Ju pershendes te gjitheve:-)
Nuk e di sesi ka qene dita juaj deri tani, por une kam pasur nje dhimbje koke (migrene) te tmerrshme. Kam shijuar disa kupa me caj bimor dhe ndihem "aromatike" se brendshmi.
Po mendoja qe nje kupe caji e mire, te ben vertet te ndihesh mire. Ka vertet rendesi qe te zgjedhesh shijen e duhur dhe do te provosh nje ndjenje kenaqesie, shplodhjeje dhe qetesie.
Nderkohe qe trupi shijon kete leng te mrekullueshem qe kalon ngadale permes fytit deri ne stomak, mendoj qe edhe shpirti ka nevoje per nje "caj shplodhes".
Nje "recete caji" i shendetshem per sot do te ishte "Shtojini nje mase durimi, cdo situate te veshtire. Mos ia ktheni askujt te keqen me te keqe. Perpiquni qe te jetoni ne paqe dhe te keni marredhenie te mira me te gjithe ata qe ju rrethojne."
Te dashur miq, mos harroni qe kjo eshte nje recete caji e shendetshme dhe "konsumimi" i tij eshte me zgjedhje te lire :-)
Lidhemi neser. Ju pershendes:-)
Edi Gogu
Thursday, March 11, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment