Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Wednesday, August 4, 2010

Cfare duan meshkujt?- (Pjesa e trete) (Besim ne aftesite e tyre)

Te dashur miq,

 Me ne fund u "bera mbare" qe te vazhdoj shkrimin "Cfare duan meshkujt?"

 Mirepo nje bisede mes miqsh zhvillohet me mire nen shoqerine e nje filxhani caji te ftohte ne rastin e ketyre diteve te nxehta. Nuk eshte e nevojshme qe te nxitoni ne dyqanin me te afert dhe te blini nje shishe caj te ftohte qe eshte i mbytur me sheqer dhe konservues, ju mund ta beni shume lehte edhe vete cajin e ftohte.

 Normalisht une pergatis nje cajnik te madh me shijen e cajit qe parapelqej dhe pastaj e le qete ftohet. Nese i shtoni cajit tuaj edhe disa gjethe borzilok, ju siguroj qe do te merrni nje shije unike te tij. Pasi eshte ftohur, hidheni cajin ne nje ene te cilen mund ta vendosni per tu ftohur edhe me shume ne frigorifer.

Para disa ditesh udhetuam me makine se bashku me familjen per ne destinacionin e pushimeve tona verore. Ndersa bashkeshorti im ngiste makinen, mu kujtua nje keshille qe e kam lexuar ne nje liber mbi marredheniet meshkuj dhe femra. Autori i librit flet ne kendveshtrimin e nje bashkeshorti dhe shpjegon me shume sinqeritet sesa keq ndihej ai personalisht kur bashkeshortja e tij i nderhynte vend e pavend kur ai ngiste makinen.

 Te dashura mikesha, ky fakt dhe fakti tjeter qe une e kam shume pare sesa bezdi e kane meshkujt kur u flet ne timon, me ka bere qe te jem shume e kujdesshme per vehten time dhe "memece" kur bashkeshorti im .nget makinen. Kjo per asnje arsye tjeter, thjesht per arsye respekti dhe besimi ne aftesite e tij.

Kam degjuar kur grate ne rolin e instruktoreve u japin urdhera bresheri burrave te tyre ne timon; "Sinjalin majtas! Ec me ngadale se makine ben zhurme! Bjeri borise, bjeri borise! Kthehu ne te djathte, pastaj majtas, ec drejt dhe pastaj bjeri nga te duash!"

Jam ndiere plot here gati per te shperthyer kur kam degjuar "urdhera" te tilla qe u jane dhene burrave me shume vjet eksperience ne timon dhe qe ata te "gjoret" thjesht kane shtrenguar nofullat per te mos shperthyer...

 Te shtrenjtat e mia, ky eshte nje detaj i vogel, por qe tregon shume. Ne momentin qe ju filloni dhe i rrefeni se cfare duhet te beje bashkeshorti juaj, ju ne menyre te terthorte, ndoshta edhe pa e kuptuar po i jepni atij mesazhin qe kane nevoje per pak ndihme ne aftesite e tyre guiduese.

 Edhe nese ndodheni ne nje rruge te ngaterruar dhe nuk jeni te sigurte per menyren sesi do te arrini aty, eshte me mire qe te heshtni dhe te keni durim, pasi bashkeshorti juaj do t'i jape drejtim zgjidhjes se situates.

 Me mire te vonoheni pese minuta per ne vendmberritje, sesa te jepni mesazhet e gabuara te cilat nuk i bejne mire marredhenies tuaj.

 Meshkujt kane nevoje per pak besim nga ana jone, ne aftesite e tyre. Nese ne tregojme qe nuk kemi besim ne aftesite e tyre te orientimit dhe guidimit, atehere si do tu provojme atyre qe kemi besim ne aftesite e tyre per te udhehequr familjen?

 SOT, nese nuk gjeni ndonje fjale inkurajuese per bashkeshortet tuaj, provoni te mos flisni asnje fjale negative!

 Ju uroj nje dite te mrekullueshme:-)
 
Dashamiresisht,

 Edi Gogu

No comments:

Post a Comment