Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Friday, January 20, 2012

"Shkopi magjik", teater per femije

Te dashur miq,

Ndaj me ju, kenaqesine e venies ne skenen e teatrit Metropol, ne Tirane te njeres prej perrallave te mia:-)

Premiera eshte te shtunen, me date 28 Janar, ora 10:30. Shfaqjen do te mund ta shihni cdo te shtune ne oren 10:30.

Nese doni qe ta coni shfaqjen ne shkollen apo qytetin tuaj, ju lutem me kontaktoni!

Flm dhe mire u takofshim!
Edi Gogu

Monday, January 16, 2012

Nje histori unike adoptimi

Një grua në Britaninë e Madhe fitoi titujt e parë të gazetave, pasi vendosi që të birësonte të pesë fëmijët e shoqes së saj të ngushtë, e cila ndërroi jetë pak kohë më parë.
Nënë e tre fëmijëve, familja e Julie Jones është zgjeruar tashmë në dhjetë antarë (8 fëmijë, ajo dhe bashkëshorti) dhe ajo e thotë se është e sigurt që edhe që nëse do të kishte ndodhur e anasjellta, shoqja e saj e ndjerë do të kishte bërë të njëjtën gjë.
Tre djemtë dhe dy vajzat e Caroline Atkins, duhet të shoqëroheshin në një jetimore, por Julie thotë se nuk mund ta lejonte që kjo të ndodhte.
Caroline u diagnostikua me një tumor të paoperueshëm në tru në prill 2009 dhe ndërroi jetë disa muaj më pas në moshën 45-vjeçare. Në një rastësi fatkeqe të fatit, babai, gjithashtu u diagnostikua me një tumor edhe më agresiv në tru disa muaj më vonë dhe ndëroi jetë në fillim të 2011-s, pothuajse njëkohësisht me bashkëshorten e tij.
”Jam e sigurt që ata të dy ndihen të qetë në parajsë kur shohin që fëmijët e tyre do të rriten me dashuri dhe me dy prindër që do të kujdesen sikur të ishin David dhe Caroline”, thotë Julie.
Tashmë, në shtëpinë e saj, përveç fëmijëve të saj, Adam (20 vjeç) Peter (18), Christian (14) shtohen edhe Micheal (12), Keiran (11), James (10), Emma (8) dhe Chantelle (6)./

Sunday, January 15, 2012

Caj per dite te ftohta

Pershendetje te ngrohta ne kete dite te akullt;-)

Sot temperaturat e uleta, me bene te kujtoj "shijen" e vertete te dimrit. Ndersa nxitoja te beja blerjen e frutave dhe perimeve dhe i ftohti me kishte hyre ne palce, po i qaja hallin me mendjen time, shitesit te perimeve qe punonte jashte ne thellim.

Nxitova hapat drejt shtepise ku me priste nje caj i ngrohte i sapopergatitur.

Per nje "pirje caji familjare", nevojiten:

Nje cajnik ku jane vluar 6 filxhane caji uje
Nje molle e kuqe e prere ne kubike
Dy mandarine te lara e te prera ne kube se bashku me lekuren
Gjysme portokalli i prere ne feta me gjithe lekure
10 gozhde karafil
2 shkopa kanelle
4 bustina caj i bardhe
2 luge gjelle mjalte

Frutat dhe erezat e thata hidhen ne nje ene dhe mbi ti hidhet uji u vluar. Mbulohet ena dhe lihen ashtu per 20 min. I shtojme mjaltin dhe ju befte mire!!

Shoqerohet me biskota, nje film familjar apo edhe me nje bisede. Kujdesuni qe biseda te jete cilesore, perndryshe caji i humbet vlerat e tij qetesuese e ngrohese.

Ju uroj nje pasdite te ngrohte e te kendshme;)

Me dashuri
Edi Gogu

Monday, January 2, 2012

Riciklo!!!

Mirembrema kudo ku ndodheni!!!

Une jam ne shtepi e po perfitoj nga koha e pushimit, per te shkruar.

Zakonisht, me pelqen qe te krijoj gjera te ndryshme, sidomos me sende qe dalin jashte perdorimit.

Kisha nje fund qe me pelqente shume, por qe nuk me bente, ndaj vendosa ta bej cante.

Me vetem 30 minuta pune, nje fund te vjeter, nje gjilpere, nje kravate te vjeter e tri kopsa, i qepa vajzes time nje cante dimri.


Nese mendoni te hidhni veshje apo sende ne plehra, vleresoni me pare idene e perdorimit te tyre ne nje menyre apo qellim tjeter.

Une kete logjike ndjek, edhe me gjera te tjera:-)

Ju uroj nje fillim te mbare te gjitheve, e pune te mbare, atyre qe fillojne punen neser!!!!

Me dashuri,
Edi Gogu

Sunday, January 1, 2012

Fillimviti

Pershendetje dhe gezuar vitin e ri 2012:-)

Ju uroj me gjithe zemer, te keni shendet, dashuri, lumturi dhe fuqi e energji per te punuar;) e krijuar!

Ne shijuam nje fundvit dhe nje fillimvit te qete me familjen. Mua nuk me pelqen te behem rob i kornizave festive dhe ka shume vite qe po krijojme nje tradite tonen familjare ne lidhje me festat.

Na pelqen te gatuajme ndonje recete te re dhe te bejme gjera te bukura me njeri-tjerin, gjera qe kane kuptim dhe gallate brenda.

Fillimviti sot me pelqeu, pasi erdhi me nje dite te bukur plot diell, pa stresin e orarit te pergatitjes per ne shkolle apo pune, pa zhurmen e llahtarshme te trafikut.

Nuk me pelqen aspak mbremja, e ngarkuar nga zhurmat e fishekzjarreve e kapsollave.

Nejse, po iki te pi nje caj "winter selection" e ta shoqeroj me nje cope Vasilopita';)

Kalofshi gezuar;)

Perqafime,
Edi Gogu