Powered By Blogger

Mire se erdhet :-)

Friday, December 3, 2010

Nje gote vere..., se ...eshte ne mode!!!

"Eja vereshites me jep te pi,
sa me pelqen e shkreta vera.
 Me ben te qaj, me ben te ri,
 me ndizet gjaku menjehere"

Ju pershendes te gjitheve duke ju uruar fillim te gezuar te kesaj fundjave!

 Sot ndryshe nga heret e tjera nuk po ju pershendes me "receta caji", por me vargjet e nje kenge te njohur, serenate korcare qe i kendon gazplote edhe veres, kesaj pijeje te mire e te vjeter nder shekuj.

Vera, kjo bashkeshoqeruese nderi ne tryezat e mbreterve dhe fisnikerise, e servirur bukur ne ene kristali e kupa te florinjta ka mberritur deri ne ditet tona moderne, si nje zonje e heshtur dhe plot kujtime e eksperience jetesore.

Duke ditur disa gjera mbi "natyren" e kesaj zonje misterioze, kam pershtypjen se edhe procesi i shijimit te kesaj pijeje perben nje ritual me vete. Madje do te thoja qe per ta shijuar kete pije, duhen permbushur disa kritere. Disa kritere?- mund te pyesni ju te cuditur me vehte.

 Po, po disa kritere, sepse konsumimi i veres ne ditet e sotme eshte "zhveshur" disi nga solemniteti qe normalisht ecen krah per krah me kete pije.

 Nuk e di per juve, por mua me vjen neveri, ne kuptimin e vertete te fjales kur shoh adoleshente qe konsumojne vere ne ore te ndryshme te dites sikur kjo eshte nje pije mese e zakonshme dhe e barabarte me lengun e frutave.

 Kudo neper bote nuk u shiten pije alkoolike te rinjve nen 18 vjec dhe kjo per shume arsye, ndersa ketu tek ne mund te konsumosh alkool sa te duash ne cfare moshe te duash. Nuk kam degjuar askend qe te pyese per moshen te rinjte qe pijne pije me ngjyra alkoolike qe ne pike te mengjesit, pasi kane lene oret e para te mesimit. Madje pronaret e bareve gezohen sepse rriten kesisoj te ardhurat e tyre.

 Qesharake kur degjon neper trotuare te rinj 15-16 vjecare qe lene takim per nje gote vere andej nga gjashta pasdite per nje gote vere tek kjo apo ajo Vinoteke. Thua lengjet e frutave apo pijet freskuese ju bejne dem te rinjve dhe adoleshenteve?

Eshte ne mode te pish vere apo jo? Te gjithe pijne, pse jo ne- te pergjigjen ata? Cfare kemi ne me pak se te rinjte qe shohim neper pub-et e filmave me te fundit?

Mua me vjen te ulerij nga te gjitha keto dhe tmerri im arrin kur veren e "perziejne" me Sprite apo Coca-Cola. Mendoj se per cdo moshe "kombinohet" nje pije e caktuar dhe kam bindjen se vera nuk eshte nje pije qe mund te konsumohet jashte nje moshe te caktuar dhe jashte ambientit te duhur qe asaj i shkon per shtat.

Vera eshte nje pije qe i pershatet me se miri tryezave festive familjare dhe shoqerore dhe qe merr naunca te ndryshme sipas rastit dhe ushqimit te servirur.

Cmimi i nje shisheje vere, ne varesi te llojit te rrushit, vjetersise se saj e shume kritereve te tjera qe nuk po i permend, varion nga disa Euro deri ne disa mijera Euro apo Dollare. Kur degjoj per te dhena te tilla, mendoj per tradite familjare ne konsumimin e veres dhe kjo tablo e pikturuar ne mendjen time  nuk shkon fare me ate qe me shohin syte neper baret e Tiranes. Te rinj qe besojne se statusi i tyre shoqeror ngrihet disa grade me lart, duke mbajtur ne dore nje gote vere dhe duke u shtirur si interesante.

Nuk kam asgje kunder zgjedhjes se lire te gjithesekujt, por thjesht nuk me pelqen qe ne Shqiptaret kemi manine qe gjera t'i nxjerrim jashte kontekstit apo edhe vendit qe atyre ju takon.
 
 Le ta pijme nje gote vere...se...eshte ne mode:-)

 Ju uroj gjithe te mirat-)

 Me dashuri,
 Edi Gogu