Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Wednesday, July 28, 2010

Nje blog i ri ne ndihme te grave shtatzena

 Te dashura mikesha,


Me ka munguar te shijuarit e cajit se bashku keto dite qe nuk kam shkruar, por thjesht qe nuk kam pasur shume frymezim per tu ulur e per te shkruar qofte edhe dy rrjeshta.


Nderkohe kam bere edhe nje pune tjeter, kam krijuar nje blog ne ndihme te grave shtatzena. Mendova ta krijoj me vete nga blogu yne i cajit, pasi jo te gjitha mikeshat jane te interesuara per informacione mbi shtatzenine.

Ky blog  http://shtatzaniaime.blogspot.com i dedikohet te gjitha grave, zonjave te cilat jane duke perjetuar eksperiencen me te mrekullueshme ne jeten e nje femre, ate te sjelljes ne jete te femijes se tyre. Te gjitha temat dhe informacionet do te vijne tek ju ne formen e nje ditari javor shtatzenie te perditesuar me te rejat e shkences dhe fushes se mjekesise. 

Ju uroj shtatzeni te mbare e te bekuar:-) atyre zonjave qe jane ne pritje te nje bebushi nderkohe qe e lexojne kete shenim dhe gjithe te mirat juve mikesha e tjera.


Perzemersisht

Edi Gogu

Thursday, July 15, 2010

...sikur diten e fundit

Te dashur miq,

 Me duhet te nxitoj sot pasi pres qe te dal me nje miken time te vjeter (jo ne moshe) te universitetit. Ajo jeton ketu ne Londer dhe kenaqem vertet sa here qe na krijohet mundesia per tu takuar.
 

Nuk thone kot, "qe miqte e mire jane si vera, sa me e vjeter aq me e mire". Ndersa bisedonim duke shijuar nje mengjes te fresket dhe caj te zi (breakfast) mengjesi anglez me qumesht, e kapa veten duke artikuluar me ze te larte, moton time te perditshme.
 
Jeto cdo dite sikur te jete e fundit! Perpiqem qe ta jetoj cdo dite si te tille, duke bere cmos qe te le me te shtrenjtet e mi kujtime te dashura, te mira, te embla dhe duke ju sherbyer me kenaqesi, dashuri e perkushtim.
 
 Cdo sekonde eshte e shtenjte dhe e cmuar SOT, per neser nuk e di. Une shoh dhe jetoj te sotmen, e nesermja i mban vete mbi shpine, shqetesime dhe te papriturat e saj. Nuk po them qe bie ne pesimizem apo disfatizem per te nesermen, JO! 

 Po flas per "shtrydhjen" deri ne maksimum te cdo dite. Hmmm, shijon me shume se lengu i ftohte i portokallit te fresket ne nje mengjes kur je gdhire disi i sekelldisur.
 
 Ikaaaa, duke ju uruar nje dite te mrekullueshme1
 
 Me dashuri,

 Edi Gogu

Wednesday, July 14, 2010

Ne "qiellin" e katert

Ju pershendes perzemersisht nga Londra,

 Lexoj ne FB mesazhet e miqve te mi qe thone se  "si do t'ja bejme me kete vapen?" dhe ve buzen ne gaz. Jo se e kam harruar ndjesine e vapes mbi "lekuren time", por sepse sot kam veshur edhe nje triko mbi kemishe dhe nje mushama shiu.

 Ketu, ne Londer temperatura maksimale sot do te kape shifren 21 grade celsius. Ohohoohoooo, nje peizazh gri, pas atyre diteve me diell pervelues, me "rri shume mire per shtat".
 
 Ndersa avioni cante ajrin dje ne dreke, une kisha mbetur si nje femije i vogel i habitur pas reve. Gjithmone me mahnisin rete si  kur jam ne fluturim mes tyre apo edhe kur i shoh  poshte nga toka.

Avioni po fluturonte mbi shtresen e katert te reve. Une qesha me vete, sepse mu kujtua ajo shprehja "Oh, jam ne qiellin e shtate nga lumturia". Per qiellin e shtate nuk di c'te them, por per mrekulline qe shijuan syte e mi, ne shtresen e katert te reve, nuk mund te rri pa folur.
 
 Rete te "ftonin" te zbathje kepucet apo sandale dhe te turreshe drejt tyre. Mu duk per ca momente sikur isha ne Narnia dhe prisja qe te shihja mbase princin Kaspian apo Lusin dhe Edmondin. 
 
 Mu kujtua nje varg qe kam lexuar ne Bibel  qe thote qe ne kohen kur Perendia hodhi themelet e botes Ai ndau ujerat nen qiell (detet, oqeanet, lumenjte) nga ato mbi qiell (rete, shiu, debora)

 Iu gezova me shume ciltersi pamjeve te mrekullueshme te reve dhe nazeve te diellit te "turpshem" qe e fshihte fytyren pas tyre dhe falenderova Perendine per madheshtine dhe gjenialitetin e krijimit te Tij.

 Ishte vertet si nje ender apo perralle ne "qiellin e katert".
 
 Kalofshi mire dhe mire u takofshim neser:-)

 Me dashuri,
 edi gogu

Wednesday, July 7, 2010

Kam nevoje per ty!

Tani qe po shkruaj eshte mbremje dhe me ne fund munda te ulem qe te shkruaj dy rreshta:-)

Fjalet e nje bisede telefonike me nje person te shtrenjte per mua, me mbeten ne mendje per disa ore. E vertisja biseden neper mend sepse me kishte lene nje shije disi te cuditshme. Kisha degjuar fjale dhe emocione te shprehura permes lotesh, por "KAM NEVOJE PER TY"-ne e pathene ne asnje cast, e perceptova fuqishem ne menyre alarmante.
 
Ndonjehere nuk je ne gjendje qe te gjesh fjalet e duhura per te mbeshtetur dike qe po kalon nje situate "te ndjeshme", por pervec fjaleve te dala nga shpirti, vendosa te bej dicka. Nje vizite:-)

Mos prisni qe njerezit e shtrenjte dhe miqte e dashur t'ua thone perhere troc qe "KAM NEVOJE PER TY!"

Ndonjehere mendojne se nuk ke kohe, je shume i ngarkuar per vete, nuk duan te te shqetesojne, etj, etj.
Ti ndodhesh prane dikujt qe "dukshem dhe qarte" ka nevoje per ty eshte ilaci me i mire. Mos u lodh te thuash fjale te medha, sepse prania jote flet me shume se cdo gje.

 Nese je femer, pergatit dicka (per te ngrene) qe atij personi i pelqen, paketoja bukur dhe coja. Mund ti cosh ca lule, nje CD me muzike te bukur e te zgjedhur me kujdes ne lidhje me situaten apo edhe ndonje DVD qe ta shijoni se bashku.

Prania juaj, vlen me shume se gjithshka.
Ju uroj gjithe te mirat, fitore skuadres suaj te zemres (Gjermania per mua) dhe "veshe te hapur" per te degjuar ate thirrjen e heshtur "KAM NEVOJE PER TY"

Me dashuri,
Edi Gogu

Tuesday, July 6, 2010

Gjerdani im i perlave

Ju pershendes te gjitheve, duke ju uruar freski ne cdo ambient qe ndodheni!

Sa here qe udhetojme, qofte edhe per nje fundjave u themi femijeve qe te bejne gati valixhet e tyre. Tani qe jane paksa me te rritur, kane mesuar se cfare te vendosin ne valixhen apo cantat e udhetimit, por GJITHMONE une bej nje kontroll te fundit. Une e kam me te lehte qe t'ua bej gati cantat gati per pese minuta, por keshtu ata nuk do te mesojne dot kurre sesi te behen te zotet e vetes dhe nuk do te dine te pershtaten me ambiente e rrethana te ndryshme.
 
Kujtoj qe para disa viesh (kjo gje ishte me e theksuar) kur u thoshim femijeve qe te benin gati "gjerat" e tyre per ne udhetim ata fusnin ne cantat e tyre: kukulla e veshje per to me shumice (vajza), ndersa djali merrte 80-100 ushtare te vegjel dhe armaturat e tyre, keshtjella princeshe dhe keshtjella heronjsh musketiere, nje deng me libra secili, DVD e parapelqyera, CD me muzike femijesh, shishe me uje, rroba banje me shumice (edhe ne mes te dimrit per tu lare ne vaske:-)), disa lloje furcash dhembesh, sapune aromatike, prape veshje per kafshet e pellushit dhe kaq. Ata duan qe mundesisht te marrin me vehte edhe zogjte dhe breshken e ujit, nga meraku se mund te ndihen te vetmuar.

 Ahahahaaa:-) Kur e kujtoj me sjell shume gezim. Cfare mendjeje qe kane femijet. Keto kujtime mi zgjoi nje femije i miqve tane qe per pushime, pervec kukullave kishte marre ne valixhen e saj edhe telefonin e shtepise.

 Kur e pyeta nje here vajzen time se ku do t'i vendoste veshjet e saj pasi ne valixhe nuk kishte vend per rroba ngaqe e kishte mbushur me lodra, ajo mu pergjigj. "S'ka problem ma. Po i sjell te valixhja jote!"

 Sa i dua kujtimet feminore dhe ciltersine e syckave gazmore e te pafajshem. Kujtimet e femijerise se tyre, jane gjerdani im i perlave te cmuara.

 Ju uroj cdo te mire dhe "shijim" te cdo dite me femijet tuaj:-)

 Me dashuri,

 Edi Gogu