Batanijet e vogla, vendosur mbi krahët e këndit të kolltukëve ashtu si nxitimthi atë mëngjes të freskët, më sollën ndërmend festat e fundvitit.
Mendova për paraditet në fundjavat festive, duke ndenjur së bashku me familjen, duke biseduar apo duke luajtur, duke shijuar ca gështenja të pjekura, kapuçino me shumē krem dhe ëmbëlsira me kanellë me batanijet e ngrohta hedhur këmbëve.
Sytë e mendjes sime panë dritat e bardha që ndrijnë pemën dhe gjithfarë goglash e topthash llamburitës... Një pamje tipike e pagabueshme Krishtlindjeje.
E keni parasysh besoj se për çfarë po flas, për ato detajet e vogla që bëjnë dallimin nga stina në stinē, që ndryshojnë edhe atmosferën vizuale në shtëpitë tona.
Gjithnjë e më shumë po vërej që me ardhjen e çdo stine të re, mua (ne femrave) më pëlqen që ta bëj shtëpinë "të ketë të njëjtën shije", si edhe stina.
Në pranverë shtëpia vjen era mimoza dhe jastëkët dekorues, perdet dhe mbulesat e tavolinave janë me lulka e ngjyra te lehta. Muzika më sfond është e gëzueshme plot tone pranvere.
Ne festojmë festa ditëlindjeje dhe gëzimesh të tjera familjare, për të cilat e dekorojmē shtëpinë në përshtatje me secilën prej tyre.
Sa shumë që ndikon dekorimi i shtëpisë në krijimin e një atmosfere të paharrueshme festive dhe ne jo pak herë flasim për mbresat që na la zbukurimi me tullumbace apo dekorimi me lule fushe dhe qirinj për ditëlindjen e tezes.
Një ndër festat më të festuara të vitit, është Krishtlindja dhe ajo njihet si nje nder festat e cila ka "mbreterine me te madhe" te zbukurimeve ne te gjithe rruzullin. Per ne te krishteret, Krishtlindja ka nje kuptim krejt te vecante dhe menyra sesi ne e festojme ate, ndryshon shume nga menyra sesi e festojne pjesa tjeter e njerezve, per te cilet Krishtlindja eshte e barabarte me babagjyshin e vitit te ri dhe me thesin e madh te dhuratave.
megjithate nuk ka asgje te keqe qe te dekorojme shtepine me rastin e kesaj ditelindjeje kaq te vecante, pasi ne e dekorojme shtepine edhe per ditelindjet e njeri-tjetrit.
Nuk po merrem fare me pemen e vitit te ri, pasi vendosja dhe zbukurimi i saj nuk njohin rregulla apo formula. Per te krijuar nje atmosfere sa me festive, duhet luajtur pak me perdet, jasteket dekorues, qilimat, mbulesat e tavolines. Ngjyrat me te spikatura jane ato te nuancave te te kuqes, ngjyres se floririt, argjendit, jeshiles, madje edhe bluse. Nuk eshte e thene qe te kemi se s'ben perde per festat e fundvitit, por mund te shtojme disa fjongo te kuqe apo ngjyre floriri, ndonje zilke te vecante, ndonje zbukurim tjeter qe i rri per shtat perdeve tona dhe na krijon nje atmosfere te kendshme, qofte edhe permes nje detaji kaq te vogel. Nese keni kellefe jasteku te kuq me lule dhe ngjyra te gezueshme, mos i perdorni per nja dy jave dhe, pastaj pasi tju jene cmesuar syte me to, perdorini per festat dimerore. Edhe ketu mund te luani me detaje fjongosh e lulkash te bere me fjongo dhe kjo nuk kerkon aspak shpenzime ekstra. Po ju them nje gje, qe ndryshimi do te jete i kendshem, i dukshem dhe ekonomik, pasi do te shpenzoni vetem per disa meter fjongo apo dantelle dhe kete arsenal te ri dekorimi mund ta perdorni per disa vite me rradhe dhe madje edhe ne raste te tjera festive.
Nderrojini vendin vazove te luleve dhe zbukuroni pjeset e jashtme te vazove, me shirita te shndritshem, me zilka apo edhe duke ju ngjitur figurina te thjeshta prej letre te pergatitura nga ju edhe femijet me kete rast. Eshte me shume rendesi qe edhe femijet te ndihen pjese e festave dhe ata kurre nuk do ta harrojne kenaqesine e te punuarit se bashku me ju, per kete projekt te perbashket.
Nese jua lejon hapesira nderroni vendin e ndonje mobiljeje apo te ndonje tavoline zbukurimi, pasi kjo gje do te sjelle nje ndryshim te kendshem. Shtroni mbulesa tavolinash me ngjyra feste, dhe vendosni mbi to qirinj, gota pak te anuara te lidhura ose me fjongo ose me spango. Hidhni mbi to portokaj apo molle, arra, gogla qelqi dhe ndonje pale rruaza tuajat (merrini prape pas festave).
Mbi tapet mund te hidhni jasteke te medhenj qe te ulen femijet kur te mblidheni se bashku me familjen. Femijet zakonisht kane shume deshire te ulen prane te rriturve ndersa ata bisedojne.
Tek abazhuret mund te varni ndonje detaj te vogel, qe ngjason si kristal (apo edhe kristal nese keni) ne forme zemre, dreri, peme apo ylli. Mos e ekagjeroni me zbukurime, por vendosini ne harmoni.
Mos harroni qe nje feste ka nevoje per muzike, ndaj luani muzike feste edhe pa ardhur ende festa, pasi ky detaj sjell gezim dhe nje fokusim drejt nje atmosfere te paharrueshme. Nuk eshte e thene qe te keni dhurata per njeri-tjetrin ne keto festa, por nga nje kartoline e shkruar per gjithesecilin, do te jete kulminacioni i festes. Te gjithe kemi nevoje te ndihemi ta dashur e te pazevendesueshem:-)
Une nuk do te ndalem ne nje menu me rastin e Krishtlindjes, por vetem fare pak ne shtrimin e tavolines per dreken po darken e Krishtlindjes. zgjidhni nje mbulese tavoline qe juve ju pelqen dhe shtrojeni mbi tryeze. nese ju ndodhet ndonje shall i kuq prej mendafshi (mundesisht) shtrojeni ne mes te tavolines per se gjati duke krijuar rrudha te kendshme ne te gjithe gjatesine e tij. Vendosni mbi te qirinj te bardhe apo ngjyre floriri. Nen qirinj vendosni pjateza te vogla dhe hidhni neper to zbukurime sipas deshires tuaj, mbase boce te vogla pishe apo gogla qelqi.
Nese nuk ju pelqejne qirinjte e medhenj, merrni nja vazo lulesh prej qelqi dhe mbusheni me topa qe zbukuroni pemen, arra, bonbone dhe rruaza te bardha e te kuqe. Vendoseni ne mes te tavolines dhe rrethojeni me qirinj te kuq caji te cilet i keni vendosur ne gota me fron te mbushura me uje. Nuk ka me bukur sesa vezullimi i qirinjve pluskues ne nje tavoline te shtruar per feste. Nese keni pjata me ngjyra luani me kombinime sipas deshires. Nese keni pjata te bardha, vendosni midis pjates se poshtme dhe pjates qe do te vendosni ushqimin, kartopeceta me ngjyra, psh nje te kuqe dhe nje jeshile. Pecetat e copes, duken mrekullisht bukur nese i lidhni me fjongo apo spango dhe vendosni nen nyje nje degez pishe apo nje boceze pishe.
Vendosni ne secilen pjate nje shenim apo nje varg biblik per secilin nga te ftuarit e tyezes familjare. Une preferoj te hedh lule, gjethe apo pjeseza lulesh te thara neper tryeze, gjithmone ne varesi te rastit, por edhe te stines.
Ndodh shpesh qe energjite tona si edhe vemendja jone te perqendrohen vetem tek zbukurimi, pema, kryerja e blerjeve, modeli i flokeve, kepucet e reja duke humbur zemren e festes. Zbukurojme ambientin ku jetojme dhe harrojme te kujdesemi per bukurine e zemres sone, pasi cdo feste fillon brenda zemres, sidomos Krishtlindja.
Ndersa ndava me ju disa ide praktike mbi zbkurimin e ambientit dhe te tryezes me rastin e festes se Krishtlindjes, kam deshire te ndaj me ju edhe dicka familjare.
Ne diten kur ne festojme Krishtlindjen apo nderrimin e viteve, tashme e kemi kthyer ne nje tradite familjare qe te ndajme "buken" tone, me ata qe nuk kane apo me ata qe nuk i do askush. Per mua, ketu fillon zbukurimi i shtepise dhe dekorimi i tryezes, pasi ndersa gatuajme, mendojme dhe lutemi per fqinjet apo per ushtarin qe ka sherbimin tek ndertesa ngjitur dhe eshte larg familjes, te cilet do te jene bashkeshijuesit e festes tone.
Femijet do ti harrojne lulkat dhe xixat e festes, por nuk do ta harrojne kurre sesi mami dhe babi pergatiten dhe ndane ushqimin e tyre me te tjeret, qe mund te mos jene fare pjese e familjes dhe sesi festat behen te paharrueshme kur thelbi i tyre eshte dashuria.
Ju uroj cdo bekim nga Ati i dritave!
edi gogu
profamilja.wordpress.com
No comments:
Post a Comment