Miremengjes te dashura mikesha!
Ju uroj nje fillimjave sa me diellore dhe dite plot buzagaz:-)
Ju kerkoj ndjese qe ne fundjave nuk "kam mundur dot" te vij per caj, por kam pasur ca probleme teknike me kompjuterin tim.
E rendesishme eshte qe jam ketu tani dhe do t'i le menjane ankesat, se nuk shijohet caji me biseda te tilla.
E dini cfare kam bere keto dite qe nuk jemi "takuar" bashke? Pervecse kam ushtruar detyrat e mia si bashkeshorte, mama dhe zonje shtepie, se bashku me vajzen kemi qepur canta prej cope. Sa qejf!!! Vajza kishte temperature prej mese nje jave dhe gjendja emocionale ishte bere paksa e parehatshme, keshtu qe mendova te benim dicka (ne momentet e renies se temperatures)e cila do ta permiresonte gjendjen e saj emocionale.
Punuam per nje ore e pak dhe pas asaj kohe kishim nje cante prej cope se ciles i gezoheshim te dyja.
Ndersa dje ne dreke, provova nje recete frutash te perpunuara per 5 minuta ne mikrovale. Hmmmm, e shijshme pafund!!!
Per 4 persona duhen 3 banane dhe 1 molle mesatare. I presim bananet ne copa me madhesi prej 3 cm dhe mollet ne feta shume te holla. Shtrojini ne nje ene qelqi per mikrovale duke kombinuar nje cope banane me nje shtrese mollesh. Pasi ta keni mbaruar se rradhituri sasine e frutave, shtoni mbi fruta arra te grira, pak kanelle dhe 2 luge supe mjalte.
Futeni ne mikrovale ne 700W per 6 minuta dhe sherbejeni te ngrohte. Sipas deshires mund t'i hidhni siper pak krem shllak apo cokollate te grire holle.
Ju keshilloj miqesisht ta shoqeroni me nje filxhan caji bliri:-)Frutat e gatuara ne kete menyre jane nje "embelsire" shume e mire dhe e shendetshme per nje vakt fundjave me familjen tuaj!!!
Nderkohe, mos harroni qe cdo dite ka nevoje per embelsine tuaj. Embelsia juaj te shtrenjtat e mia nuk tregtohet ne asnje dyqan apo supermarket, ndaj edhe eshte e nje vlere te jashtezakonshme.
Ju e keni ne dore per t'ua embelsuar ose jo diten njerezve tuaj me te shtrenjte. Nje buzeqeshje, nje puthje, nje perqafim, nje veshtrim, nje fjale e embel kane vlere me shume se mijera thesare.
Ndoshta ju nuk ndiheni mire sot, apo nuk jeni ne gjendje per te qene te "embla", por mos harroni qe vetem ju e keni ne dore ta embelsoni apo ta hidheroni veten tuaj te paren dhe marredheniet me te tjeret.
Nuk po them qe ta mpini realitetin, por vetem te provoni ti "shtoni" dites tuaj pak "embelsues" ne vend te "uthulles".
Jua garantoj (me eksperiencen e vete provuar) qe funksionon:-)
Se shpejti do ju lajmeroj qe te takohemi e te pijme caj "prej verteti", OK?
Kaloshi mire sot:-)
E juaja,
Edi Gogu
Sunday, March 14, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment