Te dashura mikesha te shtrenjta,
Uroj qe te jeni sa me mire me shendet dhe nga ana shpirterore:-) Megjithese eshte nje dite plot diell, temperaturat e ajrit te kujtojne qe jemi ende nen kthetra dimerore.
Shoh pertej dritares qe rruget jane te mbushura me gra e vajza. Rendin ose nxitojne, nderkohe qe nje pjese tjeter e paska marre me shtruar. Per ku? Po edhe ju e dini se per ku... Ne ndonje kafe a restorant, pasi jane mbledhur se bashku per te festuar 8 Marsin.
Mua personalisht me acaron ideja e nje dite ne vit kushtuar gruas, sepse me duket sikur shoqeria tallet duke e minimizuar rolin e gruas dhe duke i kushtuar asaj vetem nje dite. Une e shoh 8 Marsin si kulminacionin e vleresimit vjetor te rolit te femres ne familje e shoqeri.
Jeten time e kane ndikuar shume gra e vajza dhe une jam mirenjohese per secilen prej tyre. Disa me kane mesuar permes keshillave te tyre apo edhe prej eksperiencave te tyre, ndersa disa te tjera me kane mesuar permes gabimeve e deshtimeve te tyre. Ne njefare menyre me kane mesuar nga nje mesim prej fitoreve e deshtimeve te tyre.
Do te doja shume qe te kisha mundesi qe t'ju takoja te gjithave e t'ju thoja se sa shume e keni bekuar jeten time me prezencen tuaj. Ne pamundesi te ketij takimi sot, po ju jap nje ftese. Nje ftese per te shkuar se bashku ne nje ekspozite pikture shume te vecante, pasi te gjithe personazhet jane femra. Per here te pare ne historine e artit pamor shqiptar, Jorgaq Gogu (vjehrri im), vjen me nje cikel pikturash ne vaj duke na prezantuar me grate e Bibles. Keto gra kane frymezuar, ndricuar dhe fuqizuar njerezimin nder shekuj. Ne menyre pashmangshme autori pasqyron edhe tiparet që zotëron shoqëria ndaj grave dhe rolit të tyre.
Tuesday, March 8, 2011
Subscribe to:
Posts (Atom)