Ju pershendes te gjitheve dhe uroj qe java te kete filluar sa me mire per te gjithe ju:-)
Nuk e di per ju, por mua me pelqen shume aroma e bukes se fresket. Me pelqen shume kur e ndiej ne rruge prane ndonje furre buke, por me shijon deri ne shpirt kur kete arome e ndiej brenda shtepise sime.
Jo te gjithe kane deshire qe te gatuajne buke vete ne shtepi, ndaj nese ju jeni nje prej tyre, ju lutem te keni durim me kete shkrim, pasi ju dedikohet atyre qe ju pelqen te bejne buke vete ne shtepi. Gjithashtu ekziston edhe nje mundesi tjeter zgjedhjeje, ta provoni njehere:-)
Per nje familje me 4 persona, per gati tri vakte vlen kjo recete;
2 luge caji maja buke pluhur
1/2 luge caji sheqer
1 1/2 filxhan uje i vaket
2 luge gjelle gjalpe, ose margarine per gatim
1 1/2 luge gjelle uthull e bardhe
2 luge caji kripe e imet
3 filxhane miell
Kjo recete ben buke mjaftueshem per tri vakte, por nese e shihni se familjes tuaj nuk i mjafton, mund te dy apo trefishoni masen.
Ne nje ene te madhe hedhim majane e bukes, sheqerin dhe ujin e vaket. I perziejme se bashku dhe i leme ne qetesi per 5 minuta. Fillojme te shtojme perberesit e tjere sipas rradhes ne recete. Masen e brunit te perftuar e mbulojme me qese kuzhine (wrap) dhe i hedhim siper nje peshqir apo mbulese tavoline. Kur e shikojme qe buka “ka ardhur” e perziejme mire masen dhe e mbulojme serish.
Pasi ka ardhur perseri, e punojme brumin dhe e ndajme ne cope sipas preferences. Ne familjen tone, ne preferojme bukezat e vogla ne forme rrumbullake. Jepini bukes formen qe deshironi dhe vendoseni ne taven e lyer me pare me yndyre. Piqeni ne furre me 180 grade per 10 minutat e para dhe me 140 grade me pas derisa te piqet. Pasi ta keni fikur furren e sobes, lereni buken atje edhe per disa minuta te tjera dhe me pas nxirreni e vendoseni ne nje qese cohe pambuku.
Bukes mund ti shtoni, fara te ndryshme, arra, kikirike, ullinj apo edhe djathe e domate te thara.
Konsumohet me cfaredolloj gatimi. Sot ne do ta konsumojme me thjerreza dhe sallate perimesh, vezesh te ziera e djathi parmesan.
Per mua si amvise eshte kenaqesi qe familja ime te shijoje buke te bere vete. Nese mendoni se eshte vape dhe nuk i duroni dot temperaturat e larta, piqeni buken ne mbremje vone duke ndjekur ndonje film dhe pasi te ftohet futeni ne nje qese prej cohe pambuku.
Ju uroj gjithe te mirat dhe gatim te kendshem:-)
Me dashuri,
Edi Gogu
Monday, June 6, 2011
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment