Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Monday, August 16, 2010

Une meritoj te jem e lumtur

Te dashur miq,

 Me duket si cudi qe nuk po "mblidhemi" perdite per cajin tone te paradites, por pushimet verore dhe largesia nga interneti t'i bejne keto gjera:-))

Kam qene duke menduar gjate mbreme mbi nje shprehje qe te pakten une e degjoj shpesh te thene nga goja e mikeshave te mia, sa here qe bie fjala per ndonje "acarim" te vogel ne marredheniet  martesore. "Epo, une meritoj te jem e lumtur, ne fund te fundit".

Ne fakt, te gjithe meritojne qe te jene te lumtur, por kam pershtypjen se lumturia eshte nje ndjenje shume komplekse dhe ne te vertete ajo nuk ka te beje vetem me menyren sesi ndihemi ne, pasi ka brenda edhe "doza" perkushtimi, sakrifice dhe dashurie qe synon ta beje bashkeshortin apo bashkeshorten te lumtur.

Te dashura mikesha, ndodh mese rendom qe ne momentin qe ne nuk ndihemi te lumtura, atehere e harrojme dashurine, perkushtimin dhe shume gjera te tjera qe kane te bejne me dashurine dhe te shtrenjtet tane dhe fillojme te "hidherohemi" me shume sesa mund te duroje nje shpirt njerezor burreror.

 Ne shperthejme ne "ti nuk me ben te lumtur, apo edhe ne perse nuk di te me besh te lumtur?" Te mjeret meshkuj!!! Ata mund te mos ndihen te lumtur per vehten e tyre, por e kane pjese te natyres se tyre mashkullore qe te mos ankohen per mungesn e lumturise se tyre.

Nje mikesha ime me rrefen sesa deshiron qe i shoqi te jete poaq i embel dhe i kujdesshem sa "X" personazh i nje filmi qe asaj i pelqen shume.

Ky eshte nje nder gabimet me te medha qe shumica e femrave bejne, te maten me Hollivudin apo me median. Ky krahasim duhet shmangur, pasi do te demtoje shume marredhenien tuaj.
 Medias i duhet te "skalite" nje personazh te tille te "adhurueshem" pasi jane ne loje miliona te ardhurash dhe nje gare e papare per ndjekes te programeve televizive.

Si do te ndiheshit ju sikur bashkeshorti juaj t'ju thoshte; "Perse nuk i ke floket aq te gjate e te verdhe dhe zerin aq te embel kur me flet mua sa "Y" ne filmin qe ti pelqen?

Te shtrenjta mikesha, nese deshironi qe te jeni te lumtura, mos e kerkoni lumturine pertej shtepise suaj. Bashkeshorti juaj eshte po ai person qe ju dashuruat me aq zjarr, po ai person qe ndodhet prane jush kur ju keni nevoje, po ai person qe ju njeh me mire se kushdo.

Nderkohe ju duhet te perpiqeni edhe pak vete per ndertimin e lumturise tuaj dhe ne cift. Kushtojini atij vemendje, dashuri dhe fjale dashurie dhe inkurajuese. Nese ju nuk mendoni vetem sesi ta beni vehten tuaj te lumtur, kjo gje do t'ju beje me pak "te grindur" dhe me pozitive ne familjen tuaj. Bashkeshorti juaj do te ndihet i dashur dhe i vleresuar prej jush dhe do te "cliroje" doza embelsie qe ndoshta nuk i keni shijuar me pare.

Une nuk jam kunder deshires per te qene e lumtur, pasi edhe une deshiroj qe te jem e lumtur. Njekohesisht dua qe te jete i lumtur edhe bashkeshorti im edhe femijet e mi. Ne te kundert c'u pa?

 Ju uroj te gjithe lumturine e botes dhe shume urtesi ne cdo pershtatje qe beni ne jeten tuaj!

 Me dashuri,

 Edi Gogu

1 comment:

  1. Hi, I really enjoy të gjitha përmbajtjet e madhe që keni këtu. Unë jam i kënaqur që kam ardhur të gjithë faqen tuaj. Unë vetëm përcolli këtë me disa miq, të dashur atë!

    Cheers.
    shipping a car cross country

    ReplyDelete