Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Wednesday, July 14, 2010

Ne "qiellin" e katert

Ju pershendes perzemersisht nga Londra,

 Lexoj ne FB mesazhet e miqve te mi qe thone se  "si do t'ja bejme me kete vapen?" dhe ve buzen ne gaz. Jo se e kam harruar ndjesine e vapes mbi "lekuren time", por sepse sot kam veshur edhe nje triko mbi kemishe dhe nje mushama shiu.

 Ketu, ne Londer temperatura maksimale sot do te kape shifren 21 grade celsius. Ohohoohoooo, nje peizazh gri, pas atyre diteve me diell pervelues, me "rri shume mire per shtat".
 
 Ndersa avioni cante ajrin dje ne dreke, une kisha mbetur si nje femije i vogel i habitur pas reve. Gjithmone me mahnisin rete si  kur jam ne fluturim mes tyre apo edhe kur i shoh  poshte nga toka.

Avioni po fluturonte mbi shtresen e katert te reve. Une qesha me vete, sepse mu kujtua ajo shprehja "Oh, jam ne qiellin e shtate nga lumturia". Per qiellin e shtate nuk di c'te them, por per mrekulline qe shijuan syte e mi, ne shtresen e katert te reve, nuk mund te rri pa folur.
 
 Rete te "ftonin" te zbathje kepucet apo sandale dhe te turreshe drejt tyre. Mu duk per ca momente sikur isha ne Narnia dhe prisja qe te shihja mbase princin Kaspian apo Lusin dhe Edmondin. 
 
 Mu kujtua nje varg qe kam lexuar ne Bibel  qe thote qe ne kohen kur Perendia hodhi themelet e botes Ai ndau ujerat nen qiell (detet, oqeanet, lumenjte) nga ato mbi qiell (rete, shiu, debora)

 Iu gezova me shume ciltersi pamjeve te mrekullueshme te reve dhe nazeve te diellit te "turpshem" qe e fshihte fytyren pas tyre dhe falenderova Perendine per madheshtine dhe gjenialitetin e krijimit te Tij.

 Ishte vertet si nje ender apo perralle ne "qiellin e katert".
 
 Kalofshi mire dhe mire u takofshim neser:-)

 Me dashuri,
 edi gogu

No comments:

Post a Comment