Si ju kam? Une jam mire. Femijet m'i ka zene gripi, ndaj edhe nuk u bera dot mbare per caj sot.
E keni parasysh vete ju kete gjendjen gripale neper shtepi, kur 3/4 e familjes teshtin, kollitet, ka dhimbje gryke, temperature, ka nevoje per caj, lengje frutash te shtrydhura, puthje, perqafime, llastime etj.
Me nje fjale gjendje spitalore, por qe infermieren e ke "tenden" dhe ta ben sherbimin me merak e dashuri dhe nuk ke nevoje qe t'i japesh 200 lek qe te te beje sherbim te mire.
Madje ne kete rast, perfitimi eshte qe infermierja punon me perkushtim tri turne pa bere asnje ankese dhe e ben me dashuri dhe me merak te madh, madje shpeshhere thote;"Aman, te semurem une, se te keta te mite nuk duroj dot fare".
Me duket se "infermieren" e keni "ushtruar" edhe juve nga pak ne kete sezon te gjate e te lagesht dimri. Une ju uroj sherim te shpejte te gjithe te semureve, shume durim e force "infermiereve" te shtrenjta dhe mos harroni qe nje buzeqeshje e ben cdo gje te duket me e bukur.
Madje edhe ilaci me "farmak' duket mjalte i shoqeruar me nje buzeqeshje:-)
"Takohemi" neser per caj ne te njejtin vend!
Buzagaz:-)
Edi Gogu
Tuesday, March 9, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment