Nje maratone perpjekjesh, mpleksur me pergjegjesi, orare, afate, nxitim, marrje fryme, e serish nje buzeqeshje qe pret "per tu veshur" prej teje.
Audienca jote (ajo qe ka rendesi) nuk ti ndan syte nje cast. Ti je e lemerisur nga pamundesia e persosmerise dhe mendja cartiset kontinente larg, nderkohe qe audienca jote pret pergjigje dhe buzagaz. Harrova, pret edhe puthje shtrydhese.
Ne perpjekjet energjishteruese me kaosin dhe sfidat e cdo dite, audienca jote te vezhgon pareshtur. Vezhgon syte, duart, veprimet dhe zemren tende...
Ti kujton se mund t'ja hedhesh me marifetet e tua prej te rrituri, por syte e sinqerte te audiences te çarmatosin😊
Audienca jote eshte gjithmone e vemendshme, e gatshme per te thithur cdo sinjal qe ti leshon ne ajer dhe vetem kur vetedijesohemi per kete fakt te pamohueshem, kuptojme rendesine e te qenit etalon.
Ne prinderit, jemi "kallepi" qe femijet perdorin per model ne jete. Edhe ne momentet me te parendesishme per ne, femijet (audienca) shikojne dhe fotografojne ne kujtesen e tyre, qendrimet dhe reagimet tona.
Prinderit shumeeeeee here e harrojne faktin qe jemi "nen vezhgim" pareshtur dhe se cfare rendesie ka jeta dhe tiparet e zemres sone. Audienca jone nuk eshte e pamend, ajo eshte tejet inteligjente dhe intuitive.
Ah edhe dicka, audienca dhe ne do te jemi se bashku nje jete te tere, ndaj cdo hap, cdo fjale, cdo veprim e vendim duhen marre me maturi dhe pergjegjshmeri qe kur ne te mos jemi me aktoret kryesore, audienca te vazhdoje e sigurt udhetimin e vet drejt perjetesise😊
Ju pershendes me ❤️
Edi Gogu
No comments:
Post a Comment