I kam shkrire se qeshuri disa nga shoqkat e mia me te aferta, duke u rrefyer ndjenjat e mia dhe perlotjen e pabindur qe me vershon poshte faqeve, sa here qe zihet ne goje tema e rikthimit ne shkolle te femijeve.
Shume here me eshte dikur vetja UFO ndersa jam perlotur nga malli dhe ndjenja e pangopjes me femijet e mi cdo prag fillimi shkollor, nderkohe qe jo vetem permes bisedave, por edhe nga videot e disa kenge ne rrjetet sociale, shume prinder shprehen se “me ne fund erdhi shkolla”. Per pak kohe i fsheha ndienjat e mia ne lidhje me kete teme, por kur “zbulova” edhe “bashkevuajtes” te tjere, sikur mora zemer dhe rifillova te flas per “kete teme perlotese”.
Pushimet verore na dhuruan per disa muaj nje ritem me te shtruar ditor, te cilin e kemi shijuar pamase, me nje mall per te ndenjur shtruar e perqafuar me njeri-tjetrin sikur te mos e kishim perjetuar kurre me pare kete ndjesi. Kjo “semundje” na ze cdo vere, ndersa planifikojme se cfare do te bejme cdo dite, si do te shijojme kohen e cmuar dhe do ta kthejme ate ne nje kujtim te embel qe do te na risjelle buzagazin ne ditet e dimrit te ngarkuara me pergjegjesi, detyra, kapake sysh te renduar nga mungesa e gjumit, teste dhe afate qe duhen kapur ne kohe.
Dita e pare e shkolles jo vetem qe “trumbeton” perfundimin e kohes se perbashket verore, por cuditerisht me ben me dije qe secili nga femijet e mi eshte nje vit me i rritur. Cdo vit femijet e mi duket kane me pak pjese prej bebi dhe sikur i perkasin me teper botes se te rriturve. Momentet me te veshtira jane ato kur con nje femije per here te pare ne shkolle dhe ai momenti i pashmangshem kur femija yt me i madh do te kete vitin e fundit te studimeve si femije.
Kete vit jam e permbytur nga emocionet e te voglit si nxenes parashkollor dhe vajzes si maturante. Eeeeej, ku shkuan vitet?Jeta, dashuria, koha jane dhurata kaaaaq te cmuara!
Jam e bindur brenda vetes qe femijet e mi do te kene shume gjera te reja per te mesuar kete vit, shume bekime do ti shoqerojne ne ditet e shumta te kesaj aventure, sikunder edhe shume sfida e te papritura.
I perseris vetes qe ka shume gezim dhe lumturi ne momentet dhe perjetesat e reja qe femijet e mi do te kalojne, ne cdo gje te mire qe do te mesojne e ne sfidat e ndryshme permes te cilave do te rriten.
Pas dites se pare ne te cilen emocionet, malli dhe lotet e gezimit te kaperthyer me ata te mallit dhe merakut (te pafajme memesor) mbizoterojne, marr nje vendim ( qe mua me duket sikur kapercej nje mal te larte); perqendrohem ne faktin qe femijet e mi jane te shendetshem, mund te shkojne ne shkolle e do te vazhdojne te rriten.
Kthimi ne shkolle eshte nje gezim i madh qe une nuk duhet ta harroj, pasi ka shume femije qe per nje numer arsyesh shendetesore dhe sociale nuk mund te shkojne ne shkolle, nuk mund te rriten dhe te zhvillohen perkrah shoqeve dhe shokeve te tyre.
Do ti mbaj syte te ngulitur ne momentet e mrekullueshme kur femijet te rikthehen ne shtepi nga shkolla dhe do te kane kaq shume gjera te reja per te me rrefyer. Do te shijoj oret e punes dhe te krijimtarise ndersa ata jane ne shkolle dhe zbulojne horizonte te reja.
E di qe dite te bukura do te pasojne ne vjeshte, dimer, pranvere dhe vere, por kam gjithe te drejten e botes, qe nga sot e deri diten e fillimit te shkolles te derdh ca lot, te them shume lutje me pergjerim, e te ndiej mall per ditet e bukura qe iken duke pritur me padurim veren e vitit tjeter.
Me dashuri,