Te dashur miq,
Ne kohe lufte njerezit flasin me shqetesim dhe papushim per mbarimin e saj dhe kthimin e jetes ne normalitet. Ne kohe zgjedhjesh elektorale, njerezit flasin per fushaten, mundesite e fitores dhe per enderrat e qeverisjes.
Ne dite ta zakonshme si keto qe po perjetojme shumica prej nesh flasin per dieta, ushtrime ne palester dhe per reklamen e kesaj apo atij dietisti me emer.
Ne fakt gjithcka varet nga ne dhe nga organizmi yne. Une personalisht nuk besoj dhe nuk rekomandoj tek asnje nga te afermit e mi kete apo ate diete. Kjo per nje arsye; asnje diete nuk mund te beje mrekulli per trupin tend, por ti vete mund te kujdesesh per trupin tend dhe per rregjimin e te ushqyerit te tij.
Nuk do te zgjatem te flas per anet negative mbi shendetin e njeriut nga perdorimi me shumice i ketij ushqimi apo i atij ushqimi.
Per mua dhe familje time dieta me e mire ka qene dhe eshte kombinimi i ushqimeve te fresketa, duke i dhuruar organizmit, vitamina, fibra, proteina dhe karbohidrate.
Une ndjek nje filozofi te thjeshte, ate te kombinimit te mire te ushqimit te fresket dhe te shendetshem me kontrollin e porcioneve te nevojshme.
Mund ta hani nga te gjitha ushqimet (flas me shume rezerve per ushqimet e konservuara dhe per ushqimet qe permbajne sheqer), por ne sasi te mencuara. Cfare dua te them me kete?
Mos prisni rezulatate mahnitese me formen tuaj fizike nese dendeni me sallamra te thate e te dhjamosur apo me djathra me shume yndyre, sado te shijshem qe te jene ata. Nuk po them qe te hiqni dore nese i preferoni, por mund te moderoni menyren e konsumimit te tyre.
Uleni konsumin e tyre ne 1 apo 2 here ne jave dhe konsumi te jete i tille qe te mos ju rendoje stomakun, por te jete i shoqeruar me perime dhe me nje ecje ne natyre per te pakten 30 minuta.
Ju i jepni trupit tuaj shume energji dhe nuk beni shume per ta ndihmuar ate qe ta djege te gjithe kete energji dhe kalori te mbledhura. Me pas fajesoni metabolizmin dhe tretjen tuaj.
Stomaku dhe melcia nuk kane dhembe qe te pertypin ushqimet e yndyrshme dhe te dhjamosura qe ju konsumoni.
Ne mengjes, nje tas mesatar me drithera, qull tershere, apo nje fete buke e thekur me recel, si edhe nje gote e madhe me qumesht apo caj e kafe sipas preferences jane nje fillim i mire i dites tuaj.
Pas tri oresh nje frut i stines apo nje grusht mesatar me perzirje frutash te thata (rrush i thate, kumbulla te thara, bajame, lajthi, arra, fara kungulli) jane nje menyre e mire per te thyer urine dhe per t’u furnizuar me fibra dhe yndyrna te nevojshme e te dobishme.
Ne dreke ne konsumojme supe dhe nje sallate, apo nje tave me perime dhe sallate. Frutat i konsumojme gati 2 ore pas ushqimit, si nje vakt me vete. Mund t’i perdorni frutat ne formen e sallates se frutave, apo edhe ashtu si jane. Mund t’u shtoni edhe pak kos me mjalte.
Nje burim i mire fibrash, energjie dhe nje familje luftuesish te yndyrnave te demshme jane familja e bishtajoreve.
Ne konsumojme 4 here ne jave fasule, thjerreza, bathe, bizele, barbunja. Ju mund te thoni qe 4 here ne jave me keto ushqime, ju duket paksa e tepruar.
Per sot une kam gatuar supe me thjerreza dhe kaneloni me spinaq e djathe te bardhe. Nese gatuaj byrek, mund ta shoqeroj me supe me bizele dhe spinaq, apo me sallate me barbunja te ziera per 5 minuta ne avull, duke i sperkatur siper me kripe, limon e vaj ulliri.
Ju e keni vete ne dore dieten tuaj. Ulni konsumin e produkteve te gatshme dhe te konservuara, ushqimin e fast-foodeve ku shumica e produkteve blihen me shumice dhe cilesia e tyre le shume per te deshiruar.
Ne cdo vakt mos hani aq shume sa qe mezi te ngriheni nga tryeza. Lereni trurin tuaj te vendose me mencuri per sasine e ushqimit te nevojshem. 100 gr oriz apo makarona ne vakt mund t’ju duken pak, por nese e kombinoni kete sasi me sallate te fresket apo nje tas mesatar me supe, kjo do te jete mese e mjaftueshme.
Provojini te gjitha perimet dhe frutat e stines dhe hiqni dore nga gatimi me skuqje te teperta!
Nese deshironi mund te flasim me shume mbi kete teme ne ditet ne vazhdim.
Hani shendetshem qe te jetoni shendetshem:-)
Miqesisht,
Edi Gogu
Friday, October 15, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment