
Shoqerohet shume mire me nje gote caji apo edhe me kafe nese ju pelqen. Mua me pelqen e shoqeruar edhe me pak krem-karamel me vanilje.
Ju befte mire dhe paci nje fundjave te kendshme!

Me dashuri,
Edi Gogu

Thursday, November 4, 2010

Ne luginen e hijes se vdekjes

Te dashur miq,

Ju tashme e dini qe cdo here "qe ne mblidhemi se bashku per caj" une ju pershendes duke uruar qe te jeni mire. Sot kam deshire qe kesaj pershendetjeje t'i shtoj edhe urimin "te keni zemra te gezuara!"

 E verteta eshte qe jo cdo dite ne i kemi zemrat te gezuara, sepse jeta ka sfidat dhe veshtiresite e saj dhe padyshim qe ato ushtrojne ndikimin e tyre negativ tek ne. Normalisht keshtu ndodh. Keto dite jam prekur nga nje histori prekese dhe e dhimbshme qe i ka ndodhur nje cifti miqsh. Atyre ju eshte ndare nga kjo jete femija i tyre disa ditor.

 Njerezit vazhdonin te dergonin urimet per lindjen e bebes dhe nderkaq na vjen lajmi qe femija kishte mbyllur syte pergjithmone.
 
 U preka jashte mase dhe u perpoqa te marr me mend madhesine e dhimbjes se tyre dhe perzierjen e ndjenjave dhe emocioneve qe ata jane duke perjetuar.

 Ne raste te tilla, fjalet e ngushellimit jane aq te pafuqishme, saqe behesh lemsh dhe dhimbja me peshen e vet te terheqin poshte.
 
Nena e femijes shkruante se "ata kishin kaluar permes lugines se hijes se vdekjes dhe e kishin njohur dhimbjen, megjithate ata kishin perjetuar sesi Perendia eshte bariu i tyre".

 Keto fjale te sinqerta te shprehura ne nje moment dhimbjeje kaq te madhe, mbeten me mua per nje kohe te gjate. Cfare u jep force ketyre prinderve ne nje perjetese humbjeje te foshnjes se tyre?
 
Ata e kishin mbeshtetur jeten dhe besimin e tyre tek Perendia dhe besojne se Ai eshte sovran dhe ka kontroll te plote mbi jetet e tyre dhe mbi jetet e te gjithe njerezve.

 Fjalet e ketyre prinderve jane me ngushelluese dhe zemerdhenese sesa fjalet me te cilat ne miqte e tyre perpiqemi qe t'i ngushellojme.

Jeta eshte e gjate dhe askush nuk e di se cfare perjetesash do te hasim ne ditet tona, por kete optimizen dhe besim qe Perendia ka me te miren per jeten e gjithkujt, une do ta mbaj thelle ne zemren time si nje thesar te cmuar.

 Ju uroj te mira pafund dhe zemra te gezuara!

 Me dashuri,

 Edi Gogu

Monday, November 1, 2010

Vetem uje me kripe

Ju pershendes te gjitheve duke uruar qe te jeni ne forme te shkelqyer fizike dhe shpirterore:-)

 Familja jone sapo beri vaksinen kunder gripit dhe deri diku po i shohim "mini simptomat" e gripit tek femijet. Kjo ne fakt eshte nje gjendje e perkoshme dhe ua kemi shpjeguar femijeve me durim per here te disa-te qe vaksinimi stinor eshte i nevojshem dhe i ruan nga nje pjese e mire e virozave.

Une nderkohe kam pasur ca probleme me sinozitin dhe alergjine dhe pasojat e ketij "vellazerimi" te pakendshem i vuajne mukozat e hunds time.

 Per nje kohe provova disa antihistaminike dhe kjo gje vertet ndihmon, por nuk doja qe te krijoja nje marredhenie te vazhdueshme me ta, ndaj edhe vendosa qe do ta kuroja veten, vetem me uje e kripe.
 
 Deri diku ngjan me ate shprehjen e njohur "uje e sapun", por qe ne fakt eshte goxha efikase. Per nje periudhe kohe perdorja sperkates me uje e kripe ne forme "spray", por ata kane nje perqindje te vogel gazi qe ndihet kur sprucon dhe mua kjo gje me bezdisi, ndaj zgjodha ne farmaci nje format 500ml uji me kripe qe hidhet ne hunde me ane te nje shiringe, pa age kuptohet.

Cdo here qe ndiej bllokim te hundeve, bej nje shplarje me uje e kripe dhe hunda fillon te lirohet. Gjithashtu here pas here une perdor dhe nje krem me vazeline per zbutjen e mukozave te brendshme te hundes.

Deri tanime kjo gje ka funksionuar vertet, ndaj nese keni ndonje problem alergjie apo sinoziti, provojeni nje here shplarjen me uje e kripe. Madje kjo gje mua me ka dhene rezultat edhe me sinozitin e infektuar.

 Ju uroj cdo te mire dhe po iki, sepse po me vlon uji per caj. Tani do shijoj nje filxhan caji me molle e kanelle:-)


Me dashuri,

 Edi Gogu