Te dashur miq e te shtrenjta mikesha!
Nuk po mundem ta gjej dot ende, se kush është e keqja me e madhe qe “ndot” ditët tona.
Sapo lexoj ndonje shkrim mbi rrezikun e vaksinimit dhe mosvaksinimit (nje qendrim ende i paqartesuar) te femijeve, titulli i rradhes shfaqet edhe me enigmatik. “E ke gjetur sekretin e rinise se perjetshm?
Per juve nuk e di, por une mendoj se PO, por kurioziteti nuk me le pa i hedhur nje sy shkurtimisht “sekretit” ne shkrimin e rradhes.
Ti ngre sytë dhe bomba e rradhes te shperthen nder sy, ” nga Algjeria importohen portokalle te injektuar me shiringe me virusin HIV/AIDS.
Kjo “surprizeeee” te ngjeth mishtë dhe ti rend me vrap te koshi i frutave per te bere nje kontroll te imet.
Muzika ne sfond sikur ta gjalleron diten e te jep ca shtysa guximi.
Me deshiren e madhe per te mesuar me shume mbi rreziqe te ngjashme, futesh serish online dhe sa gjithe faqja e ekranit te kompjuterit tend lexon reklamen qe te shfaqet automatikisht, “Thuaji Jo rrudhave me Kremin me gjak dragoi!” Zot i madh, këtë se kisha dëgjuar me parë.
Ohuuuha, cfare meraku kam une, çfarë reklame me del perpara!
Rikthehem serish tek shkrimi mbi sigurine ushqimore dhe hap artikullin e rradhes, mbi miellin per kafshë qe tregtaret shqiptare importojne per prodhimin e bukes ne vend. Nje ndjesi marramendjeje me pushton. Nje milion skenare mbi pasojat e kesaj gjeje per shendetin tone, pushtojne mendjen time.
Vazhdoj te lexoj komentet e njerezve te shqetesuar njesoj si une.
Me titra ultraviolete me pulson nje pyetje “Akoma ne lufte me rrudhat?”
Oooooo me c’mendet me Keto rrudha. Filloj te dyshoj se pas ekranit te kompjuterit eshte fshehur nje femer me fytyrën krejt te zhubrosur qe vuan per lekuren e saj dhe gjithë c’mund te bëjë eshte te shtype kesij titujsh.
Me bie telefoni.
– Zonje, Ju Jeni selektuar sot nga rrjeti yne Si klient VIP.
(Klient VIP-ouu cfare bera valle per ta “merituar” kete nder?)
Kompania jone pasi te marre komfirmimin tuaj, ju dorezon pa pagese kremin antirrudhe me jarge kermilli? Si e keni Adresen zonja Edlira?
Nuk kam rrudha e dashur- i pergjigjem une.
Uaaa zonja Edlira? Si ka mundesi te mos keni rrudha pa perdorur kremin tone?
Qesh me zor dhe i them, -ja qe nuk kam. Diten e mirë!!!
Ajo nga krahu i telefonit dic mendon e me pyet serish ” Zonje, asnje rrudhe nuk ka mundesi, apo bëni Botox?”
Nuk ka NEVOJË t’ju shkruaj sesa me shkoi “temperatura e vlimit”, por thjesht e falenderova per telefonaten dhe biseda u mbyll. Epo pike e zeze, mos me te lënë rehat ne qetesine tende!
Une nuk bej lidhjen se si Ka mundesi qe ne nje fragment kohe kaq te shkurter, kam lexuar e degjuar kaq shumë pyetje mbi rrudhat.
Nuk mbaron ketu “rrugetimi im antirrudhe”. Nen dere lexoj nje njoftim “Doni te dukeni bukur para pasqyres? Ofrojme masazhe fytyre dhe qafe ne shtepi”.
C’bera? Shkova para pasqyres dhe pashe veten time. E njejta Edi si cdo dite. Po ata sy, po ajo hundë e goje, po ajo lekure. Qesha. Cudi e madhe, qe Ishte po e njejta qeshje qe une mbaj mend ndër vite.
Rrudha? Po si Mund te qeshe njeriu e te mos mblidhet lëkura? Si mundet te lumturohesh pa buzeqeshur?
Se di perse kane frike njerezit nga rrudhat? Ato Jane ravijezim i lumturise, buzagazit, i vete jetes.
Nuk kam frike nga lumturia, nga shenjat e buzagazit te saj.
Mua me trembin rrudhat e shpirtit, qe e transformojne njeriun ne nje perbindesh. Keto rrudha kam frike. Nga Keto rrudha i vjen e keqja njeriut jo nga ato te lekures se fytyres.
Çdo stine jetesore ka karakteristikat e saj. Sa dua ti shijoj te gjitha stinet, pa friken se pas veres, temperaturat do te ulen.
Njeriu rrudhoset e plaket, kur i plaket shpirti…
E juaja,
Edi Gogu
No comments:
Post a Comment