Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Wednesday, December 28, 2011

Çaji magjik kunder te ftohtit e gripit

Mirembrema te dashur miq,

E di qe kam bere ca mungesa kete jave, por "kam justifikim nga prindi", qe jam semure. Ne fakt jemi familjarisht.

Diten kur u "palosem" te gjithe ne shtrat e ankoheshim nga temperatura e larte e dhimbjet e eshtrave, mu keput shpirti, kur kuptova sesa dhimbje kishin kaluar Princesha ime dhe bebushi i vogel.

Nejse, jam e lumtur qe po rikuperohemi ne shtepine tone te ngrohte me njeri-tjetrin prane, e jo ne spital apo ne ndonje strehe kartoni, ku mezi e gdhijne naten qyqaret mjerane:-((

Gjeta ne internet nje recete caji qe funksionon si fuqizues dhe pastrues u organizmit nga gripi e te ftohtit stinore.

Per mungese kohe dhe nervash te lodhura nuk po i perkthej te mirat e secilit perberes, po ju mund t'i gjeni ne internet, gjithmone nese keni kuriozitet.

2 luge caji, caj i bardhe ( une e blej tek Sonnentor, tek Rogneri)
2 gozhde karafil
Gjysem shkopi kanelle
Nje cope xhenxhefil (ginger/zenzero) sa gjysma e gishtit tregues e grire ne rende.
2 filxhane uje qe vlon.

Pasi uji ka arritur piken e vlimit, i hedhim te gjithe perberesit brenda dhe i vlojme per 3 minuta. Lereni enen me kapak per 15 minuta dhe pastaj, Ju befte mire!!!!

Uroj qe te jeni ne forme te shkelqyer;)

Me dashuri,
Edi Gogu

Tuesday, December 20, 2011

Master per Puthëse

Ju pershendes kudo qe jeni e po lexoni;)

Une jam prane te voglit tim qe po fle e une po perfitoj nga rasti per te shkruar.

Po mendoja tani perballe faqkave buçko te tim biri, se sa here ne dite ja puth ato, dockat, syckat, kembet, krahet, shpinen, barkun, floket.

Madje kur eshte ne gjume i puth ndonje bluze qe ja kam zhveshur para gjumit.

Keshtu qe arrita ne nje perfundim, qe te gjitha nenat kane nje Master per Puthëse:/)

Mu zgjua Luani im i vogel, ika ta puç.

Kalofshi mire sot e "lexohemi" serish neser;)

Me dashuri,
Edi Gogu

Friday, December 16, 2011

A je ti UFO?

Ja ku erdhi dhe mbremja e se premtes. Sot gatova qumeshtor, po te doni ju a jap receten super te thjeshte:)

Nderkohe qe po shkruaj nga telefoni, pres te me ftohet caji "Love spice tea".

Lexova nje status ne Facebook, te nje mikeshes time qe thoshte: " se te thuash te verteten e te mbahesh ne te, nganjehere nuk eshte e lehte."

Mendja ime e vazhdoi mendimin e saj me:" Madje te etiketojne UFO".

Jo nga ato UFO-t me tri sy e me veshe te cuditshem, UFO ne lidhje me "orientimin jetesor".

Ku kemi arritur keshtu? Si i kemi shkelur te gjitha me kembe dhe antivlerat i kemi ngritur ne piedestal.

E kam degjuar me veshet e mi dhe ma kane perplasur ne fytyre "A je gje UFO?" kur ne disa situata kam "rrezikuar" duke mbajtur krahun e se vertetes.

Po ty te kane pyetur "Mos je gje UFO?"

Ju uroj nje pasdite te kendshme;-)

Me dashuri,
Edi Gogu

Thursday, December 15, 2011

Pa fjale

Pershendetje:/)

Si ja kaluat sot?

Eee, me vjen mire qe keni kaluar mire. Une ja ashtu, me pak dhimbje koke.

Me falni qe sot nuk jam "shoqeri interesante" dhe qe po e shijoj cajin tim ne heshtje.

Epo, kemi te gjithe keshtu ditesh, qe degjojme te tjeret ne heshtje.

Hajt, mirutakofshim neser;)

Ciao,
Edi Gogu

Wednesday, December 14, 2011

Peng ne dyqanin e kafese

Miredita:-)

Si te kam sot? Me shendetin si po ja con?

Une jam mire:-) e po mesoj cdo dite qe te mos u kushtoj rendesi detajeve negative.

Bashke me bebushin dolem per nje shetitje. Shkuam ne librari per te blere nje liber femijesh me tinguj.

Sa qejf ishte per mua, tek e shihja Shpirtushin te cuditej pas librave dhe uroja me vehte, qe edhe ai ti dashuroje librat.

Ne kthim, shqisa e te nuhaturit, te parit dhe kembet u bene bashke dhe une perfundova ne nje dyqan kafeje te fresket. Hmmm, cfare arome e mire!

Cfare nuanca te mrekullueshme te ngjyres se kafenjte; cfare magjie shijesh perhapej ne ajer,

Mu duk sikur gjithe zhurmat e qytetit mbeten pas deres se qelqte qe u mbyll lehtazi.

Kisha hyre ne nje dyqan kafeje jo me deshiren time, por e marre peng nga aroma e mrekullueshme e kafese se fresket.

Njera nga punonjeset po i pergatiste kafene dy zonjave dhe, ndersa ua hidhte ne filxhanet e vegjel, ajo mase e trashe me ajke leshonte avull dhe arome.

Hmm, arome kafeje. Mushkerite e mia u lezetuan me kete arome delikate dhe desh me mbyten kur guxova te flas;" A mbani caj me ereza dimri?"

Se ishin mushkerite e mia apo syte e klienteve te cuditur (qe une kerkoja caj, ne nje dyqan kafeje te fresket) qe me mbyten, kete nuk e mora vesh:-)

Kalofshi bukur:-)

Me dashuri,
Edi Gogu

P.S. Caj me ereza dimri gjeta:-)

Tuesday, December 13, 2011

Matane gardhit "te komshiut".

Miredita o miq:-) e mikesha te dashura:-)

Keto ditet me qiell gri, sikur te lodhin qe ne pike te mengjesit.

Mire qe flasim lirshem, se po te hiqeshim edhe duke gjerbur kete cajin tone te perditshem, muhabeti do te kish mbaruar me kohe.

Besoj ju ka ndodhur edhe ju qe te hidhni syte matane gardhit te komshiut.

Dashje pa dashje ne dite "me shi", kopshti yne na duket i pajete, bari i thate e lulet e vyshkura. Nderkohe, kopshti matane gardhit na qenka i gjelberuar!!!!

Nuk po flas per ndonje gardh fizik, por per te gjitha ato here, kur na duket sikur e gjithe bota e ka ne terezi cdo gje, pervec nesh.

Me ndodh edhe mua, qe fqinjet me duken me te qete se une, apo me te relaksuar.

Mendoni per ato raste, kur "dritat ne shtepine e komshiut" ju jane dukur me te shndritshme apo komshiu me punetor e i zoti.

Mikja ime, po sikur te te them qe edhe fqinjeve tuaj, kopshti matane gardhit te tyre ju duket me gjelberosh?

Le ta shijojme jeten tone ne gezimet dhe sfidat e perditshme, duke pasur nje zemer falenderuese. Le te vleresojme kedo dhe gjithcka qe kemi ne jeten tone:-)

Kesisoj nuk do te kemi kohe dhe nevoje qe te krahasohemi apo te shohim matane gardhit te komshiut.

Ndersa shkruaja me iken dritat dhe vendosa te pres me qetesi e durim kohen e ardhjes se energjise, nderkohe qe nisa te bej dicka tjeter per te cilen nuk me duhet energji elektrike.

Ika njerez, se mu boshatis filxhani i cajit;)

T'ju kem sa me mire!

Me dashuri,
Edi Gogu

Monday, December 12, 2011

Hmmm, hiç

Mire se rrini:-)

Sot me eshte dukur dita si mbremje qe ne mengjes. Qiell gri e une e deshiruar edhe per pak me shume gjume;)))))

Sot nuk paskam frymezim fare, ndaj po e mbyll duke ju uruar nje pasdite te kendshme.

Ciao, ciao;)

Edi

Sunday, December 11, 2011

1001 pse-te e mia

Ja ku erdhi e shtuna. Nje nder ditet qe njerezit e shijojne si dite pushimi.

Ne si familje mezi e presim qe te bejme gjera qe nuk i bejme dot se bashku gjate javes.

Per dy jave femijet na kerkuan qe te shihnim se bashku nje emision te ri per femije, 1001 pse.

U gezuam edhe ne, pasi menduam qe do te jete dicka, nga e cila femijet do te mesojne gjera te reja.

Pasi mdoqem tri emisione me rradhe, kuptuam qe permes ketij emisioni femijet mesojne lehtesisht; qe te genjejne, te sajojne, te behen te pacipe, etj, etj.

Po ju more zonja e zoterinj qe beni keto emisione e skenare, a jeni prinder vete? Si nundeni more, qe gjoja nen idene per te krijuar situara per te qeshur, u mesoni vese femijeve?

Pse ua prishni dhe ndotni sinqetitetin? Pse u mesoni genjeshtra e sajesa?
Pse u shtini ndermend budallalleqe te panevojshme?
Pse i perdorni si kavje per eksperimentet tuaja te ndyra?
Cfare pyetjesh koti po u vendosni neper skenare?

Kam 1001 pse ne zemren time dhe shume zemerate, per demin qe po i beni brezit te ri dhe per mesazhet e keqija qe po ju percillni cdo jave;

"Te genjesh te ben te famshem", me tha nje femije tek bisedonim nje dite mes miqsh:-((


E indinjuar,
Edi Gogu

Friday, December 9, 2011

Nervat tel...

Miremengjes kush eshte zgjuar tani e miredita apo mirembrema, kush do ta lexoje kete shenim me pas!!!

Kam aq shume gjera per te bere, sa qe nuk di c'te them. Mbi te gjitha kam edhe gripin neper shtepi qe mi ngacmon te gjithe familjaret, here pas here.

Nami le te behet!!!- po them tani me vete. Do ta marr shtruar, se me stres qe ne mengjes nuk fillohet dita.

E kam vene re se cdo here kur perpiqem (dhe me thene te verteten nuk eshte dhe aq e thjeshte), qe ti kaloj situatat me qetesine maksimale, cdo gje ecen me natyrshem.

Nuk le shume vend per panik dhe, ne kete menyre stresi apo ajo ndjenja e "permbytjes", nuk transmetohet tek familjaret.

Mendoj qe si nene, kam privilegjin dhe pergjegjesine, qe ti mesoj femijet e mi, se pari permes menyres sesi e jetoj jeten dhe ditet e mia.

Kur nervat jane bere kacurrela te mpleksura me njera-tjetren, pi nje gllenjke uje te ftohte dhe e mbaj ne goje derisa te qetesohem. Nuk dua ta ndikoj atmosferen familjare me "henezimet" e mia.

Punet e marra me qetesi behen me lehte dhe nervat tel, shkriftohen avash-avash. Mbi te gjitha femijet mesojne vetekontrollin.

"Ngordha" fare dje, kur me tha djali 10 vjecar ne lidhje me nje situate: "Maa, e di ti qe mua me pelqen ta shoh ate gjysmen e gotes plot?"

Vertet, kuptova qe femijet perceptojne me nje zhdervjellesi marramendese.

Po ju le, se "koha ime mbaroi" e do luaj me kuba me bebushin.

Kalofshi bukur:)

Me dashuri mikeshe,
Edi

Thursday, December 8, 2011

Iiii:-( pushim!!! Burri dhe femijet ne shtepi

Miremengjes te dashur/a çajshijues/e!

Jam njeriu me i lumtur ne bote qe sot eshte pushim dhe do e kem gjithe familjen neper shtepi.

Me pelqen tek ju degjoj hapat neper shtepi apo edhe kur fusin gishtin e vogel ne brumin e kekut te paperfunduar.

E di shume mire qe keto dite, do ikin, ndaj edhe dua ti shijoj te shtrenjter e mi deri ne maksimum. Do vije krejt si pa ndier, dita kur ne vend te tyre, do te me mbeten kujtimet:-(

Javen qe shkoi takova ca mikesha dhe, njera me tregoi sesi i kish mbetur ne mendje nje bisede qe kish degjuar ne parukeri.
"Iiiii, pushim neser. Aman do kem burrin e femijet neper kembe:-("

Nuk dua te gjykoj askend me kete rast, por ja qe edhe mua me beri pershtypje kjo deklarate.

Mendoj vetem sesi do te ndiheshin femijet dhe bashkeshorti nese une do te ndihesha dhe do te shprehesha ashtu per ta?
Po nese ata do te thoshin ashtu per mua?

Po ju le qe te shijoni diten tuaj te pushimit:-)

Me dashuri,
Edi Gogu

P.S. Mengjesi yne sot permban caj me uje te zier, nje fete limon, nje fete portokall e nje dy feta mandarina:)

Wednesday, December 7, 2011

Nuk arrita dot...

Miremengjes ne kete dite te lagesht,

Kam kater dite qe mendoj pareshtur per mundesite. Mundesite qe nese nuk i kap ne moment, te shkasin nga dora. Disa prej tyre, jane edhe me pasoja per me keq.
Nje fqinji yne nderroi jete para kater ditesh dhe kjo gje me beri te reflektoj edhe me teper mbi mundesite

E dija qe vuante nga nje semundje e pasherueshme dhe ne mendjen time vendosa qe te beja dicka, per t'ju gjendur prane familjes se tij.

E keni vete parasysh ju sesi "ditet te zene rob" me gjerat e ndryshme qe duhen bere dhe, une po e shtyja per nje moment me te volitshem qe tu dedikohesha fqinjeve te mi. He sot e he neser dhe nuk munda.

Nuk munda te beja dot asgje per t'ju gjendur prane atyre qe po perjetonin dite semundjeje e ankthi, pasi prita per nje moment me te volitshem.

E humba mundesine:-(

Sa e sa situata na ikin nga duart pasi ne nuk veprojme kur kemi mundesine.

Ju uroj nje dite te frutshme!

Me dashuri,
Edi Gogu

Tuesday, December 6, 2011

Çaj per dite me shi dhe nje sekret

Miremengjes bote:-)

Sot e kam prishur traditen, se nuk kam shijuar ende asnje pikezzzz caj, por e kam ne plan sapo te heq telefonin nga dora.

Meqe eshte dite me shi, do pergatis nje caj me kanelle, piper te zi e kardamom. Per dy persona;

Uje qe vlon (2 filxhane)
7 kokrra piper i zi
1 shkop kanelle
5 gonxhe kardamomi
2 bustina caj kamomili

Pas vlimit per 3 minuta se bashku, hiqeni cajnikun nga zjarri dhe lereni te mbuluar me kapak per 20 min, qe perberesit te leshojne aromen e shijen e tyre.

Mund ti shtoni pak mjalte e qumesht ketij caji dhe ju befte mire!!

SEKRETI: Gjithmone perpara se te konsumoni nje filxhan caj, ngroheni ate me pare. Shijon me mire, ju siguroj per kete.
Si? Mbusheni me uje te ngrohte per nje minute.

Ika se mu zgjua bebushi;)

Paci diell ne zemer!

Me dashuri,
Edi Gogu

Monday, December 5, 2011

Rikthim...

Pershendetje pas disa muajsh mungese;))

Me keni munguar te gjithe.
Jam kaq e lumtur qe mund te shkruaj serish tek ky blog, e kjo fale teknologjise dhe telefonit qe me ka dhuruar bashkeshorti im i kujdesshem:-)
Nuk kam asnje gje te vecante per te shkruar sot, thjesht qe po bej me dije lexuesit e ketij blogu qe "jam gati per caj e biseda" si dikur.

Kohen e mumgeses e kam shfrytezuar mire, jam kujdesur per familjen time e bebushin disa muajsh dhe kam mesuar receta te papara caji.

Ju pres neser per caj. Cfare caji? Neser...

Perqafime,

Edi Gogu

Monday, June 6, 2011

Buke e bere vete

Buke e bere vete

Ju pershendes te gjitheve dhe uroj qe java te kete filluar sa me mire per te gjithe ju:-)

Nuk e di per ju, por mua me pelqen shume aroma e bukes se fresket. Me pelqen shume kur e ndiej ne rruge prane ndonje furre buke, por me shijon deri ne shpirt kur kete arome e ndiej brenda shtepise sime.

Jo te gjithe kane deshire qe te gatuajne buke vete ne shtepi, ndaj nese ju jeni nje prej tyre, ju lutem te keni durim me kete shkrim, pasi ju dedikohet atyre qe ju pelqen te bejne buke vete ne shtepi. Gjithashtu ekziston edhe nje mundesi tjeter zgjedhjeje, ta provoni njehere:-)

Per nje familje me 4 persona, per gati tri vakte vlen kjo recete;

2 luge caji maja buke pluhur
1/2 luge caji sheqer
1 1/2 filxhan uje i vaket
2 luge gjelle gjalpe, ose margarine per gatim
1 1/2 luge gjelle uthull e bardhe
2 luge caji kripe e imet
3 filxhane miell

Kjo recete ben buke mjaftueshem per tri vakte, por nese e shihni se familjes tuaj nuk i mjafton, mund te dy apo trefishoni masen.

Ne nje ene te madhe hedhim majane e bukes, sheqerin dhe ujin e vaket. I perziejme se bashku dhe i leme ne qetesi per 5 minuta. Fillojme te shtojme perberesit e tjere sipas rradhes ne recete. Masen e brunit te perftuar e mbulojme me qese kuzhine (wrap) dhe i hedhim siper nje peshqir apo mbulese tavoline. Kur e shikojme qe buka “ka ardhur” e perziejme mire masen dhe e mbulojme serish.

Pasi ka ardhur perseri, e punojme brumin dhe e ndajme ne cope sipas preferences. Ne familjen tone, ne preferojme bukezat e vogla ne forme rrumbullake. Jepini bukes formen qe deshironi dhe vendoseni ne taven e lyer me pare me yndyre. Piqeni ne furre me 180 grade per 10 minutat e para dhe me 140 grade me pas derisa te piqet. Pasi ta keni fikur furren e sobes, lereni buken atje edhe per disa minuta te tjera dhe me pas nxirreni e vendoseni ne nje qese cohe pambuku.

Bukes mund ti shtoni, fara te ndryshme, arra, kikirike, ullinj apo edhe djathe e domate te thara.
Konsumohet me cfaredolloj gatimi. Sot ne do ta konsumojme me thjerreza dhe sallate perimesh, vezesh te ziera e djathi parmesan.

Per mua si amvise eshte kenaqesi qe familja ime te shijoje buke te bere vete. Nese mendoni se eshte vape dhe nuk i duroni dot temperaturat e larta, piqeni buken ne mbremje vone duke ndjekur ndonje film dhe pasi te ftohet futeni ne nje qese prej cohe pambuku.

Ju uroj gjithe te mirat dhe gatim te kendshem:-)

Me dashuri,
Edi Gogu

Tuesday, March 8, 2011

Bijat e Eves - ekspozite pikture

Te dashura mikesha te shtrenjta,

 Uroj qe te jeni sa me mire me shendet dhe nga ana shpirterore:-) Megjithese eshte nje dite plot diell, temperaturat e ajrit te kujtojne qe jemi ende nen kthetra dimerore.

 Shoh pertej dritares qe rruget jane te mbushura me gra e vajza. Rendin ose nxitojne, nderkohe qe nje pjese tjeter e paska marre me shtruar. Per ku? Po edhe ju e dini se per ku... Ne ndonje kafe a restorant, pasi jane mbledhur se bashku per te festuar 8 Marsin.
 
Mua personalisht me acaron ideja e nje dite ne vit kushtuar gruas, sepse me duket sikur shoqeria tallet duke e minimizuar rolin e gruas dhe duke i kushtuar asaj vetem nje dite. Une e shoh 8 Marsin si kulminacionin e vleresimit vjetor te rolit te femres ne familje e shoqeri.

Jeten time e kane ndikuar shume gra e vajza dhe une jam mirenjohese per secilen prej tyre. Disa me kane mesuar permes keshillave te tyre apo edhe prej eksperiencave te tyre, ndersa disa te tjera me kane mesuar permes gabimeve e deshtimeve te tyre. Ne njefare  menyre me kane mesuar nga nje mesim prej fitoreve e deshtimeve te tyre.

Do te doja shume qe te kisha mundesi qe t'ju takoja te gjithave e t'ju thoja se sa shume e keni bekuar jeten time me prezencen tuaj. Ne pamundesi te ketij takimi sot, po ju jap nje ftese. Nje ftese per te shkuar se bashku ne nje ekspozite pikture shume te vecante, pasi  te gjithe personazhet jane femra. Per here te pare ne historine e artit pamor shqiptar, Jorgaq Gogu (vjehrri im), vjen me nje cikel pikturash ne vaj duke na prezantuar me grate e Bibles. Keto gra kane frymezuar, ndricuar dhe fuqizuar njerezimin nder shekuj. Ne menyre pashmangshme autori pasqyron edhe tiparet që zotëron shoqëria ndaj grave dhe rolit të tyre.  

Nuk ka  aspak rëndësi se cilës traditë fetare i përkasim, shumë gra moderne mund të gjejnë vetveten në historitë e tyre. Personazhet jane shume te larmishem dhe te spikatur, qe nga gruaja e pare Eva e deri tek Delilah e cila i gjeti Samsonit piken e tij te dobet; nga Sara qe i dha te shoqit, konkubinen e saj per te lindur trashegimtare, deri tek Ruthi e cila e lidhi jeten e saj me te vjehrren e saj te mire e te moshuar; nga Esteri, bukuroshja qe mahniti Mbretin me hiret e saj dhe shpetoi popullin nga ndeshkimi i padrejte, tek Miriami, motra e jashtezakonshme e Moisiut e cila ishte skllave ne Egjipt se bashku me tere popullin e saj.


Secila prej tyre, bart me vehte nje histori, nje mesim, nje dobesi, nje force qe spikat, njesoj si gjithesesila prej nesh ne momente te caktuara te jetes sone.

Jeni te mirepritura ne ceremonine e celjes se ekspozites, te merkuren me 9 Mars, ora 18.00, ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar (hyrja nga Bulevardi Zog I).

Ekspozita do te jete e hapur per nje jave ne keto ore; 9:00-13:00 dhe 17:00-20:00

Uroj qe te kemi mundesine te shihemi atje se bashku. Ju uroj cdo te mire dhe mirupafshim:-)


Me dashuri,
Edi Gogu

Thursday, February 10, 2011

Mashkulli i pare qe kam njohur


Nuk e mbaj mend mire se cfare kishe veshur ate dite kur te takova per here te pare, por e mbaj mend mire qe ishe ti mashkulli i pare qe kam njohur.

E mbaj mend mire ngrohtesine e kraheve te tyre qe me shtrenguan me shume dashuri, madje e mbaj mend edhe ndjesine qe me shkaktoi perqafimi yt. Nuk doja te largohesha kurre prej kraheve te tu.

Lekura jote qe e bute dhe e mbeshtetur pas faqes time percillte vec dashuri, siguri dhe prape shume dashuri.

Nuk i harroj dot syte e tu qe lumturoheshin ne fytyren time.
Zeri yt ishte zeri i pare mashkullor qe veshet e mi degjuan dhe e njihnin edhe mes mijera zerash te tjere. Zeri yt me jepte siguri atehere kur frikera mundoheshin te me merrnin frymen.

Ti me mesove sekrete qe askush tjeter nuk do te mund te mi mesonte, ti mashkulli i pare i rendesishem i jetes sime.

BABUSH te dua shume! Jam e lumtur dhe e bekuar qe kam nje baba si ty. Je shume i rendesishem per mua, njesoj si atehere kur me mbajte ne krahe per here te pare, me perqafove per here te pare, me puthe per here te pare, me bleve akulloren e pare, me qortove per here te pare, me pergezove per here te pare, kur punuam "si ekip" per here te pare.

Je babai me i mrekullueshem i te gjithe botes dhe une te dua shume.

Gezuar ditelindjen, i shtrenjti im :-)))

Me dashuri,
Edi Gogu

Wednesday, February 9, 2011

Pornografi ne gazete sportive

Miq te dashur,

Pershendetje miqesore dhe dashamirese kudo qe te ndodheni. Megjithese tani qe po shkruaj eshte mbremje, ende e kam te fresket ne mendje e mbi lekuren e duarve ndjesine e akullt te mengjesit te sotem.

 Percolla femijet per ne shkolle dhe ndersa po kthehesha per ne shtepi, qendrova tek nje mikesha ime e cila shet gazeta e revista dhe i kerkova qe te blija ndonje reviste qe mund te kishte dale ne treg keto dite.

 Ajo qe me cuditi e me thau peshtymen, qe nje fakt i papare nga syte e mi (nuk e di per ju) deri me sot. Faqja e fundit e nje gazeta sportive shqiptare (emrin e te ciles nuk po e citoj, por qe gjendet lehtesisht) qe e gjitha e mbushur me fotografi pornografike. Nuk u besova syve dhe e pyeta mikeshen time, se mos qe bere ndonje gabim ne shtypje dhe t'i kontrollonte edhe gazetat e tjera te te njejtit titull, qe te mos turperohej me klientet.

 Ajo me tha qe kishte kohe qe vazhdonte "ky muhabet" ne kete gazete sportive. Nuk di c'te them, por di qe ndjeva neveri dhe turp. Nje gje me ben shume pershtypje, sesi ne qytetareve nuk na bejne fare pershtypje keto gjera. Thua te jemi kaq "mendjehapur" ndaj perversitetit?

Kalojme shume kohe duke ngritur zerin ndaj njeri-tjetrit ne mbrojtje te ideve politike dhe per gjera te tilla "na ka ikur zeri fare". A do te doje ti qe djali apo vajza jote te ekspozohej ndaj gjerave te tilla te uleta e degraduese?

Nuk e di. Pres te ma thuash.

 Ju uroj nje mbremje te kendshme dhe neser nje dite sa me te bukur!!!

 Miqesisht,
 Edi Gogu

Monday, January 24, 2011

Merre shtruar!!!

Pershendetje te dashur miq e mikesha,

 Ju falenderoj shume per komentet tuaja dhe per te gjitha mesazhet miqesore qe me keni derguar.

 Te gjithe kemi qene deshmitare te ngjarjeve turbulluese te fundjaves qe sapo lame pas. Une nuk dua te zgjatem fare e te komentoj mbi kete apo ate detaj, por per te gjithe situaten qe ka pasuar ngjarjet e se premtes se 21 Janarit, une kam vetem nje sygjerim "Ta marrim shtruar!"

 Degjoja fqinjet e mi qe cirreshin sot ne mengjes duke share njeri-tjetrin sepse mbeshtesnin ide dhe parti te ndryshme.

Mendoj se nuk ja vlen qe te behesh hasem me vellane apo motren, per shkak te diversitetit te mendimeve apo opinioneve politike.

 Kjo per faktin se ne shqiptaret behemi hasem me njeri-tjetrin jo vetem per ndryshueshmeri bindjesh politike, por pothuajse per cdo mosperputhje.
 
Kemi nevoje qe ne pergjithesi t'i marrim gjerat shtruar e me urtesi dhe keshtu jo vetem ne qe dalim te fituar, por edhe familjaret e ata qe na rrethojne.

 A nuk kercejme ne si gjelat kacafytes ne trafik kur na zene rrugen? A nuk shajme ne nder dhembe kur na perplasen pa dashje cadrat me ato te kalimtareve te tjere? etj, etj, etj

 Po iki te bej nje caj ashtu shtruarr, shtruar...

Ju uroj te mira pafund!

 Me dashuri,
 Edi Gogu

Thursday, January 20, 2011

Edukator/e pa edukate

Ju pershendes te gjitheve miq te shtrenjte!!!

Ky eshte shkrimi im i pare per kete vit te ri ne "blogun e cajit" dhe nese them qe nuk me keni munguar, atehere do te isha duke pohuar nje te pavertete te madhe.

Me kane munguar bisedat tona dhe komentet tuaja me vlere, por une nuk kam qene shume e frymezuar per te shkruar, kjo ndoshta ngaqe gjendja shendetesore nuk ma ka lejuar per ca kohe konsumimin e cajit, ashtu sikunder me pelqen mua, filxhan pas filxhani...ahahahaaa:-)

Keto dite vemendjen time e ka mberthyer nje fakt i dukshem dhe shume i rendesishem; ai qe edukatoret e brezit te ri, pra te femijeve tane jane pergjithesisht pa edukate. Eshte nje deklarate disi e guximshme kjo nga ana ime, por si mund te them ndryshe kur femijet tregojne cdo dite fjale te reja ofenduese qe i mesojne nga mesueset e tyre dhe qe ato ua drejtojne pareshtur femijeve te shkolles.

 Kur e ndava kete shqetesim me disa mikesha te miat, ato mu pergjijgjen "Eh, kudo ashtu eshte. Pse keto mesueset e ketyre taneve mos jane me te mira? Nje prerje jane!"

 Kjo pergjigje nuk me ngushelloi aspak, por me tmerroi me "zgjerimin e hartes" se edukatoreve pa edukate. Si mundet qe nje edukator ne vend qe te percoje tek femijet e brezit te ri informacion nxites dhe fjale inkurajuese, percjell tek ta dhe i prezanton me ofendime dhe etiketa te tipit: "Idiot, debile, injorant, te rropa te gjalle, t'i preva krahe e kembe, engla ju prefte etj, etj" 

Nuk di c'te them se ne c'baze kriteresh i perzgjedhin keto mesuese. Do vetem te them qe keshtu nuk kemi asgje ne terezi dhe punet jane si mos me keq. Kemi edukatore pa edukate qe nervat e problemeve te tyre apo te menopauzes i shfryjne tek femijet.

 Femijet tane vijne nga shkolla te cuditur dhe na sjellin lloj-lloj xhevahiresh te mesueseve qe ne mendonim qe femjet do t'i degjonin nga "rrugecerit" e lagjes dhe jo nga "krijesa e mrekullueshme qe duhet te jete nje mesues".

Mund te mos jesh nene dhe nuk e ke provuar ndjesine e te qenit prind dhe te mungon ajo lloj ndjeshmerie e dhembshurie e vecante, po si ka mundesi qe te mos jesh as femer apo thjesht njeri normal? Nje njeri normal ka respekt per te tjeret dhe di si t'i trajtoje te gjithe e aq me teper femijet.

 E cfare po kerkoj kaq shume? Edukatore me edukate per femijet tane...

 Ju uroj nje fundjave te kendshme se bashku me familjet tuaja:-)
 
Me dashuri,
 Edi Gogu