Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Saturday, August 30, 2014

Jete e shendetshme ne tryezë

Nuk e di per ju, po per mua zgjedhja e nje ushqyerjeje te shendetshme per familjen dhe per femijet, eshte tejet e rendesishme.


Plot here deshira jone per ti ushqyer shendetshem, has ne rezistence dhe qejfprishje.


Nese duam qe femijet tane te konsumojne gjithçka qe ne ju ofrojme, atehere duhet te kujdesemi per prezantimin e tyre me ushqime te shendetshme qe ne foshnjeri.


Nena e gjyshe te dashura; mesojini femijet te pijne uje, qumesht, dhalle, çaj bimor, komposto me fruta te fresketa, lengje frutash te shtrydhura vete, ne vend te pijeve me gaz, ngjyrues e njemije lloje konservuesish.


Mesojini femijet te konsumojne ushqime te pergatitura ne shtepi dhe, mos ju blini patatina, biskota, embelsira qe rrine me vite neper rafte supermarketesh.


Gjate udhetimeve, ofrojuni femijeve byrek, kek apo biskota shtepie, fruta apo perime te pastruara e te prera si kastraveca, speca, domate, molle, dardhe, selino. Perdorni frutat e perimet e stines.


Ne mengjes e darke ofrojuni femijeve drithera si tershera me kos e fruta, ne vend te kosit te blere me fruta.


Perdorni trahanate e famshme te embla e me qumesht pasi jane te gatuara me zemren e dritherave.


Nese femijet kerkojne cokokrem per te lyer buken, ofrojuni recel te bere vete apo mjalte.


Nje fete buke me mjalte, pak kanelle dhe nje banane e prere feta mbi te, eshte me e shendetshme per femijen, sesa nje fete buke e lyer me cokokrem.


Une preferoj te perdor mjalte ne gatimet e mia; psh ne gatimet qe kerkojne sheqer bej zevendesimin e tyre me mjalte. I referohem gatimit te kekut, biskotave, recelrave dhe kompostove.


Ju lutem te kini parasysh qe ushqimet e blera, jane shume larg vlerave ushqyese te ushqimeve qe pergatiten vete.


Femijet tane nuk dine ende te zgjedhin menyren me te shendetshme per tu ushqyer, POR ne dime!!!!


Zgjidhni duke patur ata ndermend!


Ju uroj frymezim e dashuri ne kuzhinen tuaj!



Me ❤️,

Edi

Sunday, July 6, 2014

Enderr e nje nate vere

Keshtu e ka emrin edhe çaji qe po shijoj tani. Eshte vone, mbremje blu e me cerka ngjyre argjendi te cilat nuk ngopem ti shoh. Mijera yje te pafjale.

I harrova oret e gjata te udhetimit, i harrova xhungat e rruges ne hyrje te Pogradecit, pluhurin, pergjumjen dhe dhimbjen e dhemballes se "kapitur" te pjekurise.

Me ngjan sikur kam mbyllur syte e kam fluturuar ne kohe per tu gjendur ne fshat, mes ajrit te fresket te pishave.

Dua te shkruaj me gjate, por ne dhomen ngjitur te bujtines dikush gerrhet aq fort saqe me shperqendron.

Kam vetem nje frike se sa here qe do degjoj te flitet per Enderrat e nje nate vere, une duke nenqeshur do sjell ndermen kete MEGAGERHITJEN e sotme. 

Ne fakt ka te drejte se si mund te kete enderra te nje nate vere pa gerhitje?!?!???

Me dashuri 

Edi Gogu

Friday, June 27, 2014

Një letër (rrëfim) për nënat



Nënë me një, dy, tri apo nëntëmbëdhjetë fëmijë si Zonja Duggar në Amerikë, nënë shtëpiake apo nënë që del në punë jashtë shtëpisë, nënë vejushë apo e divorcuar, nënë me shëndet të plotë apo nënë e sëmurë, që nga fillimi
dhe deri në fund të ditës, Ty të duhet të jesh nënë.

Askush nuk e kupton që ti je e rraskapitur dhe dëshiron tridhjetë minuta pushim, jo jo joooo, nëse vogëlushi qan, hajde çohu mos përto se vetëm puthja jote do ta qetësojë.

Më qeshet me ty që mezi qëndron në cep të shtratit, pasi vendin tënd në krevatin e madh e ka zënë vogëlushja kaçurreleartë të cilën e zgjoi një ëndërr e keqe dhe ti e fute brenda krahëve të dashur prej nëne duke ja ngrohur këmbkat e mardhura mes të tuave.

Sa "vdes" nga kënaqësia kur shoh sesi nënat si shqiponja i mbërthejnë të vegjëlit e tyre me krahë të fortë (unë e kam më të lehtë kur e mbaj të voglin mbi ije se më këput fare 😊) dhe çajnë ngado, që nga zyrat e postës për të shlyer detyrimet mujore e deri tek tregu i perimeve, ku  ngarkohen deri ne ate pike sa shenja që ju lë çanta e varur në shpatulla, do një javē qē të zhduket.

Po vrapi për tu kthyer nga i vetmi kënd lojrash i hapur, për në shtëpi se mos është djegur tava me pulë e patate në furrë që gjoja e gradove me 75 gradë?

Po atë ditë me diell që dole për piknik dhe çanta jote peshonte 1 ton pasi ti kishe ngjeshur brenda saj tri batanije se mbase njëra mund të lagej e do ftoheshin fëmijët, një termus me çaj për mamat' e një termus me lëng të freskët për fëmijët, biskota, fruta, libra, lapsa me ngjyra e plot lodra. Të vinte turp kur anoje nga pesha djathtas, por ama gëzoje se fëmijët u kënaqën në ajër të pastër.

Po kur të duhet të bësh një bisedë prej të rriturish me shoqen beqare që të ka ardhur për vizitë, ndërsa përpiqesh që të luash me vogëlushen tënde që si për inat e gjen të derdhë bojërat mbi tapet e i ngjesh me këmbkat e vogla?

Moj e mira nënë me drekën që vlon mbi sobë, ndërsa luan "shpirash" me fëmijët e tu dhe mendja të fluturon tek shlyerja e këstit të kredisë. Ti buzëqesh me vështrimin përtej bishtalecave që përfundojnë me dredhka.

Jam unë e vetmja apo edhe ti nëna tjetër ke shkuar në një darkë serioze me vëthët prej argjendi të kombinuar me byzylykun prej brumi të tharë e të ngjyrosur?

Sa qesha atë ditë kur pashë që mbi tryezën e punës mbaje me krenari një mace prej plasteline e nje qen pellushi, paçka se shumë të tjerë të zyrës tënde bëjnë shpoti për to.

Në makinën tënde ka vend edhe për xhaketën e kostumit të punës edhe për atletet me balte pas nje dite plot aktivitete sportive.

Ndoshta shumë nuk e kuptojnë se cfarë rëndêsie ka, por vetëm një mami kur shtron tavolinën për familjen nuk harron t'ja japë gotën me sirenën Ariel, Princeshës dhe atë me Uinin, Princit tre vjeçar.

Ndersa nje dite unë vetë harrova fare qe i kisha lidhur flokët me lecka për ca kaçurrela "kopjace" si Xhein Ostin dhe që mbaja nje ngjitese  të një makine Ferrari mu në mes të ballot dhe ashtu i hapa derën postierit, i cili më shihte me dyshim, ndoshta duke dyshuar mbi shëndetin tim mendor.
Doja ti shpjegoja që unë jam një mami, por e pashë të udhës mos ta merrja fare mundimin.

Vetëm një nënë mund të të përcaktojë pa gabuar nëse teshtima jashtë në oborr, është pararendëse e një viroze apo e një alergjie.

Ti nënë je vërtet fantastike pasi mban mend batutat e preferuara te çdo filmi vizatimor dhe i njeh të gjthë "heronjtë" e çdonjërit prej fëmijëve te tu.

Të kam parë tek ngrihesh nga kolltuku ku shpresoje të "mblidhje pak kockat" nga lodhja e pagjumësia, e rrëmben shpatën për të dueluar me djalin tënd i cili të ka "Xhuljetën" e zemrës së vet.

Ti je një "Xhuljetë" e rrallë që do ta jepte jetën për secilin nga princat e saj të vegjel, të gjatë jo më tepër sesa shpatëza që mbajnë ndër doçka.


Më duket se sekretin tënd tashmë e dinë të gjithë, pasi ti rregullon gjithë rremujën e mundshme pasi të gjithë i ka zënë gjumi dhe i mirëpret të gjithë me petulla të ngrohta që lëshojnë një aromë dehëse. Të zbuluan. E dinë që ti je duarartë.

Askush nuk ta tha ty nënë, që një ditë do të vishje tutat apo bluzat sportive të vogëlushëve të tu. Po ta them me krenari, petullat e tua e paskan dhënë efektin😉

Fëmijëve ju pëlqen shumë kur qesh dhe mërziten kur të shohin të lotosh dhe atëherë i premtojnë vetes së tyre nën zë, se nuk dua kurrësesi të të shkaktojnë dhimbje.

Ti bën pothuajse çdo ditë të njëjtat gjera, disa janë punë tejet të rëndomta, por askush nuk arrin ta kuptojë sesi ti i merr çdo dite gjëra të bukura, buzëqeshje, ëndërra, kujtime.

Askush nuk e di sa herët ngrihesh ti që të bësh gati mëngjesin, fëmijët gati per kopësht, çerdhe, shkollë, për të rregulluar flokët që nuk kishe kohë ti thaje, se byreku i drekës duhej përfunduar, para se ti të dilje me fëmijët përdore e të shkoje në punê.

Po kur sëmuresh dhe nuk shtrihesh dot që të pushosh, se janë edhe fëmijët paqejf, të duhet të dorëzosh provimet e nxënësve të korrigjuara dhe ajo që të shtyn përpara është fakti që Zoti do të të japë fuqi ta kalosh edhe këtë situatë.

Koleget e tua qeshin me ty, që mban ne dorë një byzylyk me rruaza fëmijesh. Ato se kuptojnë dot se çfarë vlere marrin gjërat kur je bërë nënë.

Po kur sytë e "beqareve" ngecen mbi barkun tënd (një masë më tepër pas lindjes së bebit) dhe ti çuditesh me habinë e tyre e ju thua "çfarë mrekullie ka bërë Zoti me mënyrën sesi e end një bebush në të përbrendëshmet e trupit të një nëne".

Të qahet nga dhimbja, të vret vetmia, të vdes pabesia, të merr malli për një "shëtitje ne tualet" vetëm, të vjen të ulërasësh nga nervat, por në prani të fëmijëve të duhet ta heqësh vëmendjen nga vetja e t'ua përkushtosh atyre.

Ditë dhe natë zemra dhe goja jote, pëshpërit lutje për fëmijët e tu dhe në momentet me të errëta të mëmësisë, Fjala e Tij, është e vetmja dritë që të udhëheq.

Merr zemër sot, e mira nënë! 

Mos vajto mbi kohën e shkuar!

Shijo fëmijët që rriten, shkollohen, martohen dhe lutju Zotit pêr çdo ditë të jetës së tyre!

Mbaji sytë tek Ati, tek Ai që ti besoi fëmijët e Tij për tu kujdesur përkohësisht! Ai është shembulli i përsosur i prindërimit.

I jam mirënjohëse Zotit tim,  për gjithësecilën prej jush.

Me dashuri,
Edi Gogu











Friday, February 7, 2014

Ji skandal 😊

Ndoshta po mendon se une jam cmendur apo nuk jam mire menderisht, pasi nje keshille e tille nga nje grua mbi te tridhjetat (nuk po I tregoj bishtat mbi tridhjeteshen😊) nuk eshte normale.


Jam shume mire dhe me vullnet te plote e bindje te patundur, po ju lutem te jeni/beheni skandal.


Behuni skandal me menyren sesi e dashuroni njeri-tjetrin, ne kete shoqeri hipokrite e dashakeqe. Duajeni bashkeshorten/tin me shume se vehten tuaj, qendrojini besnik dhe respektojeni ne çdo situate!


Duajini femijet tuaj pa rezerva, jepuni kohe e vemendje. Behuni skandal per shoqerine me menyren sesi I mesoni ata te ecin ne jete me ndershmeri e integritet. 


Behuni skandal!!! Tregojini femijeve per Krijuesin e tyre, sesi I ka krijuar ata ne menyre te mrekullueshme ne te perbrendshmet e nenes se tyre. Behuni skandal per ata qe ju vene mes shpotish, se ju I mesoni femijet ti lutem Perendise dhe t'a ardhurojne Ate!


Ji skandali i tavolinave te kafeneve shqiptare per menyren sesi ua shtrin doren e ndihmes te varferve, jetimeve, vejushave e nevojtareve!


Ji skandali I trotuareve te kalimtareve ne Tirane, me menyren sesi je veshur, sesi je stolisur me modestine dhe respektin per vehten dhe te tjeret!


Ju skandali I brezit tend dhe njome shpirtin ne faqet e Librit! Aty do te mesosh me shume per jeten, te vertetat, te tjeret dhe nuk do te ndihesh kurre vetem.


Jeto dhe ji vetvetja duke synuar persosmerine! Ji skandal per te gjithe ata qe merren me jeten tende, nderkohe qe jeten e tyre e ka marre lumi.


Ju pershendes😊


Edi