Pershendetje te gjitheve:-)
Si ju kam? Une mbreme pas nje periudhe kohe prej gati dy vjetesh (kjo eshte sakrifice e papare per mua), piva nje filxhan caji te zi me bergamot.
Oh sa me kishte marre malli, por duke ditur qe kafeina nuk i ben mire fetusit dhe foshnjes me pas, kisha hequr dore.
Ndersa gjerbja cajin e sotem mendova edhe per ate qe do te ndaja me ju, sapo te me jepej mundesia per te shkruar.
Shtypi elektronik boteror dhe disa linke shqiptare japin statistika te frikshme per numrin dhe moshen e femijeve te moshes 7-11 qe shohin pornografi permes internetit.
Ju mund te mendoni qe kjo nuk do t'ju ndodhe juve dhe familjes tuaj, por a jeni i sigurt per kete?
Tek qendra e internetit te lagjes time, degjoj djem te vegjel qe te shoqeruar nga djem te rritur, qe flasin me nje fjalor te tmerrshem per ato qe shohin aty.
Sa e sa mama degjoj qe thone, qe i japin 60 leke dhe i lene cunat "me ik ke interneti, se ju lodhen trute tu ju lut".
Fjalet "seks" dhe "porno", renditen ne vendin e dyte dhe te trete, ne listen e pese fjaleve/kategorive te kerkuara ne internet.
E para ne si prinder, duhet te jemi syhapur, per kohen dhe kerkimet e femijeve ne internet.
Mos i lini te pavarur me linjen e internetit ne dhomat e tyre.
Nese i lejoni te kene llogari ne fb, twitter apo ku di une se cfare (une vete jam kunder perdorimit te ketyre forumeve nga femijet nen 18 vjec, per shume arsye), sigurohuni qe te dini passwordin e llogarise se tyre dhe te kontrolloni faqet ku ata bejne kerkime.
Mos me thoni qe eshte dhunim i privatesise se tyre, pasi ata nuk jane ne gjendje te perballojne pasojat e ekspozimit ndaj bresherit pornografik qe bie pareshtur mbi ta.
Mikesha te miat, mesuese, me tregojne qe femije 8 vjec jane fiksuar pas imazheve pornografike dhe flasin edhe ne shkolle mes tyre per to.
Miqte e mi, ruani femijet tuaj! Ky bresher nuk te le pa lagur, nese te ze dhe madje te le pasoja per te gjithe jeten.
Ju shkrova jo per t'ju frikesuar, po per t'ju nxitur drejt te qenit ne dijeni te asaj qe ndodh rreth e rrotull nesh, per te parandaluar qasjen ne portat tona.
Te mbrojme se bashku femijet tane!
Me dashuri,
Edi Gogu
Wednesday, April 18, 2012
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment