Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Thursday, March 25, 2010

Nevoja mashkullore

Hej goca si jeni sot?

Cfare punesh keni mundur te beni deri tani? Hmm, nuk tingellojne keq te gjitha keto qe ju listoni me mendjen tuaj. Edhe une kam bere nje "mal" me pune, por thashe te bej nje pushim disa minutesh e te pijme nje filxhan caj se bashku si zakonisht.

Ndodh shpesh qe ne biseda mes mikeshash (te pakten mua me ka ndodhur)te ngrihet e te ngrihet e njejta pyetje; "A i kuptojme dot te gjitha nevojat e meshkujve?"

Aty plas e qeshura dhe pasi shohim njera-tjeren ne sy fillon nje diskutim i gjate i zjarrte qe nese e kemi ne terezi mund te vazhdoje me dite te tera.

Meqe sot une gezoj statusin e nje femre te martuar, atehere do te shkruaj nga ky kendveshtrim; pra nga statusi i nja bashkeshorteje. Nese ju gezoni nje status tjeter dhe keni nje mendim tjeter, jeni te mireprituta ta bashkangjisni:-)

Se pari parimi kryesor qe nje marredhenie dashurore martesore te funksionoje me se miri eshte qe bashkeshortet ta duan njeri tjetrin pa pare se kush e do tjetrin me shume.

Cdo bashkeshort ka nevoje qe gruaja e tij ta doje ate ne menyre fizike, ti tregoje dashuri, ngohtesi, afrimitet dhe te kene nje jete seksuale te shendetshme e te permbushur.

Cdo bashkeshort ka nevoje qe gruaja e tij ta doje ate emocionalisht, menderisht dhe shpirterisht; per ti treguar atij kujdes emicional, respekt, besim tek menyra sesi ai udheheq familjen, duke e inkurajuar ate ne zgjedhjet e veshtira dhe duke e mbeshtetur ate ne vendimet jetesore.

Ndoshta ju mund te keni shume pyetje ne keto momente qe po lexoni mendimet e mia te shkruara tani, por une kam deshira ta shtjelloj secilen nga keto nevoja ne ditet ne vazhdim.

Ndonjehere behemi egoiste dhe mendojme vetem per veten tone, per ndjenjat tona, per menyrn sesi ndihemi ne dhe nuk mendojme aspak per pertneret, te dashurit apo bashkeshortet tane.

E pastaj vrasim mendjen se perse gjerat nuk shkojne aq mire apo perse ata kerkojne qe t'i permbushin nevojat e tyre diku tjeter?

Nese e heqim fokusin nga vetja, gjerat do te shkojne me mire. Ju siguroj.

Te dashura mikesha, ne keni lene vetem mua te flas. Mirepres te degjoj zerin tuaj.

Rilidhemi neser.

Qofshi mire:-)

Perqafime,

Edi Gogu

No comments:

Post a Comment