Tundje e shkundje e qilimave, rrugicave, batanijeve, ajrosja dhe "diellosja" e jastekeve dhe shtrojeve. "Ti shohe Dielli!"- thoshte mamaja ime. Ne fakt e thote ende😉
Ne ate kohe "besoja" se Dielli e "perqendronte shikimin e tij" vetem mbi qilimat tanë, te cilet duhet ti "zhvishja" nga pluhuri me te njejtin perkushtim cdo te shtune.
Cdo Pranvere, ne familjen tone dhe ne shume te tjera behej (ende bejme pune pranvere) pastrimi pranveror Ku levizte nga vendi e pastrovej cdo gje, deri tek mbushja e dyshekeve tane. Mami donte ta largonte "dimrin" nga cdo gjë.
Tani qe kam vete fëmijë dhe stinet i mirepres si zonje shtepie, e kuptoj me se miri mamin tim, gjithe punen e saj dhe rendesine e largimit te "zgjyres se dimrit" nga cdo pore e mundshme rreth e rrotull nesh.
Tani ndryshe nga atehere ka me pak blozë (ose hic fare) ne shtepite tona, dhe sobat nuk kthejne me si 25 vjet me pare😊
Ne fakt, blozë kemi serish per te pastruar, por jo nga qyngjet e sobave te Pogradecit (ato kishin goxha nam te mirë asokohe), por nga shpirtrat tane.
Gjate "dimrit" e kemi mbushur zjarrin e shpirtit me inat, zemerim, zili, shpifje, mashtrime, genjeshtra, mosfalje, frike dhe pafytyresi dhe tani ka ardhur koha per ta nxjerre shpirtin dhe zemren ne Diell.
Eshte e neveritshme te jetosh ne nje ambient te ndotur ndaj ajrosja dhe nxjerrja ne Dielll, ne drite eshte e pazevendesueshme.
Kete Pranvere, teksa pastrojme me themeli shtepite tona nga "dimri", mos te harrojme qe te nxjerrim ne Drite zemrat tona. Jane ca "papasterti" qe vetem fuqia e drites i zhduk.
Ne zemrat dhe shpirtrat e pastruara nga ndyresite, ka ajer te paster per te jetuar dashuria.
Me dashuri,
Edi Gogu
No comments:
Post a Comment