Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Friday, October 22, 2010

Mami a jam femije i mire une? (Vetevleresimi tek femijet)

Miq te mire kudo qe ndodheni ju pershendes:-)

Keto dite me eshte dashur te flas me nje grup nenash, ne lidhje me vetevleresimin tek femijet. Jane shume gjera qe ne i bejme padashje apo sepse ashtu na kane mesuar apo trajtuar ne gjate femijerise tone dhe fatkeqesish kemi tendencen t’i perseritim me femijet tane.

MAMI A JAM FEMIJE I MIRE UNE?

Kjo eshte nje nder pyetjet qe e bejne te gjithe femijet qe ne moshen tre vjec. Ndonjehere e bejne pasi kane bere ndonje “zullum”, por ndonjehere e bejne edhe thjesht pa asnje arsye.
Femijet i mbledhin pergjigjet qe ne u japim dhe i ruajne per nje kohe te gjate ne mendjen dhe zemren e tyre. Madje ato fjale qe ne u themi ne ato momente lene gjurme domethenese per gjate gjithe jetes. Nese fjalet e pergjigjes se kesaj pyetjeje jane negative, atehere femija fillon dhe e beson se ai eshte i keq dhe madje fillon edhe te sillet si i tille. Pasojat jane shkaterruese per jeten e atij femije, fatkeqesisht, sepse cdo here qe atij i vendoset nej nofke tallese apo i thuhet nje fjale disaprovuese, te gjitha keto “bagazhe negative” mblidhen ne depoziten e kujteses afatgjate.

Per me keq ne moshen e adoleshences, i gjithe ky bagazh negativ merr formen e vullkani qe eshte gati per te goditur cdo ndjenje vetevleresimi.
Nje dite pashe nje pellumb qe i kishte ngecur kemba ne nje tel me gjemba. Ai perpiqej te fluturonte, por pesha e tij dhe dhimbja qe ndiente e lodhnin.

E njejta gje ndodh edhe me ndjenjen e demtuar te vetevleresimit. Ti perpiqesh te ecesh perpara, te fluturosh si pellumbi, por pesha e vetevleresimit negativ te ul poshte.
Nese vete personi apo dikush tjeter nuk e ndihmon qe te gjeje nje menyre per t’u sheruar nga vetevleresimi negativ- pasojat jane negative dhe mund ta cojne personin deri ne vetevrasje.

Kete artikull te plote mund ta lexoni tek http://profamilja.wordpress.com

Ju uroj nje fundjave te kendshme dhe plot diell:-)

 Me dashuri,
 
Edi Gogu

Wednesday, October 20, 2010

Kek me arra, molle dhe kakao

Te dashura mikesha,
Stina e vjeshtes pervecse sjell shira, duket se sjell me vehte edhe deshiren per konsumim te biskotave apo kekeve te ndryshem.

Per efekte shendetesore une perpiqem qe te gatuaj embelsire nje here ne jave, megjithese tundimi per me shume eshte i madh. Ajo qe bej, eshte zevendesimi i kekut apo biskotave me fruta te pjekura apo me komposto frutash.


Per nje kek te mjaftueshem per 8 persona nevojiten:

3 veze
3 luge supe margarine e tretur
250 gr miell. Nese masa behet shume e qullet mund te shtoni 2-4 luge miell te tjera
100 gr sheqer
2-3 luge kakao per embelsira
2 molle te ziera me pare (me arome kanelle) dhe te bera pure me pirun (lengun e molleve perdoreni per ta pire si komposto)
100 gr arra te shtypura imet
1 luge caji baking powder ose ne mungese te saj 1/2 luge caji sode

Ne nje tas gatimi hidhni vezet te cilat duhet te jene ne temperature ambienti. Shtojini vezeve, sheqerin dhe perziejini mire se bashku. Me pas hidhni ngadale sasine e margarines se shkrire derisa te perftoni nje mase kremoze. Shtoni ngadale miellin dhe pluhurin e kakaos per embelsira. Me pas shtoni ne tas baking powder-in ose soden e bukes.

Shtojini mases se perftuar purene e qullte te molles dhe nderkohe qe i perzieni shtoni dhe arrat e shtypura.
Lyeni tepsine me pak vaj/gjalpe sipas deshires dhe pudroseni me pak miell. Vereni te piqet ne furren e parangrohur me pare ne 180 grade dhe kontrollojeni me majen e nje thike nese keku ka kulluar.
Nese thika del e paster nga thellesia e kekut, atehere ai eshte gati. Lereni te ftohet per disa minuta dhe nxirreni nga tepsia/forma e kekut. Priteni me kujdes dhe nese deshironi mund te pudrosni me sheqer pluhur.

Shoqerohet me qumesht, caj, kafe apo lengje frutash.

Ju befte mire!

Me dashuri,
Edi Gogu

Tuesday, October 19, 2010

Caj bio me molle dhe caj bio me agrume

Mikesha te shtrenjta,


Besoj se kete shkrim do ta lexoni neser ne mengjes, ndoshta dikush edhe sot pasdite, ndaj po ju them "Pershendetje".

Meqe ne shijojme caj e bisedojme se bashku, mendova qe t'ju postoj dy ide te thjeshta per caj bio me molle dhe caj me agrume.
                                                           Caji me molle te fresketa, kanelle e karafil pergatitet keshtu:
Caj me molle, kanelle e karafil
                                                          
Per nje cajnik mesatar duhet 1 kokerr molle e pastruar dhe e qeruar ne feta. Vendosen brenda ne cajnik dhe shtohen 2 shkopa kanelle dhe 8 kokrra karafili e sipas deshires 1-2 luge gjelle mjalte.

Pas 10 minutash mund te shijoni nje caj bio fantastik:-) Mollet mund ti shponi qe me pare me pirun.


Caj me limon, portokall, qitro e borzilok
 Caji me limon, portokall, qitro dhe borzilok pergatitet keshtu:

Ne nje cajnik mesatar hidhen 2 feta limoni, 3 feta portokalli, 1 fete qitro dhe 6-7 flete borziloku. Lengu i portokallit te mbetur shtrydhet dhe hidhet ne cajnik. Nderkohe marrim ujin e vluar dhe e hedhim ne cajnik. Verini kapakun dhe pas 5-6 minutash mund te shijoni cajin e fresket aromatik dhe te pasur ne vitamine C.

 Ju befte mire:-)
 
Me dashuri,
 Edi Gogu

Monday, October 18, 2010

2 receta gatimi me perime qe i pelqejne dhe femijet

Miremengjes te gjitheve ju qe do ta lexoni kete shkrim ne mengjes dhe pershendetje te gjithe miqve te tjere qe do ta lexojne kete shkrim, ne nje moment tjeter te dites”-)
Nder mendimet e para te cdo amvise ne cdo dite te re, vjen edhe mendimi teper i njohur nder femra “Cfare do te gatuaj sot per dreke?”
Ne shqiptaret e kemi ende dreken vaktin tone kryesor te dites, ndaj edhe mendimet per te gatuar nje vakt sa me te shijshem vertiten rreth drekes tone.
Shumica prej jush qe me shkruani cdo dite, me rrefeni qe ju shqeteson perfshirja e femijeve tuaj ne vaktin kryesor.
Mos u shqetesoni aspak pas moshes 1 vjecare, pasi femija mund te haje lirisht te njejtin ushqim te shendetshem qe konsumoni edhe ju. E perseris, ushqim te shendetshem, pa skuqje te teperta, yndyre jo me shume se 3 luge supe vaj ulliri ne nje gatim, me shume te perpunuara ne avull, te ziera e tava te pjekura ne furre.
Zakonisht femijet i urrejne perimet dhe i kane shume qejf pastat/makaronat dhe orizin e gatuar ne forme pilafi. Nese doni qe te keni sukses edhe me perimet, atehere perzieni makaronat dhe orizin me perimet ne nje gatim te vetem psh;
Zieni lulelakren dhe brokolin ne uje apo ne ene me avull per 5-7 minuta qe te jete zbutur disi, por te mos i kete humbur vlerat ushqimore (nese femija eshte i vogel ne moshe, atehere ziejeni edhe pak me shume derisa te zbutet ne ate mase qe femija juaj te mund ta pertype).
Mund te zieni njekohesisht edhe bizele apo karrota dhe pasi te jene ftohur, pritini ne forma te ndryshme. Shtojuni pakez kripe, vaj ulliri dhe disa pika limoni te shtrydhur.
Nderkohe ne nje ene tjeter keni zier makaronat dhe i keni hequr nga zjarri duke ua derdhur ujin me pas. Perziejini se bashku me perimet dhe vendosuani femijeve perpara per dreke. Luani me kombinimet e ngjyrave te perimeve dhe pritini ne forma interesante qe femijeve t’u duken terheqese.
Ne dyqane/shitore mund te gjeni makarona me forma te ndryshme qe femijet i pelqejne dhe u zgjojne interes.
MUSAKA ME PATATE
Ky gatim eshte i thjeshte dhe shume i mire si per femije ashtu edhe per te rriturit. Sipas personave qe ka familja juaj shtoni ose ulni perberesit e sygjeruar.
Per 4 persona;
8 patate mesatare- i pastrojme dhe i ziejme per 10 minuta ne uje me kripe
2 qepe mesatare- te pastruara dhe te grira holle ne kubike
1-2 thelpinj hudhra- te pastruara dhe te grira holle
4 karrota mesatare- te pastruara dhe te grira ne rrathe te holle
2 kunguj te vegjel- te pastruar e te grire ne gjysme rrathe te holle
250 gr djathe pice/ Gouda i grire imet me rende
3 luge gjelle vaj ulliri
2 veze
300 gr kos
Pasi jane zjere patatet i marrim dhe i presim ne feta te holla. Nderkohe mund te vendosni per te zier se bashku kungujt me karrotat dhe me qepen, per 6 minuta.
Pas zierjes kullojani ujin dhe filloni shtrimin e musakase. Nje shtrese patate dhe mbi te nje shtrese me perzierjen e perimeve se ciles i kemi hedhur brenda edhe 3 luget e vajit te ullirit dhe me pas shtoni pakez djathe pice.
Perseriteni kete gje dy here dhe pasi t’i keni mbaruar perimet hidhuni persiper kosin dhe vezet, te cilet i keni perzier mire se bashku ne nje ene te vecante.
Vendosini ne furre ne 170 grade dhe piqini per 30 minuta. Sipas deshires, mund te beni kombinime nga me te ndryshmet, por une solla kete kombinim te thjeshte qe mund ta konsumojne edhe femijet me te vegjel pa asnje lloj problemi.
Me duhet te largohem, pasi papagajte qe kam ne sallon, kane oren e mengjesit dhe po bejne nje zhurme te tmerrshme.
Ju uroj nje dite sa me te kendshme dhe gatim sa me te gezueshem e te shendetshem:-)
Me dashuri,
Edi Gogu

Friday, October 15, 2010

Dieta, dieta, dieta Po cilen?

Te dashur miq,
Ne kohe lufte njerezit flasin me shqetesim dhe papushim per mbarimin e saj dhe kthimin e jetes ne normalitet. Ne kohe zgjedhjesh elektorale, njerezit flasin per fushaten, mundesite e fitores dhe per enderrat e qeverisjes.
Ne dite ta zakonshme si keto qe po perjetojme shumica prej nesh flasin per dieta, ushtrime ne palester dhe per reklamen e kesaj apo atij dietisti me emer.
Ne fakt gjithcka varet nga ne dhe nga organizmi yne. Une personalisht nuk besoj dhe nuk rekomandoj tek asnje nga te afermit e mi kete apo ate diete. Kjo per nje arsye; asnje diete nuk mund te beje mrekulli per trupin tend, por ti vete mund te kujdesesh per trupin tend dhe per rregjimin e te ushqyerit te tij.
Nuk do te zgjatem te flas per anet negative mbi shendetin e njeriut nga perdorimi me shumice i ketij ushqimi apo i atij ushqimi.
Per mua dhe familje time dieta me e mire ka qene dhe eshte kombinimi i ushqimeve te fresketa, duke i dhuruar organizmit, vitamina, fibra, proteina dhe karbohidrate.
Une ndjek nje filozofi te thjeshte, ate te kombinimit te mire te ushqimit te fresket dhe te shendetshem me kontrollin e porcioneve te nevojshme.
Mund ta hani nga te gjitha ushqimet (flas me shume rezerve per ushqimet e konservuara dhe per ushqimet qe permbajne sheqer), por ne sasi te mencuara. Cfare dua te them me kete?
Mos prisni rezulatate mahnitese me formen tuaj fizike nese dendeni me sallamra te thate e te dhjamosur apo me djathra me shume yndyre, sado te shijshem qe te jene ata. Nuk po them qe te hiqni dore nese i preferoni, por mund te moderoni menyren e konsumimit te tyre.
Uleni konsumin e tyre ne 1 apo 2 here ne jave dhe konsumi te jete i tille qe te mos ju rendoje stomakun, por te jete i shoqeruar me perime dhe me nje ecje ne natyre per te pakten 30 minuta.
Ju i jepni trupit tuaj shume energji dhe nuk beni shume per ta ndihmuar ate qe ta djege te gjithe kete energji dhe kalori te mbledhura. Me pas fajesoni metabolizmin dhe tretjen tuaj.
Stomaku dhe melcia nuk kane dhembe qe te pertypin ushqimet e yndyrshme dhe te dhjamosura qe ju konsumoni.
Ne mengjes, nje tas mesatar me drithera, qull tershere, apo nje fete buke e thekur me recel, si edhe nje gote e madhe me qumesht apo caj e kafe sipas preferences jane nje fillim i mire i dites tuaj.
Pas tri oresh nje frut i stines apo nje grusht mesatar me perzirje frutash te thata (rrush i thate, kumbulla te thara, bajame, lajthi, arra, fara kungulli) jane nje menyre e mire per te thyer urine dhe per t’u furnizuar me fibra dhe yndyrna te nevojshme e te dobishme.
Ne dreke ne konsumojme supe dhe nje sallate, apo nje tave me perime dhe sallate. Frutat i konsumojme gati 2 ore pas ushqimit, si nje vakt me vete. Mund t’i perdorni frutat ne formen e sallates se frutave, apo edhe ashtu si jane. Mund t’u shtoni edhe pak kos me mjalte.
Nje burim i mire fibrash, energjie dhe nje familje luftuesish te yndyrnave te demshme jane familja e bishtajoreve.
Ne konsumojme 4 here ne jave fasule, thjerreza, bathe, bizele, barbunja. Ju mund te thoni qe 4 here ne jave me keto ushqime, ju duket paksa e tepruar.

Supe me thjerreza
Per sot une kam gatuar supe me thjerreza dhe kaneloni me spinaq e djathe te bardhe. Nese gatuaj byrek, mund ta shoqeroj me supe me bizele dhe spinaq, apo me sallate me barbunja te ziera per 5 minuta ne avull, duke i sperkatur siper me kripe, limon e vaj ulliri.
Ju e keni vete ne dore dieten tuaj. Ulni konsumin e produkteve te gatshme dhe te konservuara, ushqimin e fast-foodeve ku shumica e produkteve blihen me shumice dhe cilesia e tyre le shume per te deshiruar.
Ne cdo vakt mos hani aq shume sa qe mezi te ngriheni nga tryeza. Lereni trurin tuaj te vendose me mencuri per sasine e ushqimit te nevojshem. 100 gr oriz apo makarona ne vakt mund t’ju duken pak, por nese e kombinoni kete sasi me sallate te fresket apo nje tas mesatar me supe, kjo do te jete mese e mjaftueshme.
Provojini te gjitha perimet dhe frutat e stines dhe hiqni dore nga gatimi me skuqje te teperta!
Nese deshironi mund te flasim me shume mbi kete teme ne ditet ne vazhdim.
Hani shendetshem qe te jetoni shendetshem:-)
Miqesisht,
Edi Gogu

Thursday, October 7, 2010

E vertete

Te dashura mikesha te miat,

Si ju kam? Si keni qene keto dite?
 Une per vete kam qene shume mire. U be disa dite qe jam duke shijuar nje caj te ri i cili po me rifreskon qenien time. E kam fjalen per uje te vluar ne te cilin shtohen nje fete portokalli dhe dy feta qitroje. Pasi i lini ne uje per disa minuta, mund qe t'i shtrydhni fetat e prera te agrumeve dhe ta shijoni cajin e perftuar bio.

U bene disa dite qe shpirtin ma ka trazuar nje ndjenje neverie per dyfytyresine dhe hipokrizine e njerezve. Revoltohem dhe kur ua them ne sy, kuptohet me njerezillek dhe me takt marr ca pergjigje qe me cudisin edhe me shume. Njerez qe deri dje apo pak minuta me pare kishin nje opinion te caktuar mbi nje teme apo subjekt, krejt papritur te vijne me nje teori te re duke te turbulluar fare.

 Ve veten ne pikepyetje se mos valle jam une personi qe nuk mbaj mend ate qe me ka thene aksh person, por e verteta eshte krejt ndryshe.

 Personi thjesht e sheh te udhes te perqafoje nje qendrim tjeter, duke me hedhur perballe nje "sfide" iluminini, te cilen une nuk mundem ta pranoj kurresesi sepse ai/ajo mendon ashtu dhe deshiron te me imponohet.
 
Mua me pelqejne gjerat e thjeshta dhe te verteta.
 Me pelqen kjo e shkreta e VERTETE, personalitetin e se ciles shume mundohen ta neperkembin.

Ju uroj cdo te mire dhe jetoni te perqafuar me te verteten:-)

 Me dashuri,
 Edi Gogu