Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Tuesday, March 8, 2011

Bijat e Eves - ekspozite pikture

Te dashura mikesha te shtrenjta,

 Uroj qe te jeni sa me mire me shendet dhe nga ana shpirterore:-) Megjithese eshte nje dite plot diell, temperaturat e ajrit te kujtojne qe jemi ende nen kthetra dimerore.

 Shoh pertej dritares qe rruget jane te mbushura me gra e vajza. Rendin ose nxitojne, nderkohe qe nje pjese tjeter e paska marre me shtruar. Per ku? Po edhe ju e dini se per ku... Ne ndonje kafe a restorant, pasi jane mbledhur se bashku per te festuar 8 Marsin.
 
Mua personalisht me acaron ideja e nje dite ne vit kushtuar gruas, sepse me duket sikur shoqeria tallet duke e minimizuar rolin e gruas dhe duke i kushtuar asaj vetem nje dite. Une e shoh 8 Marsin si kulminacionin e vleresimit vjetor te rolit te femres ne familje e shoqeri.

Jeten time e kane ndikuar shume gra e vajza dhe une jam mirenjohese per secilen prej tyre. Disa me kane mesuar permes keshillave te tyre apo edhe prej eksperiencave te tyre, ndersa disa te tjera me kane mesuar permes gabimeve e deshtimeve te tyre. Ne njefare  menyre me kane mesuar nga nje mesim prej fitoreve e deshtimeve te tyre.

Do te doja shume qe te kisha mundesi qe t'ju takoja te gjithave e t'ju thoja se sa shume e keni bekuar jeten time me prezencen tuaj. Ne pamundesi te ketij takimi sot, po ju jap nje ftese. Nje ftese per te shkuar se bashku ne nje ekspozite pikture shume te vecante, pasi  te gjithe personazhet jane femra. Per here te pare ne historine e artit pamor shqiptar, Jorgaq Gogu (vjehrri im), vjen me nje cikel pikturash ne vaj duke na prezantuar me grate e Bibles. Keto gra kane frymezuar, ndricuar dhe fuqizuar njerezimin nder shekuj. Ne menyre pashmangshme autori pasqyron edhe tiparet që zotëron shoqëria ndaj grave dhe rolit të tyre.  

Nuk ka  aspak rëndësi se cilës traditë fetare i përkasim, shumë gra moderne mund të gjejnë vetveten në historitë e tyre. Personazhet jane shume te larmishem dhe te spikatur, qe nga gruaja e pare Eva e deri tek Delilah e cila i gjeti Samsonit piken e tij te dobet; nga Sara qe i dha te shoqit, konkubinen e saj per te lindur trashegimtare, deri tek Ruthi e cila e lidhi jeten e saj me te vjehrren e saj te mire e te moshuar; nga Esteri, bukuroshja qe mahniti Mbretin me hiret e saj dhe shpetoi popullin nga ndeshkimi i padrejte, tek Miriami, motra e jashtezakonshme e Moisiut e cila ishte skllave ne Egjipt se bashku me tere popullin e saj.


Secila prej tyre, bart me vehte nje histori, nje mesim, nje dobesi, nje force qe spikat, njesoj si gjithesesila prej nesh ne momente te caktuara te jetes sone.

Jeni te mirepritura ne ceremonine e celjes se ekspozites, te merkuren me 9 Mars, ora 18.00, ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar (hyrja nga Bulevardi Zog I).

Ekspozita do te jete e hapur per nje jave ne keto ore; 9:00-13:00 dhe 17:00-20:00

Uroj qe te kemi mundesine te shihemi atje se bashku. Ju uroj cdo te mire dhe mirupafshim:-)


Me dashuri,
Edi Gogu

No comments:

Post a Comment