Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Monday, September 17, 2012

Si u be modestia, katunari'...

Sapo zbraza ne filxhanin tim me trendafila franceze, caj te zi me copa kanelle e portokalli si edhe padurimin tim per ta shijuar...

Meqe ra fjala, une kete caj e le te ftohet dhe e perdor si caj te ftohte.

Gjate shetitjes time te perditshme me te voglin, ne momentet kur nuk i flas duke i treguar gjera atij, perfitoj te shplodh trurin e te meditoj.

Kaq shume ngarkese mendore dhe emocionale cdo dite, kaq shume pune e pergjegjesi, kaq shume deshira nder to edhe te parealizuara ende, kaq te qara bebi e kaq ekuilibra delikate per te vendosur, saqe nje moment meditimi duket si mall kontrabande;))

Sot po mendoja plot gjera deri ne momentin kur syte e mi moren komanden e rrjedhes se mendimeve.

Paradite ne Tirane, njerez qe ecejakin, makina qe zhurmojne dhe serish njerez. Mu hapen syte per te pare qe njerezia qene te veshur sikur punonin te gjithe neper zyra (sidomos femrat) apo sikur do te shkonin per te bere ndonje qoke gjekundi.

Kaq shume perpjekje per tu dukur te veshur e te kamur, saqe te perzihet.

Taka super te larta, pantallona me super xhingla, bizhu si te nje vitrine, makijazh teatri, tylra e tantella vetem per te shkuar ne shkolle e per te vrare 3 ore kohen ne kafe tek blloku.

Po pe njerez te veshur thjeshte, jane ose te huaj, ose shqiptare qe jetojne jashte (75%), ose tipa sportive, osenga ata qe nuk jetojne per tu ekspozuar te tjereve "mireqenien" e tyre.

Me vjen kaq keq, qe jetojme ne kete menyre, duke besuar qe veshjet jane ato qe na japin vlere.

Se mos mendoni qe po them te mos vishemi e te mos mbahemi bukur. Thjesht po them qe te pershtasim veshjen me ambientin, profesionin apo statusin jetesor dhe kohen.

Sa e trishte qe te veshurit bukur e me modesti, barazohet me katunari'. E degjova ne nje bisede grash kete cilesim, ndersa njera i keshillonte te tjerat qe po te vishesh ne pune me fustane nen 100 mije leke (te vjetra), kjo eshte katunari'.

Njoh kaq shume zonja qe vishen bukur e me modesti dhe nuk jane aspak te humbura apo ku di une se cfare. Tmerrohem kur mendoj qe njeriu mund te jete kaq i ceket, ne lidhje me jeten dhe gjerat e rendesishme.

Ky muhabet nuk ka nevoje per me shume shtjellime apo moral. Ky ishte vezhgimi im me taze;)

Ju uroj cdo te mire!

Me dashuri,
Edi Gogu

1 comment:

  1. Sa me pelqeu ky shkrim!...
    p.s.: sapo u ktheva nga nje fundjave ne memedhe.

    ReplyDelete