Miredita:-)
Si te kam sot? Me shendetin si po ja con?
Une jam mire:-) e po mesoj cdo dite qe te mos u kushtoj rendesi detajeve negative.
Bashke me bebushin dolem per nje shetitje. Shkuam ne librari per te blere nje liber femijesh me tinguj.
Sa qejf ishte per mua, tek e shihja Shpirtushin te cuditej pas librave dhe uroja me vehte, qe edhe ai ti dashuroje librat.
Ne kthim, shqisa e te nuhaturit, te parit dhe kembet u bene bashke dhe une perfundova ne nje dyqan kafeje te fresket. Hmmm, cfare arome e mire!
Cfare nuanca te mrekullueshme te ngjyres se kafenjte; cfare magjie shijesh perhapej ne ajer,
Mu duk sikur gjithe zhurmat e qytetit mbeten pas deres se qelqte qe u mbyll lehtazi.
Kisha hyre ne nje dyqan kafeje jo me deshiren time, por e marre peng nga aroma e mrekullueshme e kafese se fresket.
Njera nga punonjeset po i pergatiste kafene dy zonjave dhe, ndersa ua hidhte ne filxhanet e vegjel, ajo mase e trashe me ajke leshonte avull dhe arome.
Hmm, arome kafeje. Mushkerite e mia u lezetuan me kete arome delikate dhe desh me mbyten kur guxova te flas;" A mbani caj me ereza dimri?"
Se ishin mushkerite e mia apo syte e klienteve te cuditur (qe une kerkoja caj, ne nje dyqan kafeje te fresket) qe me mbyten, kete nuk e mora vesh:-)
Kalofshi bukur:-)
Me dashuri,
Edi Gogu
P.S. Caj me ereza dimri gjeta:-)
Wednesday, December 14, 2011
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment